GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Si u zhduk Lali dhe u shpik Anuela, telenovela e një puçi në bashki
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Si u zhduk Lali dhe u shpik Anuela, telenovela e një puçi në bashki

By
GazetaTjeter
22/03/2025
11 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Kush ka ende dyshime se Shqipëria është kthyer në republikën personale të një njeriu të vetëm, sot ka marrë përgjigjen finale. Përgjigjia vjen me një zë të ngrohtë, të qetë dhe me flokët e kapura bisht, nga një figurë që deri dje nuk e njihte askush: Anuela Ristani. Për habinë e qytetarëve dhe për qejfin e kryeministrit Rama, ajo është “Kryetarja e Deleguar” e Bashkisë Tiranë, një pozicion që nuk ekziston as në Kushtetutë, as në ligj dhe që Erjon Veliaj nuk e kishte imagjinuar as në fantazitë e tij më të guximshme.

Anuela Ristani doli në konferencë dhe me tonin e një infermiereje që të siguron se “gjithçka është nën kontroll”, ndërkohë që pacienti është duke vdekur, njoftoi se punët e bashkisë po vazhdojnë të kryhen me përkushtim dhe se kryetari Erion Veliaj kishte pasur “informacion të cunguar” kur e kishte zhveshur nga kompetencat asaj dhe ia kishte transferuar ato Sara Goxhajt.

Me recitimin e zakonshëm të manekinëve të kurdisur të partisë, zonja njoftoi se në bashkinë e Tiranës punët po kryhen “me energji, përkushtim dhe vizion”, ndërkohë që realisht, në zyrat e Bashkisë ndodhi sot ajo që ndodh pas çdo grushti shteti: spastrimi nga armiqtë e ish-kryetarit.

24 orë pas tentativës së Veliajt për të ruajtur kontrollin në bashkinë e Tiranës, Ristani përmbysi urdhrat e tij dhe shkarkoi Sara Goxhajn dhe Alban Dokushin, dy emrat që lidhen ngushtë me Erion Veliajn.

Praktikisht, vendimet e saj në dokumentat më poshtë, zhbëjnë çdo firmë të kryetarit dhe spastrojnë çdo mbetje politike të Veliajt brenda institucionit, si për t’i treguar atij (dhe kujtdo tjetër që sheh ëndrra të ngjashme) se në qendrën e pushtetit ka vend vetëm për një – për shefin e madh, Edi Ramën.

12345Next Page

You Might Also Like

Nga “Non Grata” te rikthimi amerikan: si u përmbys një nga betejat më të ashpra politike të dekadës në Shqipëri
Paradoksi i “lirisë”: Batoni kundër Hasanit, ose, kur aktivizmi quhet “huliganizëm” dhe propaganda “gazetari”
PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës
Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Të jetosh në luks me më pak se 1000 euro në muaj: destinacionet perfekte në Evropë Të jetosh në luks me më pak se 1000 euro në muaj: destinacionet perfekte në Evropë
Next Article Dardan MITROVICA – Nga Gjyshër në Lypsarë: kriza e Pensionistëve dhe mungesa e apatisë socialiste

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?