GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Gënjeshtra që po mbyt Shqipërinë: Propaganda, si arma kryesore e pushtetit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Gënjeshtra që po mbyt Shqipërinë: Propaganda, si arma kryesore e pushtetit

Në një vend ku realiteti deformohet çdo ditë, ku mediat përdoren si mburojë dhe parlamenti si skenë monologësh, deklaratat e kryeministrit për “dominimin e opozitës në media” dhe “privilegjet e PD-së në Kuvend” ekspozojnë një krizë të thellë politike, morale dhe institucionale që po e largon Shqipërinë nga demokracia

By
GazetaTjeter
11/05/2026
7 Min Read
Share
SHARE

Në një vend normal ndodhin të gjitha, përfshirë edhe gënjeshtra politike, por edhe manipulime të zakonshme mediatike, në favor të njërës apo tjetrës pale politike. Por ka edhe vende jo shumë normale, siç është rasti i Shqipërisë ku ndodh që politikanë të bëjnë nga ato deklarata që e tejkalojnë çdo kufi të arsyes. Pikërisht ajo ndodhi me kryeministrin Edi Rama, i cili në mënyrë jo normale përsëriti dy herë të njëjtën akuzë brenda një deklarate: opozita kontrollon median; Partia Demokratike paska 60% të hapësirës mediatike.

Contents
Kur gënjeshtra bëhet metodë qeverisjejeMedia nën presion: Kur heshtja bëhet provë e kontrollitParlament i mbyllur: opozita përjashtohet dhe akuzohet se “flet shumë”Gënjeshtra si strategji: Pse Rama ka nevojë të shpikë armiqKriza që po vjen: Kur realiteti përplaset me propagandënE vërteta nuk mposhtet me gënjeshtra

Kur gënjeshtra bëhet metodë qeverisjeje

Një pretendim që, për këdo që ndjek realitetin mediatik shqiptar, tingëllon jo vetëm absurd, por edhe provokues. Sepse pjesa dërrmuese e këtij minutazhi të përditshëm nuk është hapësirë për opozitën, por hapësirë për ta sulmuar opozitën. Janë emisione, panele, debate dhe kronika ku PD demonizohet, linçohet, etiketohet dhe përqeshet pa pushim. Dhe këtë, kryeministri e quan “kohë për PD”.

Në një vend normal, një deklaratë e tillë do të shkaktonte debat kombëtar. Në Shqipëri, ajo kalon si pjesë e zakonshme e një monologu të gjatë, të përsëritur, të lodhshëm, ku e vetmja gjë që mungon është e vërteta.

Por kjo nuk duhet pare vetëm një gënjeshtër shëmtuar. Në mënyrën dhe formën që u bë, u bë e qartë se ajo ishte e qëllimshme, e ndërtuar për të krijuar tymnajë, për të zhvendosur vëmendjen, për të relativizuar skandalet dhe për të sulmuar opozitën në një moment kur vendi përballet me tension të madh politik dhe social.

Dhe kur gënjeshtra përsëritet me dëshmitarë, në një sallë parlamenti që prej kohësh nuk funksionon si institucion, por si skenë propagande, atëherë kriza nuk është më thjesht politike. Është krizë e shtetit.

Media nën presion: Kur heshtja bëhet provë e kontrollit

Pretendimi se opozita kontrollon median është një nga gënjeshtrat më të mëdha të hedhura ndonjëherë në hapësirën publike shqiptare.
Faktet flasin ndryshe.

Kur SPAK publikoi rezultatet e hetimit për grupin e strukturuar kriminal të AKSH-it, me dokumente zyrtare dhe me njoftim publik, mediat kryesore nuk e pasqyruan fare: asnjë titull, asnjë kronikë, asnjë debat. Sikur konfiskimi i 40 milionë eurove pasuri të Karçanajt, Agasit dhe Beqirit të mos kishte ndodhur kurrë.

E pra, sipas nesh kjo heshtje nuk është rastësi, as gabim teknik, e as nuk është mungesë informacioni.

Ajo është kontroll, është presion, është ndikim i drejtpërdrejtë politik.

E njëjta gjë ka ndodhur me Ballukun, ashtu ka ndodhur edhe me Veliajn. Po, e njëjta gjë ndodh sa herë që një skandal prek kupolën e pushtetit.

Nëse opozita do të kontrollonte median, këto skandale do të shpërthenin në çdo ekran. Por ato zhduken. Dhe kjo zhdukje është prova më e qartë se kush e kontrollon realisht hapësirën mediatike në Shqipëri.

