GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: PO E SHANTAZHOJNË? Si “Mamica” u kthye në armike të “Gysit” — Çfarë fshihet pas shpërthimit të Elisës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

PO E SHANTAZHOJNË? Si “Mamica” u kthye në armike të “Gysit” — Çfarë fshihet pas shpërthimit të Elisës

By
GazetaTjeter
17/04/2026
9 Min Read
Share
SHARE

Në korridoret e pushtetit shqiptar, aty ku tashmë heshtja blihet me poste dhe kritika shitet për tradhti, mesa duket ka vendosur të flasë një zë i njohur. E kemi fjalën për Elisa Spiropalin — “Mamica” e socialistëve, ish-kryetarja e Kuvendit, ish-ministrja e Jashtme, dhe deri dje një nga figurat më besnike të Edi Ramës — e cila ka shpërthyer.

Contents
“Të fala” nga “shef Gys Agasi”Nga mikja e madhe në “Armike”? Rruga e “Mamicës” drejt përjashtimitMakineria e frikës: Tatimorët si hanxharë, mediet si mercenarëZgjedhja e “Mamicës”: Heshtje e lehtë apo Luftë e vështirëÇfarë na pret tashmë?Luftë për PS-në, apo luftë për pushtet

“Të fala” nga “shef Gys Agasi”

Dhe shpërthimi i saj nuk ngjan thjesht me një grumbullim të pakënaqësive personale. Ai duket si një radiografi e dhimbshme e një sistemi që ka ndërruar maskë: nga parti politike në “strukturë fosile”, nga shtet ligjor në “makineri të pashpirt”, nga demokraci në “drejtori besnikërie”.

Çfarë e shtyu një grua që ka qenë në zemër të çdo vendimi të rëndësishëm të kësaj qeverie, që ka mbrojtur çdo skandal, çdo aferë, çdo PPP, të dalë sot dhe të flasë për “institucione që punojnë jo sipas ligjit, por sipas vullnetit të pak njerëzve”? Çfarë e shtyu atë të denoncojë publikisht “hanxharët” e shtetit që përdoren për të frikësuar biznese dhe familjarë? Përgjigjja është e thjeshtë, por e rëndë: e shantazhuan?! Pikërisht në këtë moment ajo zgjodhi të kundërsulmojë në vend të heshtjes.

Nga mikja e madhe në “Armike”? Rruga e “Mamicës” drejt përjashtimit

E vërteta është se Elisa Spiropali nuk ka qenë kurrë opozitare. Ajo ka qenë zëri i qeverisë, fytyra diplomatike e saj, mbrojtësja e pakompromis e çdo veprimi të Edi Ramës. Por ajo që ndodhi muajt e fundit është një shumicë përplasjesh që po e shtyn drejt margjinalizimit. Frika e saj më e madhe? Jo humbja e postit — por ngjitja e Belinda Ballukut.

Në Partinë Socialiste po qarkullon një hipotezë që po tremb shumë prej socialistëve “doc”: Edi Rama po përgatit terrenin për ta ngjitur Ballukun në postin e sekretares së përgjithshme, në numrin 2 të partisë. Por përpara se kjo të bëhet realitet, duhet bërë të heshtë çdo zë kritik. Dhe Spiropali — me mërinë e hapur të dokohshme ndaj Ballukut dhe refuzimin për ta mbrojtur — duket pengesa kryesore.

Këtu hyn në lojë “metoda Gys Agasi”. Në vend të dialogut politik, zgjidhet shantazhi institucional. Një grup tatimorësh, të emëruar dhe të kontrolluar nga Balluku, marrin urdhër të ushtrojnë “kontrolle të rrepta” në bizneset e bashkëshortit të Spiropalit dhe familjarëve të saj. “Në krye të nismës ishte një koleg i emëruar nga Belinda Balluku” rrëfen një burim anonim nga Drejtoria e Tatimeve për medien shqiptare. “Ne nuk na u tha se ku do shkonim, vetëm kur mbërritëm tek biznesi, e morëm vesh se kjo kishte lidhje me Elisën.”

E pra ky nuk është thjesht abuzim pushteti. Është kriminalizim i shtetit. Është kthimi i institucioneve publike në “instrumente presioni” — pikërisht ajo që denoncon Spiropali në statusin e saj.

Makineria e frikës: Tatimorët si hanxharë, mediet si mercenarë

Por shantazhi nuk funksionon nëse nuk bëhet publik. Ai duhet komunikuar, duhet paralajmëruar, duhet bërë i ditur në mënyrë që objektivi ta kuptojë se çfarë e pret nëse nuk bindet. Dhe këtu hyn në skenë makineria mediatike e qeverisë.

Pak ditë para se tatimorët të troqnin në zyrat e familjarëve të Spiropalit, media të kontrolluara nga qeveria — ato që zakonisht paguhen për të sharë Berishën dhe opozitën — iu vërsulën papritur ish-ministres. Sulmi i koordinuar ishte shenja paralajmëruese: “Hesht, ose do të pësojësh.”

Spiropali e kupton këtë lojë. Në statusin e saj ajo shkruan me një qartësi që lë vend për interpretime: “Kur struktura shtetërore të emëruara, të promovuara dhe të kontrolluara nga e njëjta dorë, tashmë jo formale, të paraprira nga portale të paguara me para të errëta, fillojnë të sulmojnë në mënyrë brutale deri edhe familjarë, në punë të tyre, atëherë kuptohet qartë se kufijtë janë tejkaluar.”

