GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Veliaj, Toma, Gjylameti, të gjithë emrat që dalin në dosjen e mashtrueses Milena Deraj
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Veliaj, Toma, Gjylameti, të gjithë emrat që dalin në dosjen e mashtrueses Milena Deraj

By
GazetaTjeter
26/05/2023
6 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Nisi si një rast pengmarrje ndaj një 30-vjeçare tiranase në Shkodër, por shumë shpejt u zbulua se bëhet fjalë për një mashtrim qindra mijëra euro.

Historia e Milena Deraj, e cila po paraqitet e copëzuar këto ditë për publikun, tregon atë pjesë të nëntokës, ku mashtrues, persona me precedentë penale, njerëz me influencë politike e në drejtësi, bëhen bashkë, ose të paktën duket se bëhen bashkë, për të zgjidhur disa halle të rënda penale në gjykatë.

Personazhi kryesor është Milena Deraj. Ajo pretendon se është marrë peng nga familja Ferracaku në Shkodër, e cila kërkon të zgjidhë problemin e familjarëve të saj, të cilët janë përfshirë në përplasje të armatosura me viktima e të plagosur.

Nga ana tjetër, familja Ferracaku mohon të ketë marrë peng vajzën, por pretendojnë se janë mashtruar prej saj, për një shumë prej 340 mijë euro.

Deraj, nëpërmjet një mikeshës së saj, Elira Shyti, njihet me Abedin Ferracakun nga Shkodra. Ai vetë dhe njerëz të afërt të tij kanë probleme të hapura në prokurorinë dhe Gjykatën e Shkodrës.

Milena Deraj u premton se do të ndërhyjë që familjari Ferracaku t’i shpëtoi burgimit të përjetshëm, për atë që konsiderohet si “masakra e Velipojës”, ndodhur në vitin 2021.

Ajo paraqet kredenciale të besueshme. Ka foto nga takime publike me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, një prej njerëzve më me pushtet në Shqipëri.

Ka punuar në Bankën e Shqipërisë. Ka qenë sekretare e deputetes socialiste, Blerina Gjylameti dhe kjo e fundit për një kohë ka qenë bashkëkryetare e Partisë Socialiste të Tiranës.

Ajo deklaron se bashkëshorti i saj punon në kryeministri dhe ka lidhje të forta në Ministrinë e Brendshme.

Deraj deklaron se njeh edhe Tom Doshin, i cili me manovra tepër të dyshimta, ka fituar pushtet të gjerë politik.

Deraj thotë se njeh edhe personazhe të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë, ku përmend emrin e ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

Dosja hetimore, për aq sa është bërë publike, tregon se, më së paku ish-prokurori hyn dhe del në këtë histori vetëm nga fjalët e të dyshuarës Milena Deraj.

Me të gjithë këtë “bagazh” emrash, 30-vjeçarja duket se është treguar bindëse për familjen shkodrane Ferracaku.

Diku në vitin 2021, Milena Deraj, nëpërmjet mikeshës së saj, Elira Shyti, vihet në kontakt me Abedin Ferracakun. Këtij të fundi i premton se do ta ndihmojë familjen e tij për t’i shpëtuar penaliteteve të rënda në gjykatë për “masakrën e Velipojës”.

Sipas saj, këtë punë e merrte përsipër ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, për një shumë prej 340 mijë euro. Bashkëbiseduesit bien dakord që shifra, realisht shumë e madhe, të paguhej në disa pjesë.

Në fillim të vitit 2022, Abedin Ferracaku komunikon në rrjetin “Signal” me Milena Deraj. Ata takohen në Tiranë dhe Ferracaku i dorëzon 30-vjeçare një shumë prej 80 mijë euro.

Në muaj e mëpasëm, Deraj dhe Ferracaku takohen në Shkodër e Tiranë, ku shkodrani dorëzon edhe pjesën tjetër të shumës.

Pak kohë më vonë, Milena komunikon me Abedin Ferracakun dhe i deklaron se ish-prokurori Ndoja nuk e merr përsipër këtë punë dhe se ajo do të kthejë paratë.

Sipas saj, Ferracakët nuk kanë pranuar kthimin e shumës pas, por kanë kërkuar që ajo të mbarojë punën e marrë përsipër.

Në maj të këtij viti, shkodranët, të ndierë të mashtruar, fillimisht kontaktojnë me Elira Shytin dhe më tej Milena Deraj, ku i kërkojnë që të sqarojnë çështjen e parave.

Takohen në Tiranë dhe shkojnë direkt tek zyra e Tom Doshit, në hotel “Koloseum”. Toma i njihte të dyja palët dhe ata shpresuan që të gjenin një zgjidhje në zyrën e tij.

Doshi nuk ishte në zyrë, pasi po mbyllte fushatën elektorale në Shkodër. Grupi, i përbërë nga Abedin Ferracaku, Milena Deraj, Elira Shyti dhe Afërdita Ferracaku nisen drejt Shkodrës, në të njëjtin automjet, ku, siç u tha mes tyre, do të takonin Tomën.

Milena u tha hetuesve se, pa arritur në Shkodër, makina devijoi rrugën dhe u ndal pranë një shtëpie të veçuar. Aty, sipas saj, familjarët Ferracaku e kanë mbajtur peng për rreth 3 orë, ku i kanë kërkuar që t’u kthente jo vetëm borxhin prej 340 mijë euro, por edhe 200 mijë euro të tjera. Mesa duket, kjo shuma shtesë duhet të ketë qenë “interesi” për shumën që Ferracakët kanë gjetur “rrotull” në Shkodër.

Milena pranon se ajo nuk është dhunuar fizikisht, por është kërcënuar me fjalë dhe me pistoleta. Më tej, – pranon ajo – është lënë e lirë, me premtimin se do të kthejë borxhin e kërkuar.

Pasi është “çliruar”, Milena Deraj bën kallëzim në Policinë e Tiranës për pengmarrje ndaj Abedin Ferracakut.

Hetimet e zhvilluara nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës zbuluan se, “pengmarrja”, edhe nëse është e vërtetë, ka pasur si bazë mashtrimin e Milena Deraj.

Për momentin, Milena Deraj u vendos në “arrest me burg” nga gjykata e Tiranës, nën dyshimet e mashtrimit me pasoja të rënda.

Hetimi sapo ka nisur dhe ndoshta, rezultati do të tregojë se historia shkon akoma më thellë se sa ka dalë deri më tani në sipërfaqe.

You Might Also Like

Nga “Non Grata” te rikthimi amerikan: si u përmbys një nga betejat më të ashpra politike të dekadës në Shqipëri
Paradoksi i “lirisë”: Batoni kundër Hasanit, ose, kur aktivizmi quhet “huliganizëm” dhe propaganda “gazetari”
PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës
Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Historia e Laert Haxhiut, banditit që kërkonte vetëgjyqësi për krimet e Aldo Bares
Next Article Ironia e rritjes së pagave

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?