GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Armand SHKULLAKU – Çfarë fshihet pas puthjes së Ndrenikës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Armand SHKULLAKU – Çfarë fshihet pas puthjes së Ndrenikës

By
GazetaTjeter
13/05/2026
5 Min Read
Share
SHARE

Pas shfaqjes së fundit të Erion Velisë, ata që vuajtën më shumë emocionalisht nga sulmet kundër Robert Ndrenikës, ishin pak a shumë ata që po vuajnë materialisht nga mungesa e kryetarit dorëlëshuar të bashkisë. Duke shmangur thelbin e atij inskenimi, që la pas një shije të thartuar, një grusht mbështetësish nga halli të Velisë, u përpoqën t’i japin atij trajtat e viktimës nëpërmjet ndjeshmërisë që ngjallte një burrë në moshë të thyer, për më tepër një personazh i dashur i kinemasë e teatrit, i vënë menjëherë nën breshërinë e rrjetit.

Dhe kjo tentativë nuk është se nuk ia arriti qëllimit. Regjisori i pjesës teatrale, “Puthja në ballë” u la mënjanë dhe thuajse të gjithë u morën me atë që gjithë jetën e ka shkuar duke luajtur rolet që i kanë caktuar. Prirja jonë popullore për të ndëshkuar pasojën dhe jo shkakun, shkëlqeu edhe një herë në shkronja e ekrane. Fama e Ndrenikës, mu për këtë i përzgjedhur për të “puthur atë burrë”, tërhoqi mbi vete gjithë polemikat post festival. Eshtë i njëjti mentalitet që dënon më fort bashkëpunëtorin e sigurimit dhe jo atë që e detyron të bëhet i tillë, që denigron atë që shitet dhe veneron atë që e blen, që sulmon atë që përulet dhe respekton atë që e godet. Në këtë kompleks popullor nënshtrimi ndaj pushtetit dhe histerie ndaj dobësisë njerëzore, u godit edhe Ndrenika duke lënë mënjanë autorin e shfaqjes së shëmtuar.

Në sfidën mes pushtetit dhe intelektualit, sigurisht që duhen treguar me gisht edhe ata që keqpërdoren, shiten apo shërbejnë me vetëdije, për dëmin që i shkaktojnë shoqërisë. Por në rastin konkret, ata që u morën me Ndrenikën ranë pikërisht në kurthin e projektuar për të amnistuar atë që kishte shpërndarë rolet. Si ata që u revoltuan me aktin publik të aktorit 83 vjeçar si ata që u shtirën se u vinte keq për të, në fund shmangën thelbin e atij teatri në sallën e gjyqit.

Pavarësisht trajtave karikaturale të vënies në skenë, debati që do duhej të prodhonte ajo ngjarje është ai i raportit mes pushtetit dhe asaj pjese të shoqërisë që prezumohet në antagonizëm me të, si avangardë e progresit, e lirive më të mëdha dhe e të drejtave më të shumta. Ata që morën në mbrojtje Ndrenikën nuk thanë asnjë fjalë për deformimin e vazhdueshëm që Veliaj me pushtetin e tij u ka bërë artistëve, gazetarëve, sportistëve, e në përgjithësi krijuesve, që pikërisht për shkak të sistemit të korruptuar të vlerave që ka instaluar soji i erionveliajve, nuk ia dalin të jetojnë me punën e tyre apo të pleqërojnë me dinjitet nga djersa e shpërblyer. Nuk u përmendën emra të tjerë të mirënjohur që për shkak të varësisë nga ky pushtet i kalbur janë detyruar të shpërndajnë supë, të ngulin pemë. Të bëjnë deklarata publike kundër opozitës e të rreshtohen në fondacionet medemek kulturore të Ajola Xoxës.

Zërat publikë që u mallëngjyen nga puthja në ballë e u revoltuan për sulmet ndaj Ndrenikës, nuk bënë asnjë ditë vetme llogarinë e thjeshtë se sa krijues do të jetonin me dinjitet sikur në vend të supës të ndanin qindra mijëra eurot që zonja e parë e bashkisë i kishte investuar në garderobën personale. Apo sikur paratë e ndara me zarfe në shërbim të propagandës, të shpërndaheshin me garë e transparencë për të mbështetur pikërisht pavarësinë e artistëve ndaj trysnisë së pushtetit.

Shfaqja “Puthja në ballë” nuk duhet analizuar për dobësinë njerëzore të Ndrenikës por duhet parë si një metaforë ulëritëse i kapjes që një pushtet i korruptuar i ka bërë asaj që do duhej të ishte pjesa më progresive e shoqërisë. Jo thjesht për aktin e një aktori të mirënjohur, por për mënyrën se si u trajtua ky akt në sferën e debatit publik. Njësoj si në rastin e dosjes së Veliajt, ku anashkalohet krimi për t’u kapur personalisht me një prokuror, edhe në këtë rast amnistohet regjisori për t’u marrë me një aktor.

You Might Also Like

Nga Andi BUSHATI – Të vërtetat alternative të Ramës
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama, pengmarrja e fundit, nga tre gra…
Nga Basir ÇOLLAKU: Veliaj – Dado, bashkiaku mbetet i pandehur, prokurori jo, Reforma po…
Nga Andi BUSHATI – Miku i Zelenskit që u shndërrua në lake të Trumpit
Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Basir ÇOLLAKU – Rama, pengmarrja e fundit, nga tre gra…
Next Article Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Politike

Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela

21/05/2026
8 Min Read
Opinione

Nga Andi BUSHATI – Të vërtetat alternative të Ramës

18/05/2026
8 Min Read
Politike

Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian

14/05/2026
6 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?