GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Kim MEHMETI – Në Shqipëri nuk mund të bëhesh as hajdut pa pëlqimin e Kryeministrit!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Kim MEHMETI – Në Shqipëri nuk mund të bëhesh as hajdut pa pëlqimin e Kryeministrit!

By
Kim MEHMETI
13/03/2024
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Thuajse të gjithë e dinë se në Shqipëri nuk mund të bëhesh as hajdut pa pëlqimin e Kryeministrit, por ecë e thuaje këtë publikisht kur e dinë se do të vërsulen me dhjetëra portale e media që i ‘redakton’ kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Në Shqipëri të gjithë e dinë se  properëndimorja e ‘Rilindësve’ është proporcionale me mos ndjeshmërinë e tyre ndaj shqiptarisë, por rrallëkush e thotë këtë publikisht ngaqë e dinë se diplomatët e huaj janë ata që e mbrojnë Kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës nga shqiptarët.

Të gjithë gazetarët e Shqipërisë e dinë se po tregove publikisht se kush është pronari i vërtet i djegësit të Tiranës të djegin të gjallë mediat pro qeveritare, siç e dinë se në Shqipëri e vërteta të vret e të varfëron, ndërkaq gënjeshtrat të majmin dhe aq shumë të pasurojnë sa të kesh lekë që për çdo dalje televizive të blesh tesha të reja firmato që kushtojnë sa paga vjetore e një kameramani.   

Po pra, i madh e i vogël e dinë se e vërteta në Shqipëri e ka më keq se sikur të ishte e ndaluar me ligj, ngaqë kështu, të lënë në duart e gënjeshtarëve, atë e vrasin mbrojtësit e saj të ‘Rilindjes’. 

Në Shqipëri pra janë të pafund të vërtetat që i dinë të gjithë, e të cilat rrallëkush i thotë publikisht, por jo vetëm pse atje çdo gjë është në duart e hajdutëve të ‘Rilindjes’, por pse është pakësuar numri i atyre që e kanë kuptuar se gënjeshtarët e pushtetshëm e çnjerëzojnë shoqërinë, e lajmësit e guximshëm të të vërtetave e forcojnë boshtin e saj njerëzorë. 

Pa dyshim se në mëmëdhe çdokush e dinë se as shtetet e popujve më të prapambetur të Afrikës nuk do pranonin që me kushtetutë, sistemin e drejtësisë – pra shtyllën bartëse të shtetit – t’ua  përcaktonin e t’ua mbikëqyrnin të huajt, por rrallëkush guxon ta thotë këtë të vërtetë ngaqë e dinë se në Shqipëri, edhe pas reformimit të drejtësisë, nuk vendosë ligji por ‘maliqi’.

You Might Also Like

Nga Ramadan GJANAJ – Presidenca e Kosovës si garanci për koalicionin e ardhshëm LVV-LDK
Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Luçiano BOÇI – Të vërtetat e Raportit të Këshillit të ambasadorëve amerikanë dhe media eunuke shqiptare
Next Article Tërheqja e Ramës, as krenar, por veç i dhj*rë

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Autori Ramadan GJANAJ flet per Presidencen e Kosovës si garanci për koalicionin e ardhshëm LVV-LDK
Opinione

Nga Ramadan GJANAJ – Presidenca e Kosovës si garanci për koalicionin e ardhshëm LVV-LDK

11/08/2026
11 Min Read
Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?