GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Veliaj i tradhëtuar, çfarë tregon Facebooku i Lalit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Veliaj i tradhëtuar, çfarë tregon Facebooku i Lalit

By
GazetaTjeter
24/04/2025
5 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Si ka ndryshuar komunikimi i kryebashkiakut në rrjetet sociale pasi partia e la në baltë

Pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi ta lërë në burg Erion Veliajt duhet sikur ia kanë hedhur çelësat në det. Ndryshe nga ç’priste në katër ditët e sulmit final që u zbardhën përmes përgjimeve të SPAK, ai nuk ia doli dot të lirohej nga burgu as në shkallë të dytë.

Mediat e Ramës që shkruanin përditë pro tij dhe kundër prokurorëve, nuk veprojnë më me dendurinë e mëparshme për të prodhuar lajme të komanduara nga qelitë e Durrësit. Edi Rama, në një provë force, i zhduku njerëzit e tij nga drejtimi i bashkisë për të instaluar aty besnikët e vet duke e marrë përfundimisht në duar kontrollin e institucionit. Ish deputetët pro Lali në parlamentin e shkuar duket se nuk kanë më gjasa të jenë fitues në listën e PS-së në Tiranë. Dhe e fundit, në një dalje publike, as ish miku i tij më i afërt dhe bashkëthemeluesi i Mjaft, Arbër Mazniku nuk guxoi të thotë asnjë fjalë kundër asaj që Veliaj e ka konsideruar si një burgosje të padrejtë nga SPAK.

Me një fjalë, për ish kryebashkiakun e kudogjendur të Tiranës duket sikur ditët e lavdisë kanë përfunduar. E vetmja armë që ka për të mbajtur me pahir atë që ka mbetur nga fama e tij e dikurshme është faqja e vet e Facebook, e cila menaxhohet nga i vëllai, Arbëri dhe nga disa besnikë të fundit që i kanë ngelur në bashki. Përmes saj lexohet dëshpërimi për të tashmen dhe mundimi për të mbajtur gjallë “të shkuarën e ndritur”.

Pas një shqyrtimi, të bërë postimeve të dyzet ditëve të fundit që kur u mor vendimi se do të mbetej në burg, menjëherë pas marrjes së vendimit të gjykatës në faqen e tij është bërë një postim i shoqëruar me foto se si festohej dita e verës në Tiranë atëherë kur kryebashkiaku ishte i lirë. Pak ditë më pas ka ilustrime të këndeve të lojrave që janë ngritur në Tiranë gjatë dekadës së sundimit të Veliajt. Kur kombëtarja e futbollit nisi eleminatoret për botërorin, me ndeshjen në Londër, aty u postuan pamje të festës së Veliajt me tifozët në sheshin Skënderbej për Evropianin. Më pas gjen postime, të gjitha të lidhura me foto dhe ngjarje të së shkuarës, që ilustrojnë ngritje çerdhesh e kopshesh, ristrukturim të gjimnazit Sami Frashëri, rivitalizim biblotekash lagjesh dhe për risinë e korsive të biçikletave.

Një aspekt tjetër është edhe përpjekja për tu shfaqur ende si kryebashkiak ndonëse në izolim. Kështu çdo ngjarje apo ditë përkujtimore, nga vdekja e Papa Françeskut, dita e bektashijve apo rizgjedhja e pasardhësit të Janullatosit është shfrytëzuar për të ripublikuar video dhe foto të vjetra të Veliajt me këta personalitete fetare.

Në fund të postimeve, si ato për mbjelljen e pemës së 1 miliontë, një manipulim nga i cili ish kryebashkiaku nuk heq dorë as aty ku ndodhet, gjenden togfjalësha për “punën e madhe që është bërë në Tiranë”, “ndryshimin e faqes së kryeqytetit”, “transformimin” e tij, “vizionit për të ardhmen”, “pasionin” dhe “punën e palodhur”.

Vetëm pasi ke skanuar këtë strategji komunikimi e kupton se i harruar në burg, Veliaj ka dy objektiva. Një të shfaqet ende si kryebashkiak në detyrë, tani kur është i ndërgjegjshëm se Rama e ka zhveshur nga çdo fuqi reale brenda institucionit që drejtoi për një dekadë. Dhe e dyta që pas njollës së madhe që ka marrë, me daljen e vilave të fshehura, përfituesve të tenderave të bashkisë të shndërruar në financues të shoqatave të së shoqes, pas mbi 800 mijë eurove të shpenzuar vetëm për bizhu, fustane dhe të brendshëme nga Ajola Xoxa, ai do të japë mesazhin se në Tiranë jo vetëm është vjedhur, por janë bërë edhe punë.

Në këtë kuptim faqja e Facebook të Veliajt duhet lexuar si tentativë e dikujt që, pasi e ka kuptuar se e kanë vrarë si politikan, po reket të shpëtojë atë që mund të shpëtohet nga nderi njerëzor.

You Might Also Like

Nga “Non Grata” te rikthimi amerikan: si u përmbys një nga betejat më të ashpra politike të dekadës në Shqipëri
Paradoksi i “lirisë”: Batoni kundër Hasanit, ose, kur aktivizmi quhet “huliganizëm” dhe propaganda “gazetari”
PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës
Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga 115, në “jo më pak se 71 mandate”, si u zbeh deliri i Ramës për 11 Majin
Next Article Nga Edi PALOKA – Pse tërbohet Rama nga Ilir Vrenozi?

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?