GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – Pa territor dhe popullsi nuk ka, e nuk mund të ketë simbole kombëtare!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – Pa territor dhe popullsi nuk ka, e nuk mund të ketë simbole kombëtare!

By
Enver BYTYÇI
19/04/2026
8 Min Read
Share
SHARE

Një vëzhgim i përciptë i zhvillimeve brendashqiptare na bën me dije se në rrugëtimin tonë më shumë i japim prioritet simboleve si gjuha, flamuri, stema e Republikës, portreti i Skënderbeut e shumë të tjera si këto, sesa territorit, sovranitetit, shtetit, kualitetit dhe qeverisjes si energjizim dhe mobilizim për të zhvilluar dhe mbrojtur interesat kombëtare. Nëse nisim dhe numërojmë arsyet dhe shkaqet e kësaj qasjeje, ato mund të bëhen të panumërueshme. Por një e dimë tashmë: – Sa më të korruptuar politikanët, aq më shumë nxisin turmat për të brohorit për simbolet dhe për ta harruar sovranitetin e vendit, të kombit dhe të shteteve tona. Kjo sindromë është më e zhvilluar te e majta shqiptare, por nuk është imune as e djathta. Ndoshta se e majta ka sunduar në periudhën më të gjatë të qeverisjes në shtetin shqiptar. Ndoshta se ajo ka më shumë mundësi dhe hapësirë ideologjike për të përdorur mashtrimin si metodë efektive për marrjen dhe mbajtjen e pushtetit. Ndoshta se shqiptarët e përdorin ideologjinë si maskë për të mos zbuluar në publik ndjesi të tjera ndasish! Ka shumë hamendje.

Por është fakt i njohur tashmë se sa më shumë politika bën pazare me territorin e vendit, aq më shumë nxit dhe proklamon “përpjekjet” e saj për të mbrojtur simbolet kombëtare e shtetërore. Pazaret vijnë si nevojë për të grabitur pasuritë e për t’u pasuruar përmes korrupsionit dhe bashkëpunimit me krimin e organizuar e atë mafioz. Sovraniteti, integriteti, shteti sakrifikohen për interesat e politikanëve dhe politikës dhe ky sakrifikim maskohet me retorikën e “luftës” për të mbrojtur simbolet. E në fakt nuk ka e nuk mund të ketë simbole pa territor dhe popullsinë shqiptare që jeton në këtë territor.

Por jo vetëm kaq. Kur Ibrahim Rugova ndërtoi skemën e tij politike për ta ruajtur elementin shqiptar në Kosovë dhe përdori për këtë si mjet rezistencën paqësore aktive, kritikët e tij kryesisht nga pozitat e enverizmit ose të së majtës shqiptare bërtisnin për Shqipërinë nanë, flamurin kuq e zi, gjuhën shqipe si gjuhë e zgjedhur dhe këndonin këngë të tipit me denbabaden, gjithnjë për të theksuar simbolikën e të qenit popull i parë në Ballkan. E në fakt, nëse Rugova do të kishte ndjekur rrugën e simbolikave në fund të qeverisjes së tij pa ushtri e polici nuk do të kishte më shqiptarë në vendin e tij. Territori pa shqiptarë është territor i humbur. Kjo ishte logjika e Ibrahim Rugovës. Ky arsyetim na vjen edhe si mësim historik. Nishi dhe rrethinat e tij, Çamëria dhe madje edhe Shkupi nuk po shërbejnë si mësim për ne. E kur nuk mësojmë nga ato që vetë ne kemi pësuar, atëherë pasojat janë të pallogaritshme.

Ndërsa sot Shqipëria po boshatiset me shpejtësi të çuditshme. Si në asnjë kohë lufte dhe konfliktesh! Prej politikave qeverisëse korruptive të Rilindjes. Por ky nuk përbën asnjë problem për politikanët në pushtet. Problem për ta janë simbolikat. Pse simbolikat? Sepse duke ushqyer sentimentin kombëtar me simbolika harrohet marrëdhënia e politikës me territorin dhe me banorët që jetojnë në atë territor. Shpopullimi nuk ishte në radarin e fjalimeve të ministrave dhe kryeministrit të Shqipërisë në Samitin e Diasporës. As të miqve të tij të ftuar nga trevat shqiptare. Përkundrazi, devijimi i diskutimit për shpopullimin u mbulua me thirrjet “Ta mbrojmë gjuhën shqipe”! Po pse të mos e mbrojmë kombin më parë nga dhuna e terrori korrupsionist i qeveritarëve dhe politikanëve e më pas të merremi me gjuhën, flamurin dhe simbole të tjera tonat?

