GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – Rama, pengmarrja e fundit, nga tre gra…
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama, pengmarrja e fundit, nga tre gra…

By
GazetaTjeter
12/05/2026
5 Min Read
Share
SHARE

Ndonëse lidhja me Mafian e qeverisë dhe kreut të saj është lemerisëse, pengmarrjen e fundit Edi Rama e ka nga tre gra. Por e fillojmë më parë me shtesat.

Benet Beci bashkiaku i Shkodrës, në gjyq për histori hajnie, Hajdari i bashkisë së Kuçovës për fshehje dënimi, vijon në zyrë me vendim dënimi të formës së prerë. Balluku e pandehur për korrupsion marramendës. Bashkiaku i Tiranës Veliaj, në qeli për vjedhje, ish-ministri Beqja në gjyq për histori korrupsioni, deputeti rilindas Bllako e ish-ministri Koka andej nga inceneratori, ish deputeti socialist Çyrbja për sekrete bandash u lirua. Rama, Xhaçka, Balla, Gjiknuri, mund të merren në hetim e të pandehur, nëse SPAK punon një ditë i pavarur 100 përqind. 40 bashkiakë majtistë në përballje penale me dënime e hetime. E gjithë qeveria gjendet po aty nëpër dosje. Shumica kanë edhe vëllezër e familjarë në hetim. Duke nisur nga Edi Rama me Lindën dhe Olsin.

Bandat e kokainës kanë marrë nga pushteti qindra milionë euro para publike dhe u janë firmosur plot investime strategjike. Trafikantët e drogës, janë drejtuesit realë politikë të mazhorancës nëpër qarqe. Call centerat gjithashtu në duart e tyre me ortakëri qeverie dhe politike. Lojërat e fatit në të zezë, njëlloj kanë ndarë zonat secila bandë qarkun e vet dhe Tirana e ndarë me lagje sipas grupeve. Kërdisin nëoër xhepa miliona euro në muaj. Policë, prokurorë e gjyqtarë, marrin zarfat për të ndenjur sqep-mbyllur. Rama do t’i shesë së shpejti, ka nisur në fakt. Sepse po i tkurret laku atij personalisht dhe familjarëve të tij.

800 pagesa në një vit, ose më tepër se dy herë në ditë kanë shkuar sipas të dhënave të thesarit në llogari të kompanisë së baxhanakut të Edi Ramës. Edhe uji mezi vjen një herë në ditë nëpër llogaritë e tubave të ujlsjellësit. Ata e dinë si kanë gjetur kohë për të punuar, ngaqë mezi u dilte për të numëruar. Prokuroria ende nuk ka thënë asnjë fjalë për raportin e tyre ligjor në dosjen AKSHI, ndonëse plot sekëlldi penale ka nëpër dosje.

Ramën e kanë marrë peng gratë

Linda e shtëpisë, Linda e teknologjisë, Linda e zëvëndëskryeministrisë

Lindat

E para Linda e shtëpisë, në përmendjen e emrit te AKSHI, ku duhet parë bashkëpuna me Lindën e dytë, Karçanajn, Lindën e Teknologjisë. Lirimi nga Gjykata e Lartë në detyrim paraqitje, një të akuzuar të Organizatës Kriminale, raste çudie kur ata marrin vendime të kësaj natyre dhe jo kthejnë për vendimmarrje gjykatave të niveleve më të ulëta, është dëshmi halli. Ergys Agasi, ndoshta ka dërguar imazhet e bisedat e fërgjuara në folenë e kanosjes. Dihet se në atë arkiv të çmendur janë të gjithë. Pa përjashtuar as Ramën. E kemi dëgjuar Kryeministrin të jetë avokati kryesor publik i Karçanajt. Madje duke gënjyer dhunshëm.

Linda varrosëse është ajo e qeverisë. E pandehura Balluku. Miliardat e lëvruara në administrim dhe abuzim janë të të dyve. Mbi 25 video të prodhuara nga ekipi informal i ekspertëve të të pandehurës, janë kanosja e madhe. Me këtë ajo po qeveris edhe ekzekutivin edhe partinë. Sigurisht anenia e SPAK është tmerrësisht dështuese. Rama dëshmoi kapitullim. E mbrojti aq sa BE e përfshiu në raport Ballukun si cënim të drejtësisë me veprimet e Ramës, duke bllokuar integrimin. Opozita duke ndaluar dilemat mos bëhen trilema..

Ka shumë, më tepër sa mendohet. Edhe për njerëzinë e drejtësisë.

Arkivat Balluku-Agasi, konkurojnë Sky-enchro

Dhe yjet e SPAK, rrinë gjatë e vështrojnë. Gratë pengmarrëse, nuk e lëshojnë pengun, pengu se lëshon SPAK-un dhe Gjykatat e çdo niveli. Ambasadorët e diplomatët, janë turistët më të kënaqur në Shqipëri me paketat qarkulluese me 5 yje…

You Might Also Like

Nga Andi BUSHATI – Të vërtetat alternative të Ramës
Nga Armand SHKULLAKU – Çfarë fshihet pas puthjes së Ndrenikës
Nga Basir ÇOLLAKU: Veliaj – Dado, bashkiaku mbetet i pandehur, prokurori jo, Reforma po…
Nga Andi BUSHATI – Miku i Zelenskit që u shndërrua në lake të Trumpit
Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Gënjeshtra që po mbyt Shqipërinë: Propaganda, si arma kryesore e pushtetit
Next Article Nga Armand SHKULLAKU – Çfarë fshihet pas puthjes së Ndrenikës

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Politike

Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela

21/05/2026
8 Min Read
Opinione

Nga Andi BUSHATI – Të vërtetat alternative të Ramës

18/05/2026
8 Min Read
Politike

Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian

14/05/2026
6 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?