GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

By
GazetaTjeter
06/04/2026
4 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Ka pushtete që konsumohen shpejt dhe ka pushtete që zgjasin aq shumë, sa fillojnë të duken të përjetshëm. Qeverisja e Partisë Socialiste dhe e Edi Ramës i përket kategorisë së dytë. Jo për shkak të një suksesi të jashtëzakonshëm, por sepse mungesa e alternativës, dobësimi i institucioneve dhe kapja graduale e hapësirës publike e kthyen pushtetin në rutinë.

Contents
Pushteti i përqendruar në një dorëReforma pa shpirt dhe institucione pa peshëNga kritikë në dekorOpozita e pafuqishme dhe zgjedhjet pa garëKur gjithçka mbaron, çfarë mbetet?

Dhe kur pushteti bëhet zakon, demokracia fillon të humbasë tensionin e saj jetik.

Pushteti i përqendruar në një dorë

Në këto vite, Partia Socialiste është shndërrua nga një organizatë me identitet dhe debat të brendshëm në një strukturë që funksionon kryesisht si zgjatim i vullnetit të kryeministrit. Nuk është më e qartë se ku mbaron partia dhe ku fillon lideri.

Ky personalizim i skajshëm i pushtetit nuk është thjesht çështje stili. Është çështje mendësie që prodhon pasoja konkrete: mungesë përgjegjësie, heshtje kritike dhe frikë nga mendimi ndryshe. Një parti që nuk debaton brenda vetes, e ka të pamundur të qeverisë me maturi jashtë saj.

Reforma pa shpirt dhe institucione pa peshë

Reformat e shpallura, në fakt, kanë qenë të shumta, por ndikimi i tyre real mbetet i diskutueshëm. Në shumë raste, ato janë si instrumente kontrolli dhe jo mekanizma fuqizimi institucional.

Institucionet janë reformuar në letër, por të dobësuara në praktikë. Pavarësia është zëvendësuar nga varësia politike, profesionalizmi nga besnikëria, ndërsa transparenca nga propaganda.

Nga kritikë në dekor

Një nga zhgënjimet më të mëdha është edhe roli i mediave. Në vend që të shndërrohen në roje të interesit publik, shumë prej tyre janë përshtatur me pushtetin, duke e shoqëruar atë më shumë sesa duke e sfiduar.

Gazetaria kritike është tkurr, ndërsa opinioni është mbushur me relativizma, justifikime dhe heshtje të qëllimshme. Publiku ka mbetur pa orientim, ndërsa pushteti pa presion real.

Opozita e pafuqishme dhe zgjedhjet pa garë

Nuk mund të flitet për demokraci funksionale pa opozitë. Dhe e vërteta është se opozita ka dështuar në mënyrë të përsëritur të ndërtojë një alternativë bindëse. Kjo i ka dhënë qeverisjes socialiste një avantazh të pamerituar: pushtet pa kontroll.

Zgjedhjet janë kthyer thjesht në procedurë, jo në garë. Fitorja është bërë krejtësisht e parashikueshme, ndërsa humbja justifikohet gjithmonë me fajin e tjetrit. Jo se zgjedhjet nuk janë vjedhur, përkundrazi. Sa here është votuar, ditën e zgjedhjeve bandat kanë rrethuar si në lak qendrat e votimit, nga ku asgjë nuk mund bëhej pa bekimin dhe miratimin e kriminelëve të veshur me pushtet, në shërbim të shtetit dhe PS-së. Faji i opozitës, sidomos e kohëve të fundit qëndron në mosgjetjet e mënyrave dhe formave të duhura për t’iu kundërpërgjigjur këtyre vjedhjeve masive, si dhe në mosdenoncimin në të gjitha institucionet vendimmarrëse me peshë në politikën ndërkombëtare. Edhe pse, sot, vetëm Partia Demokratike dhe opozita mund të rikthejnë shpresën e humbur dhe këtë e dine të gjithë.

Kur gjithçka mbaron, çfarë mbetet?

Por vjen një ditë dhe çdo pushteti i vjen fundi. Pyetja nuk është nëse, por si. Dhe më e rëndësishmja: çfarë mbetet pas? Ka mbi një dekadë që Shqipëria ka humbur më shumë sesa ka fituar në besim institucional, në debatin publik dhe shpresën demokratike.

Dhe kur vërtetë të mbyllet ky cikël, (dhe shpresoj sa më shpejt) nuk do të mjaftojë të ndryshohet vetëm emri i qeverisë. Do të duhet të rindërtohet vetë ideja e pushtetit si shërbim, jo si pronë personale.

Dhe kjo po, është sfida e vërtetë që na pret.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Sebastian ZONJA – Futboll dhe gjeopolitikë
Next Article Nga Basir ÇOLLAKU: Veliaj – Dado, bashkiaku mbetet i pandehur, prokurori jo, Reforma po…

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?