GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Petro dhe Erioni donin rrotacion
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Petro dhe Erioni donin rrotacion

By
GazetaTjeter
27/07/2021
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Ankesat dhe denoncimet e Erion Braçes dhe Petro Koçit, edhe pse ndoshta të nxitura nga emocione e gjendje personale, në thelb rrokin gjithë problematikën dhe tiparet që ka dhe manifeston rilindja sot. Betonizimi dhe grykësia, arroganca dhe mosmarrja parasysh e interesit të qytetarëve, kapja e shtetit nga krimi, futja e duarve të bandave në financat publike, oligarkët e pafre, nuk janë çështje lokale të cilat mund të korigjohen me ngritjen e zërit në publik.

Këto janë ashti i qeverisjes në 8 vitet që kaluan. Dhe fakti që dy emra të njohur të mazhorancës dhe me jo pak pushtet, njëri zv-kryeministër dhe tjetri deputet, kontestojnë dhe bëjnë me dije faqe botës se këto probleme vijojnë edhe tani në mandatin e tretë, tregon se asgjë nuk ka ndryshuar, dhe as nuk ka shanse të ndryshojë.

E vetmja mundësi që të ndalej babëzia e zaptimit dhe ndërtimit, që të ndalej pastrimi i parave, që të këputeshin idhjet e krimit me politikën, për sa flasin pra Petro dhe Erioni, ishte 25 prilli.

Numri dy i qeverisë dhe deputeti më i rëndësishëm i qarkut të Fierit, e kanë kuptuar të parët se fenomenet do të vijojnë. Vetëm me vullnet politik, dhe me largimin e elitës që i ka kultivuar këto dukuri, vinte zgjidhja.

Petro dhe Erioni dukshëm ishin pra në favor të rrotacionit. Britma e tyre është e kuptueshme. Denoncimet që bënë në publik do të bien në vesh të zhurdhër me siguri. Ata e dinë mirë se s’ka rëndësi kostumi dhe posti që formalisht mban, qendra e pushtetit është gjetkë. Vendimmarrja është shumë larg tyre.

Koçi dhe Braçe dalin si dy të penduarit e parë të rilindjes, dhe të mbajtjes së pushtetit me forcë, me gjithë ato parregullsi që raportoi dje edhe OSBE-ODIHR në vlerësimin final për votën e 25 prillit.

Financat dhe pushteti do të ndahen sërish me bandat, dhe trotuaret do të njohin ende vinça e rrokaqiej, të paktën edhe në katër vitet në vijim.

Dy socialistët e njohur ta ndajnë mendjen, të bëjnë më shumë nëse duan model tjetër në vend. Të paktën, si hap të parë, e kanë kuptuar se nga partia e tyre nuk vjen asgjë e re.

You Might Also Like

Nga “Non Grata” te rikthimi amerikan: si u përmbys një nga betejat më të ashpra politike të dekadës në Shqipëri
Paradoksi i “lirisë”: Batoni kundër Hasanit, ose, kur aktivizmi quhet “huliganizëm” dhe propaganda “gazetari”
PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës
Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Femrat më të pasura të planetit
Next Article Nga Andi BUSHATI – Raporti i OSBE-ODIHR në çarkun e ndërkombëtarëve të Tiranës

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?