GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

By
Basir ÇOLLAKU
03/10/2025
4 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Populli kujton një urtësi: Marrja fle, por i zoti nuk e lë. Rama e di. Atij dhe çetës narcos, amerikanët kryesisht, por jo vetëm, ia kanë prerë biletën. Pa kthim. Udhëtimet tej oqeanit duket se kanë përfunduar për piktorin. Së paku me zyrtarët e administratës.

Po përse kllounoset nëpër Evropë si pordha nëpër brekë?! Me një ngërdheshje e me çoraposje leksikore, do të marrë vëmendje e ndërtojë alibi. Të krijojë përshtypjen se po hakmerren ndaj tij për batutat komike, e jo lidhjet me baronët e drogës.

Po. Është në sekëlldi të pashërueshme. Marrja e medias botërore ndaj lajthitjes së Ramës, duke bërë kripë me fjalë e targetuar presidentin amerikan, është shfaqja e asaj çka KM ka dijeni se është duke i ndodhur. Kujtoi se po fliste për Bajramin në Tiranë. Miliona euro lobim janë vetëm sforcim i inceneratorëve dhe termocentraleve “Tigra” alla Kim-Balluku në Vlorë, për të shtrydhur ca pagesa matanë.

Sapo gjezdisi përrallën e shpërblyer edhe nga Macron me një pëllëmbë qortuese live, vjen një xhevap i thatë e i hidhur amerikan. Një nga këshilltarët e mëparshëm të presidentit amerikan Donald Trump poston në rrjete sociale foton e Edi Ramës dhe Charles McGonigal në zyrën me flutura të KM-së, duke e shoqëruar me pyetjen: “Agjenti ryshfetmarrës u ndëshkua, po ryshfetdhënësi?!?”

Kjo dosje është rikthyer në hetim për histori abuzimesh e shërbimesh ruse e kineze, kundër SHBA-së.

Kthesa e madhe me dekretimin amerikan të organizatave terroriste të karteleve të drogës e bën kryeqeveritarin shqiptar një nga më të kërkuarit. Konkurenti global i Maduros, i pagëzuar edhe në USA si “Ramaduro”, ka hesape ndërkombëtare për të larë me drejtësinë.

Inceneratorët, “Tigrat”, Sinaloa, Ndrangheta, Aruba, Sky-Echochat, Shqiponja e Zezë, miliarda euro të trafikut të kokainës të pastruara janë kapitullimi i pakthyeshëm i Edi Ramës.

Mungesa në sesionin e 80-vjetorit të OKB-së nuk ishte pamundësi, por frikë për befasi.

Po çfarë po gatuan Edi Rama?!

Ai e di se bileta është prerë për largimin e tij. Nuk është më partner i besueshëm për amerikanët dhe disa evropianë seriozë.

Lobimi marramendës për të takuar e darkuar me zv. presidentin amerikan JD Vance apo sekretarin Marko Rubio, në shkurt 2025 në Mynih, dështoi nga ndërhyrja energjike në minutat e fundit e shefes së kabinetit të presidentit, Susie Wiles, teksa një SMS nga Shtëpia e Bardhë thoshte: “Ai është një bufon i Sorosit, qëndroni sa më larg…”

Përpjekja e dytë ishte në një tjetër samit në Evropë, ku merrte pjesë presidenti Trump; kordoni i sigurisë e kishte të qartë kush nuk do të afrohej aty.

Ndonëse KM pak ditë më parë priste vajzën e presidentit Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner, duke ofruar “tepsi” investimesh. Ishte gati të dorëzonte tapinë e Shqipërisë për një foto e dorëdhënie.

Por damkosja ka bojë të rëndë. Kjo ka filluar në 2016, kur në CNN në USA, Rama thoshte se zgjedhja e Trump si president amerikan është një rrezik për botën.

Ai do të bëjë gomarllëqe të tjera leksikore ndaj amerikanëve. Do të ngërdheshet gjithandej. Me të vetmin synim: të ndërtojë një alibi.

Po më heqin si llafazan, e jo si don i Mafias.

Natyrisht kjo përpjekje do të ketë përballë publikime provash e faktesh të lidhjeve direkte e indirekte të Ramës me botën e keqbërësve. Do të jetë tabelë qitjeje.

Kjo mesele nuk mbyllet me brekushe e atlete.

Kontrollo llogaritë në offshore!

Flirtet e pazaret me Soros. Miliardat me kokainën. E shkuara nuk blihet. Nuk mjaftojnë narcopasuritë. 

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Next Article Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?