GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Tërheqja e Ramës, as krenar, por veç i dhj*rë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Tërheqja e Ramës, as krenar, por veç i dhj*rë

By
GazetaTjeter
14/03/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Edi Rama është detyruar disa herë në ditët e fundit të reagojë mbi atë që herë quhet marrëveshje, herë dialog dhe disa herë pazar, lidhur me ngritjen e Komisioneve Hetimore dhe kërkesat e opozitës për përfaqësimin e saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Gjithçka që po ndodh në fakt është një tërheqje, në mos një zbythje, e Kryeministrit, që për 5 muaj mohoi me çdo formë opozitën reale në Kuvend, madje shfaqej aq shumë i besdisur sa herë përballej me rezistencën e deputetëve të saj.

Në fund Rama u dorëzua, u kthye në muajin tetor, kohë kur refuzoi në emër të procedurave çdo kërkesë Kushtetuese të opozitës.

Për muaj shpresoi se kishte arritur qëllimin e tij: asgjesimin e opozitës, ndaj edhe nisi aplikimin e dëmineve ndaj deputetëve, ndryshoi Rregulloren e Kuvendit, me synimin e vetëm që të përjashtonte sa më shumë ligjvënës, nga ata që i prishnin ditën, humorin dhe qetësinë.

Lexo më shumë

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’

Sot Edi Rama po shfajësohet, thotë se s’ka marrëveshje, kur ata që i delegoi për dialog me përfaqësuesit e opozitës, nisën të pranojnë kërkesat.

Qoftë Lindita Nikolla ashtu edhe Bledi Çuçi nuk do të guxonin të uleshin me askënd nga opozita, nëse Edi Rama nuk do të dorëzohej. Thjesht ai zgjodhi që zbythjen e tij t’ia delegojë Kuvendit, të mos shfaqet si i dorëzuari përballë një opozite që i vendosi epitete pa fund, dhe vijon ti vendosë, por me një dallim: sot duke lëpirë atë që volli për muaj e muaj me rradhë.

Dialogun me opozitën e përshëndetën diplomatët në Tiranë, një pjesë e të cilëve me apo pa dashje, të bindur ose jo, muaj më parë nuk kishin guximin të thonin asnjë fjalë se dikush i ulur në karrigen e Kryeministrit e kishte kthyer Parlamentin më keq se Asambletë e Organizatave të Rilindjes.

Madje shumë nga këta diplomatë ishin të shqetësuar jo se opozitës po i mohoheshin të drejtat Kushtetuese, të cilat prej të paktën dy dekadash ishin aplikuar, pavarësisht se kush qeveriste vendin, por shprehnin indinjatën pse protestohej në Kuvend.

Për 5 muaj, opozita duket se ka ndryshuar qasjen e ambasadorëve, që më në fund u bindën se Kuvendi nuk do të kishte normalitet, nëse Edi Rama nuk do të tërhiqej. Këtu ndoshta ndikimin më të madh e dha protesta e 20 shkurtit, për të cilën as mediat më të ethshme pro qeverisë nuk patën guximin të vinin në diskutim pjesëmarrjen, ndërsa u udhëzuan ta trajtonin si diçka të zakonshme.

I gjithë aksioni opozitar dha një rezultat: detyroi Ramën të pranonte atë që e kishte mohuar dhe përbetohej se nuk do lejonte që opozitarët që nuk i kontrollonte dot më, të ngrinin Komisionet Hetimore.

Sot Rama ka ndryshuar strategji, ashtu siç ndodh gjithmonë kur dikush ia prish planet, ndërsa po përpiqet të dalë kokëlartë. Megjithatë, meqë shpesh i referohet Konicës, atje gjen edhe përgjigjen e asaj situate ku ndodhet sot: as krenarë, por veç i dhjerë.

Akti i katërt i Ramës: Mes Brukselit dhe Mafias
Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin
Veliaj i tradhëtuar, çfarë tregon Facebooku i Lalit
Nga 115, në “jo më pak se 71 mandate”, si u zbeh deliri i Ramës për 11 Majin
Kush e tradhëtoi Erion Veliajn? Çfarë tregojnë përgjimet në burg të ish kryebashkiakut
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Kim MEHMETI – Në Shqipëri nuk mund të bëhesh as hajdut pa pëlqimin e Kryeministrit!
Next Article Nga Erion DASHO – Barra e tepërt e Boratit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?