GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ylli i Ramës në gjoksin e Kim
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Ylli i Ramës në gjoksin e Kim

By
GazetaTjeter
28/06/2023
4 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

E kush më mirë se kryeministri Edi Rama di të bëjë qokat dhe vlerësimet për njerëzit që iu gjendën në krahë, në të mirë e të keqe, duke ia zbardhur faqen edhe kur e kishte më zi se qymyri? Padyshim që Rama është mirënjohës, edhe pse disa të tijët thonë se kur nuk ka interes të flak, pa e kthyer kokën pas, e pa kujtuar “bukën e vjetër”.

Me një mirënjohje tej imagjinate, në kapërcim edhe të kufirit të lëpirjes, Rama ia vari Yuri Kimit në gjoks atë që kishte në dorë… Padyshim që Kim po ikën e gëzuar me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike” që ja fali Edi Rama, i cili lëshon në emër të “publikut”. Në fakt, mirënjohjen e ka fort personale. Nëse Rama sot shijon mandatin e tretë dhe ka shpresë për të vijuar gjatë e më gjatë, afare dyshim mos ketë njeri që shtysën kryesore ia ka dhënë Kim.

“-ku me helm në gjuhë për armiqtë e Reformës në Drejtësi, e ku me llokume e raki për komisionin multipartizan të reformës zgjedhore; herë si kalorëse e të gjithëpushtetshmit, herë si hije e pushtetit dhe herë si bebisiter e kundërshtarëve të pushtetit, edhe falenderuese për miqësinë mes popujve, edhe inkurajuese për arritjet e popullit, edhe kërcënuese për të zgjedhurit nga populli, nganjëherë e bezdisur prej akuzave se po mbështet qeverinë, ndonjëherë e nervozuar prej pretendimeve se po mbështet opozitën, shpeshherë e gëzuar për pakënaqësinë e të gjitha palëve”-shkruan Rama për Kim. Dhe jo vetëm kaq por në një artikull fort të gjatë, aq sa vërtetë i duhet qarë halli pasi “gjuha” mund ti jetë tharë.

Është rasti i rrallë ku të majtë e të djathtë, Ramën duhet ta kuptojnë dhe të mos ndihen keq me faktin që ai vlerëson kaq lart ambasadoren tashmë me mandat të përfunduar Yuri Kim. Është kjo ambasadore që pushtetin e Ramës e pa si nevojë për protagonizmin e saj, duke i ngjitur aq shumë kjo karrierë diplomatikë në Shqipëri, sa edhe ajo vetë në një lloj mënyre i ishte mirënjohese Ramës. Ajo e bëri ngadalë për tre vjet, i dha dorën Ramës atëherë kur ngjante i fundosur, e pastroi nga “kazani korrupsionit”, i veshi petkat e një “mbreti të padeklaruar”, duke e shëtitur nëpër popull si i vetmi që mund ta “bëjë” këtë vend, ndonëse lakuriqësia e tij ishte e dukshme para aferave qeveritare, gafave ndërkombëtare, apo “lobimeve McGonigale”.

Me të drejtë Rama shkroi një prozë të gjatë për Kim, një miksim mes letërsisë me shumë hiperbiola dhe realitetit personal, e në çdo rresht ulëret: “Faleminderit Kim për pushtetin që më dhe dhe më le”. Ambasadorja iku por një tjetër karrierë politike e pret, si ndimëssekretare për Europën në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Me sinqeritetin më të madh në atë letër mirënjohje për ambasadoren Rama thekson me të trejtë tre pika kryesore: reformën në drejtësi; shkatërrimin e opozitës dhe pushtetin absolut të tij. Kim iku dhe na la një drejtësi që sot kontrollohet nga pushteti i Ramës, pa pasur nevojë të takohet kokë më kokë me kokat e drejtësisë, por me telekomandë nga larg, duke i drejtuar aty ku ai don dhe si e do. Opozita vegjeton me veten teksa lideri i saj u shpall “non grata”, ndonëse kishte plot tetë vite që nuk kishte asnjë pushtet.

You Might Also Like

Nga “Non Grata” te rikthimi amerikan: si u përmbys një nga betejat më të ashpra politike të dekadës në Shqipëri
Paradoksi i “lirisë”: Batoni kundër Hasanit, ose, kur aktivizmi quhet “huliganizëm” dhe propaganda “gazetari”
PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës
Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Çfarë po ndodh? Luizin me Kiarën në krizë? Ajo bën veprimin që nuk pritej
Next Article Nga Sali BERISHA – Dy fjalë për apoteozën e Ramës për ish -ambasadoren Yuri Kim

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?