“E njëjta dorë, tashmë jo formale” — ky është përkufizimi më i saktë i asaj që quhet “shtet i kapur”. Është momenti kur ministrat nuk udhëheqin më, por “drejtojnë” nëpërmjet emërimeve okulte. Është kthimi i politikës në “administrim besnikërie”, siç e quan edhe vetë Spiropali.

Përfundimisht është fillimi i fundit të një partie që zëvendëson debatin me urdhërin, kritikën me reprezaljen, anëtarësinë me fosila.

Zgjedhja e “Mamicës”: Heshtje e lehtë apo Luftë e vështirë

Përballë këtij shantazhi, Spiropali kishte dy rrugë. E para: heshtja. Të pranonte se kishte humbur, të tërhiqej në hije, të linte Ballukun të ngjitej pa zhurmë në hierarkinë e partisë. E dyta: të fliste. Të ekspozonte makinerinë, të denonconte metodat, të rrezikonte gjithçka për të mbajtur frymën e fundit të dinjitetit politik.

Ajo zgjodhi të dytën. “Nuk kam frikë nga sulmet… Jo se jam e paprekshme, por sepse nëse do të kisha frikë, do ta kisha zgjedhur heshtjen shumë më herët. Heshtja është gjithmonë opsioni më i lehtë në këto situata.”

Kjo deklaratë është më shumë se personalitet. Është një thirrje për të tjerët. Është një përpjekje për të krijuar një front rezistence brenda një partie që po shndërrohet në “strukturë abuzive personale”. Spiropali e di se nuk është e vetme — ajo përmend “pjesën e ndershme të administratës që detyrohet të zbatojë urdhra të paligjshëm”. Ajo flet për ata që, ashtu si tatimorët e lartpërmendur, “ndjehen shumë keq” por “urdhri është urdhër”.

Arritur në këtë pikë, lind pyetja e madhe: Edhe sa të tjerë ka si ata? Sa funksionarë, sa drejtorë, sa zyrtarë ndjejnë të njëjtën neveri për “drejtoriokracinë” që po instalojë Balluku me bekimin (të paktën implicit) të Ramës? Dhe më e rëndësishmja: A do të gjejnë guximin të flasin, apo do të presin të shkarkohen një nga një, siç po ndodh me “Mamicën”?

Çfarë na pret tashmë?

Shpërthimi i Spiropalit nuk është thjesht një çështje e brendshme e PS-së. Është një dritare që hapet mbi mënyrën e funksionimit të shtetit shqiptar në vitin 2026. Është dëshmi se institucionet nuk punojnë për qytetarët, por për “interesa dhe presione eprorësh të dhunshëm dhe fuqiplotë”. Është konfirmim se media publike dhe ajo e kontrolluar është kthyer në “mercenarë” që sulmojnë në komandë. Është pranimi se “drejtoriokracia” ka zëvendësuar demokracinë.

Por është edhe një paralajmërim. Nëse një figurë si Spiropali — me gjithë kontributin e saj, me gjithë besnikërinë e deridjeshme — mund të shndërrohet në objektiv të reprezaljes vetëm sepse nuk pranon të heshtë përballë ngritjes së Ballukut, çfarë i pret të tjerët? Çfarë e pret opozitën? Çfarë i pret gazetarët e pavarur, aktivistët, biznesmenët që nuk pranojnë të paguajnë “taksën e heshtjes”?

Spiropali e thotë qartë: “Çdo biznes, çdo media, çdo individ e kupton se nuk është më përballë një shteti, por përballë një makinerie të pashpirt që mund të përdoret kundër tij.” Kjo është definicioni i shtetit policor. Dhe kjo është ajo që po ndërtohet, jo me ligj, por me “vullnetin e pak njerëzve”.

Luftë për PS-në, apo luftë për pushtet

Elisa Spiropali paskërka zgjedhur të luftojë. Dhe kjo luftë e saj, sado personale të duket, ka dimensione shumë më të mëdha. Është beteja për shpirtin e Partisë Socialiste — a do të mbetet një parti politike me debate, kritika, konkurrencë ideje, apo do të shndërrohet në një “strukturë fosile” ku “gjithçka filtrohet përmes emërimeve okulte”? Dhe nëse PS-ja humbet këtë betejë, çfarë shpresë ka Shqipëria për një opozitë të vërtetë, për një shtet ligjor, për një demokraci funksionale?

“Mamica” foli! Tani mbetet të shihet nëse të tjerët do të kenë guximin t’i bashkohen, apo do të presin radhën e tyre për t’u shndërruar në “fosila” në muzeumin e një partie që vdiq në heshtje.

You Might Also Like

PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës
Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
Gënjeshtra që po mbyt Shqipërinë: Propaganda, si arma kryesore e pushtetit
Shqipëria në Ditën e Evropës: a ka vend për festë në një vend që po rrëzohet?
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Sebastian ZONJA – Edi Rama bie më lehtë se Viktor Orbani
Next Article Nga Enver BYTYÇI – Pa territor dhe popullsi nuk ka, e nuk mund të ketë simbole kombëtare!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Politike

PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës

31/05/2026
5 Min Read
Politike

Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela

21/05/2026
8 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe

19/05/2026
2 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?