GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ramës i bie në prehër “akullorja”, ja pastron SPAK-u
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Ramës i bie në prehër “akullorja”, ja pastron SPAK-u

By
GazetaTjeter
08/06/2023
4 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, u arrestua me urdhër të SPAK pasditen e kësaj të marte. Ditë tersi zgjodhën edhe pse kishte një javë që vetë SPAK-u dhe agjentët e BKH-së e kishin paralajmëruar këtë “operacion sekret”. Të gjithë u kujdesën që “Gjushi” të mos lëndohej, aq sa edhe Policia e Tiranës mbështolli hyrjen me një bezë me qëllim të mos dukej kur të futej në godinë, me duart pa pranga. I pari që reagoi sikur u prek, në ndjekjen e skenarit të një filmi që po na shfaqet ndërkohë, ishte kryeministri Edi Rama.

“Për herë të parë në historinë e popullit tonë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo nuk është e lehtë. Kjo të bën të ndihesh jo mirë se s’ke si ndihesh mirë kur sheh që dikush që ka qenë përkrah teje, është përkrah avokatit përballë prokurorit apo gjykatësit. Me siguri diçka ka ndodhur”, tha Rama pas “vetëdorëzimit” të Dakos.

Kur të gjithë po merren me detaje si u vetëdorëzua “akullorja”, si shkuan hetimet, si SPAK po bën “hatanë” në zbatimin e ligjit, e vërteta e madhe as që është prekur. Vangjush Dako u ndalua për akuzën e shpërdorimit të detyrës për shkeljen e procedurave në dhënien e lejes së një pallati. Po ky është mëkati i Dakos që përfundon në një “procedurë rutinë” të kryebashkiakëve që kanë përlyer duart kudo?

Në fakt Dako duhet të ishte me kohë para një trupe gjykues dhe me akuza shumë të rënda, siç është implikimi me bandat kriminale dhe ndikimi në tjetërsimin e votave. Dako doli në përgjime në dosjen 339 teksa takonte dhe fliste me drejtues të një grupi kriminal të akuzuar për vrasje dhe trafik të lëndëve narkotike. Edhe pse ishte ndër të parët që u shpall “non grata” nga SHBA, Dako vijoi të ishte “supermani” i fushatave elektorale në Durrës në mbështetje të pushtetit të Ramës, si për zgjedhjet e përgjithshme ashtu edhe ato lokale.

“Unë në fushatë nuk lëviz as me eskortë politike as me deputetë. Lëviz vetëm me shoferin se nuk më përballon dot njeri. Jam akulllore, i shikon këto duar, janë akullore këto, s’kam prekur as pistoletë, as drogë, as lekë të pista. Unë në fushatë jam superman, bëj takime me 20 vetë, me 50 vetë”, deklaronte Dako në vitin 2019 kur u publikua dosja me përgjimet.

Megjithatë trysnia ishte e madhe dhe Rama do duhej të bënte disa “dëme të kontrolluara”, duke ia bërë të qartë direkt apo indirekt “drejtësisë së re”, se Dako duhej të amnistohej duke i vendosur një akuzë sa për sebep, por të mos guxonin të preknin themelin e pushteti të tij siç është lidhja me bandat kriminale në shërbim të zgjedhjeve që i japin pushtet.

Aq e përmbajtur ishte SPAK sa kur pa që “akullorja” ra në prehrin e Ramës u kujdes që t’ia fshijë mirë, duke mos i vënë fare fre gjuhës… Për Dakon u lëshuar urdhër-arresti vetëm tre javë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Ai duhej për dorën e fundit në këtë bashki, duke ndikuar në Durrësit që prej dhjetë vitesh është nën “patronazhimin” e grupeve kriminale.

Vetë Dako dukej shpesh në fushatë në përkrahje të “kryebashkiakes me letra” Emiriano Sako. Puna u krye me sukses dhe tashmë erdhi koha që Dako të kryejë “stazhin e shkurtër të partisë” nëpërmjet përdorimit të drejtësisë se re. Akullorja duhet pastruar në prehrin e kryeqeveritarit…!

You Might Also Like

Nga “Non Grata” te rikthimi amerikan: si u përmbys një nga betejat më të ashpra politike të dekadës në Shqipëri
Paradoksi i “lirisë”: Batoni kundër Hasanit, ose, kur aktivizmi quhet “huliganizëm” dhe propaganda “gazetari”
PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës
Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Sa herë dështojnë planet e Vuçiçit, alarmohet Rama
Next Article Nga Sebastian ZONJA – Loja e pisët e Ramës më ‘vëllaun’ Albin

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?