Po shkoj më tej! Nëse unë apo dikush tjetër do të thonim se më parë se gjuha duhet mbrojtur territori, moderatorët e televizioneve ka rrezik të na nxjerrin për leckash jashtë studios. Është tabu të thuash se gjuha dhe simbolet e tjera janë derivat e dy elementëve përbërës të një shteti-komb, popullsisë dhe territorit. Por kur psh Baton Haxhiu kap shkopin tregues dhe në studio televizive rivizaton kufijtë e Kosovës, kjo konsiderohet e “drejtë e fjalës së lirë”! Ose kur Dardan Molliqaj të thotë në sy në studio se “Unë jam për ndryshimin e kufijve, sepse ndryshe nuk rregullohen marrëdhëniet me Serbinë”, edhe ky Dardani e ka të drejtën të flasë në linjën e pazareve të politikës me territoret tona. Por nuk mundesh ta kritikosh Skënderbeun, as Nënë Terezën, as Ismail Qemalin, as të flasësh për gjuhën dhe flamurin si elementë sekondarë në raport me primaren, pra me territorin dhe popullsinë.

E dini pse ndodh kjo? Sepse klasa politike e korruptuar nuk bën pazare me armiqtë e Shqipërisë me gjuhën, flamurin, Skënderbeun, Ismail Qemalin, Nënë Terezën, Ibrahim Rugovën apo Ahmet Zogun. Askush nuk i pranon këto simbole në këmbim të mbështetjes për të ardhur ose për të qëndruar në pushtet. Të vetmet asete për ta garantuar këtë mbështetje janë shpopullimi, dmth asgjësimi i elementit shqiptar në territorin e vet, si dhe falja në copa të mëdha e të vogla të këtije territori. Në këmbim të pushtetit u fal Çakorri. Në këmbim të ruajtjes së pushtetit dhe privilegjeve të korrupsionit u bënë përpjekje të mëdha, shumë të mëdha, për ta ndarë Kosovën. Në këmbim të mbështetjes për pushtet dhe ruajtjen e privilegjeve e të pasurisë u luajt loja e Detit me Greqinë. Aq sa menjëherë pas deklaratës së ministrit të Jashtëm, Hoxha, pala greke filloi kërkimet për naftë në territorin shqiptar të Detit Jon.

Megjithatë veshët e shqiptarëve ushtojnë nga këngët patriotike. Stadiumet tunden nga tifozëria e simboleve. Sallat me shqiptarë të diasporës dhe të samiteve me politikanë të Evropës zbukurohen me simbole historike e etnografike të Shqipërisë. Hidhen valle të të gjitha trevave. Sepse me këto fshihen pazaret për shpopullim dhe territore. Fjalimet në këto samite ndërtohen sipas shijes së të ftuarve. Deri në atë masë sa të thuhet se “Veriu i Kosovës është tokë e askujt”! Siç ndodhi në fund të qershorit 2023, kur në katër komunat e veriut po celebroheshin katër kryetarët e zgjedhur.

Askush në Samitin e Diasporës nuk foli dhe nuk kundërshtoi faktin se Aleksandër Vuçiq çdo ditë e çdo orë flet për Kosovën nën sovranitetin e Serbisë. Por nëse një shqiptar në Shqipëri dhunon flamurin serb, ai arrestohet menjëherë, sikur të ishte armik i kombit shqiptar! Nuk dënohen politikanët që falin territore. Nuk dënohen ata që bëjnë marrëveshje ekstraterritoriale me shtetet e tjera, madje në mënyrë anti-kushtetuese. Është zhvleftësuar në praktikë neni kushtetues, sipas të cilit “Territori i vendit është i paprekshëm dhe i pandarë”! Por ama për simbolet ne jemi gati t’i vëmë flakën rajonit. Punë e madhe territori, punë e madhe nëse ikin shqiptarët! Kemi mjaft filipinas, bangladeshas, afrikanë dhe aziatikë të tjerë.

You Might Also Like

Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Nga Andi BUSHATI – Të vërtetat alternative të Ramës
Nga Armand SHKULLAKU – Çfarë fshihet pas puthjes së Ndrenikës
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama, pengmarrja e fundit, nga tre gra…
Nga Kim MEHMETI – Sa e turpshme kur Shqipëria nuk e respekton vetveten!
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article PO E SHANTAZHOJNË? Si “Mamica” u kthye në armike të “Gysit” — Çfarë fshihet pas shpërthimit të Elisës
Next Article Eksodi i shekullit: Si Rama po e shndërron Shqipërinë në një shtet pa Qytetarë

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Politike

PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës

31/05/2026
5 Min Read
Politike

Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela

21/05/2026
8 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe

19/05/2026
2 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?