GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU: Veliaj – Dado, bashkiaku mbetet i pandehur, prokurori jo, Reforma po…
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU: Veliaj – Dado, bashkiaku mbetet i pandehur, prokurori jo, Reforma po…

By
Basir ÇOLLAKU
06/04/2026
4 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Gjyqi Veliaj-Dade, novela më e re e fundshpinës së pushteteve, është gjyqi i Reformës, Ramëdeformës. Eshtë përpjekje lokale për të përdorur pretekstin si shkak. Veliaj ka qenë një nga më të përkëdhelurit dhe aksionerët kryesorë në emërim-shkarkimet, kur gjezdiste përqafuar shpesh me vëlla Sorosin. Tutorin e Reformës në Drejtësi.

Një nga pamjet më të shëmtuara të varësisë e kontrollit, kujtojmë kur në një promovim filmi alla James Bondi shihje nën kujdesin e ambasadorëve plastelinë, prokurorë e gjyqtarë e oficerë drejtues policie, tek i përkuleshin Veliajt sikur të ishte prift apo hoxhë në Kishë dhe Xhami.

Një pështirosje servile. Madje drekonin e darkonin me Veliajn e me Soros në Tiranë disi shpesh. Nuk janë pa kujtesë lobingjet për të kaluar vettingun. Ishin njjë duel i zi mes Ballukut e Veliajt deri në përpjekje për të caktuar kreun e SPAK. Betejë të cilën e fitonte gjithnjë Rama.

Nuk e hapën zërin as kur rivlerësimin ia dhanë një kompanie austriake kanalizimesh të ujërave të zeza, prej së cilës prisnin punë të bardhë. As kur prokurorë, gjyqtarë, komisionerë ishin të pandehur, por u amnistuan. As kur dordoleci Irenë, mbushur me vepra penale shpërndante vendime drejtësie. Dhe kur rastësia e partnerëve shkundi mykun në Prokurorinë Speciale na doli e pandehur Belinda Balluku. Zëvëndësja e Ramës ekspozoi në korrupsion shefin e saj. Hetimi është aty për kryeministrin.

Çpo bëjnë tani?!

Sadushi është turrur të fusë në kurth unifikimi procedurën për masat e arrestit në burg. Sepse bashkëpunëtorëve të Ramës në qeli u është sosur durimi. Po flasin. Gratë ia dalin me shtatzani halli. Burrat nëpër qeli megjithë chekup-in që lë me barrë meshkujt, nuk po ngelen, ndaj duan të mbarsin sistemin. Tani Veliaj kërkon në gjykatë të zhbëjë procedurën e emërimit të Olsi Dados në SPAK. Presidenca sigurisht u bë menjëherë vartëse. Ai, Veliaj, mund të ketë të drejtë në padinë e tij. Dhe shkelje ka shumë. Si gjysma KPK e KPA e KLGj e KLP kanë mëkate të shumta ligjore të falura nga përdoruesit e tyre.

Por.

Konflikti me Daden nuk e bën Veliajn të pafajshëm. Kjo procedurë nuk solli bashkiakun të pandehur. Ajo tregon kalbëzimin e kapjes së reformës. Veliaj është në qeli nën akuzën e hajdutit. Të grupeve kriminale në Bashkinë e Tiranës ku shumë porosi janë të Edi Ramës. Eshtë Dumani një nga prokurorët. Nëse Dado shembet si procedurë e rregullt ligjore e marrjes së detyrës pyetjet e shumta janë:

A merret Veliaj i pandehur për,

Inceneratorët,

Eco Tiranën.

Milona pemë të pambjella në tokë por në letër, ku një fidan kushtonte 6 milionë e gjysmë lekë.

Marrja financim e jo sipërfaqe e më pas trukimet me banesat sociale,

5D.

Lejet e ndërtimit.

Tenderat elektoralë.

Punësime elektorale.

Dosja e ndërtimeve të Ndranghettës.

Komisionet në KPK e KPA ILD, KLP, Presidencë, ONM, dhe SPAK filtrues e fitues të emërimit të Dados.

Halli i Veliajt nuk është Dado. Veliaj me këtë kallëzim po bëhet dëshmitar se si ai dhe Rama kapën e masakruan drejtësinë. Tani kur janë kthyer të dy të pandehur të të kapurit të hershëm, ta gëzojnë gjellën e gatuar me duart e tyre. Kjo çështje duhet të shërbejë për hetimin e madh të Reformës. E cila është e pandehura më e madhe.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Next Article Kriza e naftës: Kur preferohet arka e shtetit para xhepave të shqiptarëve

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?