GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Opozita bllokoi rrugët, përplasje me policinë në Tiranë dhe Elbasan
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Opozita bllokoi rrugët, përplasje me policinë në Tiranë dhe Elbasan

By
GazetaTjeter
29/10/2024
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Bashkërendimi i punës midis deputetëve: një grup deputetësh takoi eurodeputetët bashkë me socialistët, pjesa tjetër udhëhoqi protestën

Për thuajse tre orë, opozita mbajti të bllokuar disa nga rrugët kryesore të vendit, jo vetëm si një formë e proteste kundër arrestimit të Sali Berishës, Ilir Metës dhe Ervin Salianjit, por edhe si një test për të dhënë prova të rezistencës ndaj presioneve të pushtetit.

Protesta kishte parashikuar bllokimin e sheshit Shqiponja në Tiranë, të rrethrrotullimit të Milotit, të rrethrrotullimit të Shkozetit, në rrethrrotullimin e Bradasheshit, në rrethrrotullimin e Rrogozhinës dhe në Levan.

Në pjesën më të madhe të kohës, protesta ka kaluar e qetë. Qytetarët u grumbulluan në sheshet e paracaktuar rreth orës 17:00, pasi deputetët e PD vendosën në mes të rrugës makinat e tyre, ndërsa policia ka qëndruar në distancë.

Në të gjitha raste ambulancat janë lejuar të kalojnë, ndërsa protestuesit kanë djegur goma në rrugë.

Ndërkohë që në orën 19:00 u duk se policia mori urdhër për të bërë përpjekje për të prishur protestën. Në Tiranë dhe në Bradashesh pati përplasje me deputetët. Policët afroheshin ngadalë, hap pas hapi dhe në fund, kur protestuesit u gjetën të mënjanuar, kanë reaguar.

Përpjekjet e policisë për të liruar rrugën kanë qenë të suksesshme në Bradashesh, ku mbështetësit e opozitës u tërhoqën pas disa përplasjeve me uniformat blu.

Ndërkohë në Tiranë, protestuesit nuk janë tërhequr dhe kanë qëndruar deri në fund, kur ishte vendosur mbyllja e protestës, deri në orën 20:00. Flamur Noka që kishte marrë përsipër të udhëhiqte protestën në sheshin Shqiponja, tha se, nëse policia do t’i shpërndante protestuesit me dhunë, atëherë “destinacioni i radhës ishte Surreli”.

Por ndërkohë që një pjesë e qytetarëve ndoqën Flamur Nokën në Tiranë apo Tomorr Alizotin në Bradashesh që u përplasën me policinë, një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike nuk morën pjesë në protestë.

Ina Zhupa, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi dhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ishin caktuar të shkonin në takim me një delegacion deputetësh nga Parlamenti Europian.

Prezenca e deputetëve në një takim me eurodeputetët vërtetë nuk ishte në sintoni me sakrificën që i kërkohet mbështetësve të opozitës për mosbindje civile dhe bllokim rrugësh, akte për të cilat policia paralajmëroi disa herë se do të ndiqen penalisht dhe ata që i kryejnë, rrezikojnë burgun, por ajo ishte një lëvizje në sinkron me pjesën tjetër të grupit parlamentar dhe të kryesisë së PD.

You Might Also Like

Nga “Non Grata” te rikthimi amerikan: si u përmbys një nga betejat më të ashpra politike të dekadës në Shqipëri
Paradoksi i “lirisë”: Batoni kundër Hasanit, ose, kur aktivizmi quhet “huliganizëm” dhe propaganda “gazetari”
PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës
Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
TAGGED:bllokade qytetaremosbindje civileopozitapoliciaprotesta
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Andi BUSHATI – A do të kërkojnë falje ata që mbështetën shkatërrimin e opozitës
Next Article Veliaj vs Balluku/ Hiqen si rivalë, por zhvasin njësoj

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?