Parlament i mbyllur: opozita përjashtohet dhe akuzohet se “flet shumë”

Gënjeshtra e dytë e kryeministrit ishte po aq e pacipë: se PD qenka e privilegjuar në parlament dhe paska më shumë kohë fjale se qeveria.

Në fakt realiteti flet ndryshe, deputetët e PD përjashtohen rregullisht nga Kuvendi, shpesh për periudha deri në dy muaj, u mohohen kërkesat për komisione hetimore, u refuzohen interpelancat, u bllokohen mocionet me debat dhe mbi të gjitha, kryeministri nuk paraqitet kurrë për të dhënë llogari.

Parlamenti është kthyer në një institucion ku opozita nuk lejohet të ushtrojë funksionet e saj kushtetuese. E vërteta është se Parlamenti është shndërruar në një sallë ku monologu zëvendëson debatin, ku propaganda zëvendëson transparencën e ku arroganca zëvendëson llogaridhënien.

Të thuash se opozita flet më shumë se qeveria është njësoj si të thuash se i burgosuri ka më shumë liri se roja.

Gënjeshtra si strategji: Pse Rama ka nevojë të shpikë armiq

Kur një qeveri përballet me skandale të njëpasnjëshme, kur SPAK publikon dosje të rënda, kur ministrat dhe bashkitë përfshihen në hetime, kur ekonomia vuan dhe tensioni social rritet, pushteti ka dy zgjedhje:

Të japë llogari. Ose të shpikë armiq.

Edi Rama ka zgjedhur të dytën.

Duke akuzuar opozitën për kontroll të medias, ai përpiqet të krijojë një realitet paralel ku PD paraqitet si fuqi e padukshme, si pengesë, si fajtor për gjithçka. Duke pretenduar se PD është e privilegjuar në parlament, ai përpiqet të fshijë faktin se Kuvendi është kthyer në instrument të pushtetit.

Sepse gënjeshtra e tij nuk është gabim. Jo, ajo është një strategji, është mjet mbijetese politike.

Kriza që po vjen: Kur realiteti përplaset me propagandën

Shqipëria nuk është në krizë për shkak të opozitës, as për shkak të mediave e as për shkak të qytetarëve.

Shqipëria është në krizë për shkak të një qeverie që ka humbur kontaktin me realitetin.
Që ka ndërtuar një botë paralele ku çdo kritik është armik, çdo fakt është sulm, çdo skandal është shpifje.

Por e vërteta nuk zhduket me monologue, as me konferenca, as me gënjeshtra të përsëritura.

Ajo vjen, shfaqet, përplaset dhe më në fund, shpërthen.

Dhe shumë shpejt, ky realitet do t’i përplaset në fytyrë kryeministrit dhe grupit të strukturuar që ai e quan “kabinet qeveritar”.

E vërteta nuk mposhtet me gënjeshtra

Gënjeshtra mund të vonojë të vërtetën, por nuk mund ta mposhtë.
Propaganda mund të shtypë zërat, por nuk mund t’i shuajë.
Monologu mund të dominojë ekranet, por nuk mund të zëvendësojë llogaridhënien.

Shqipëria ka hyrë në një fazë ku qytetarët nuk mashtrohen më lehtë.
Ata shohin, kuptojnë e reagojnë.

Dhe kur një shoqëri arrin këtë pikë, asnjë gënjeshtër – sado e shëmtuar, sado e përsëritur, sado e mbështetur me dëshmitarë – nuk mund ta ndalojë ndryshimin.

You Might Also Like

Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
Rama krahasohet me Gjermaninë e Suedinë, ndërsa realiteti flet për një republikë klienteliste
Republika e Mbyllur: Si parlamenti është shndërruar në bunker të pushtetit dhe jo në shtëpinë e popullit
“RAMA VUÇIÇ” – Vija e kuqe e Berlinit për planin e përbashkët: pa reforma nuk ka hyrje në tregun europian
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Rama krahasohet me Gjermaninë e Suedinë, ndërsa realiteti flet për një republikë klienteliste
Next Article Nga Basir ÇOLLAKU – Rama, pengmarrja e fundit, nga tre gra…

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Politike

Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela

21/05/2026
8 Min Read
Opinione

Nga Andi BUSHATI – Të vërtetat alternative të Ramës

18/05/2026
8 Min Read
Politike

Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian

14/05/2026
6 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?