GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Skandali – dhuratë për Taulant Ballën
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Skandali – dhuratë për Taulant Ballën

By
GazetaTjeter
09/07/2023
5 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Kështu kaloi dhe ky skandal, me një ministër të larguar dhe një deputet të dorëhequr. Safeti u harrua me të drejtë. Në këtë vend ku skandali mbivendoset mbi skandalin, ku pa u mbyllur akoma skandali i parë, vjen tjetri më i madh akoma, mbijeton mrekullisht autori. Mbi malin e skandaleve ku bëhen kurban ushtarët, lartësohet pushteti i tij. Sa më i lartë belëhet mali, aq më shumë lartësohet pushteti. Në Shqipëri ka një magji, ku në vend që skandalet nuk e shtypin pushtetin, është pushteti që i shtyp skandalet dhe ecën nga fitorja në fitore.

Kështu, kur Rrajat u rikthyen në vëmendje më agresivë se kurrë më parë, kur skandali nuk mund te mohohet sepse ka një video të publikuar nga vetë autorët, kur për pamjet e dhunës makabre nuk mund të fajësohet opozita, nuk është rasti për të bërë kurban denoncuesin, si u bë me Emiljano Nuhun. Kurbanët këtë herë i serviri Kryeministri, por askush nuk i preku.

Jo vetëm sepse skema bajate, e përsëritur, nuk ngjit më, por edhe se dorëheqja e Rrahman Rrajës e përgatitur nga Kryeministria, ishte një tentativë për te fshehur të vërtetën që e panë të gjithë dhe që e dinin të gjithë, të vërtetën e akumuluar që kur Emiljano Nuhu e denoncoi vite më parë. Pushteti nuk buronte as nga imuniteti dhe as nga mandati i deputetit Rraja, por nga ai që e fuste në listë, duke e treguar hapur mbështetjen për botën e nëndheshme që prodhonte pushtet për të. A do mundte fisi Rraja të kontrollonte policinë deri në pikën që polici të kërcënojë denoncuesin, nëse nuk do të kishte mbështetjen e Ekzekutivit? A mund ta merrte lejen për guroren pa bekimin e shefit të madh? Kush do guxonte të publikonte videon e dhunës që ka ushtruar vetë, nëse nuk do të ishte i sigurtë për imunitetin absolut që e vendos mbi ligjin?

Vetëm një superpushtet mbi ligjin mund të transferojë këtë superpushtet, deri në masën që zbatuesin e ligjit të ndihen inferiorë. Ashtu si me kanabizimin, kur superpushteti i transferuar tek bandat e hashashit, i detyroi policët të punonin për ata, herë si roje dhe herë si hamenj, edhe këtë herë, policët u bënë gardianë të dhunuesve. Sepse Kryeministri në asnjë moment nuk e dënoi dhunën dhe nuk e ka bërë këtë akoma. Në heshtjen e Kryeministrit, institucionet e shndërruara në vegla të tij, lëxojnë mbështetjen për agresorët, ndërsa publiku lexon kapjen nga bashkëpunëtorët që e mbajnë në pushtet.

Çuçi nuk mund të mos dështonte përballë këtij superpushteti. Ai si ministër kishte si gjithë ministrat, pushtetin e një sekretari që vetëm përcjell urdhërat e shefit. Pushteti i politikanit, në një shtet të shthurur dhe në një parti të militarizuar, mbaron në monentin kur lideri absolut i heq shikimin. Prandaj nuk mund të krahasohet me pushtetin e të fortëve lokalë që shkëmbejnë interesa me liderin, prandaj askush në pushtet nuk mund ta luftojë krimin, për sa kohë vendos fatin e pushtetit.

Largimi i Çuçit ishte vetëm një kurban për lartësimin e pushtetit, një larje duarsh që Rama nuk mund ta bënte duke folur për dhunën e Rrajave. Më shumë se shkarkimi i Çuçit tregon emërimi i Taulant Ballës, si një mesazh pa zë se marrëdhënia me krimin nuk do të ndryshojë, përkundrazi do të forcohet. Si një shenjë se presioni i publikut, në një vend ku zgjedhjet janë formale, është më i vogël se presioni brenda mazhorancës, se ëndrra e ushtarit besnik vlen më shumë se pakënaqësia dhe mosbesimi i publikut. Madje, duke emëruar Taulantin e akuzuar shumë herë për lidhje me krimin, Rama paralajmeron se edhe në zgjedhjet e ardhshme, nuk e shqetësojnë votuesit, por numëruesit, blerësit dhe kërcënuesit.

Ky skandal përfundoi si një dhuratë që Rrajat i bënë Taulant Ballës, si kthim i nderit për denoncimin e Emiljano Nuhut.

You Might Also Like

Nga “Non Grata” te rikthimi amerikan: si u përmbys një nga betejat më të ashpra politike të dekadës në Shqipëri
Paradoksi i “lirisë”: Batoni kundër Hasanit, ose, kur aktivizmi quhet “huliganizëm” dhe propaganda “gazetari”
PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës
Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Andi BUSHATI – Pse e hëngri Blendi Çuçi
Next Article Nga Luçiano BOÇI – Koha e politikës ka mbaruar

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?