GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Si një rregjim kleptokratik po largon rininë e vendit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Si një rregjim kleptokratik po largon rininë e vendit

By
GazetaTjeter
21/11/2022
9 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Një regjim kleptokratik, ku falë korupsionit dhe varfërisë të rinjtë duan të largohen në masë. Kjo është tabloja që bën gazetari britanik i Dayl Mail, David Jones, në një reportazh të gjatë, nga më të thelluarit dhe më të plotët për pasqyrimin e fenomenit të rrjedhjes së trurit. Ai ka takuar banorë province tek të cilët, falë dëshpërimit, është kthyer nostalgjia për komunizmin dhe Enver Hoxhën, të rinj që ëndërojnë një Londër që nuk e njohin, ka parë qytete dhe shkolla të boshatisura dhe fakultetin e fizikës të mbëtur pa studentë

Nga David Jones

I ndërtuar gjatë kohës së komunizmit për të pritur punëtorët në një rafinerie të re nafte, Cerriku është një qytet i vogël me shtëpi me ngjyra pastel, një orë larg kryeqytetit shqiptar, Tiranës.

Contents
Një regjim kleptokratik, ku falë korupsionit dhe varfërisë të rinjtë duan të largohen në masë. Kjo është tabloja që bën gazetari britanik i Dayl Mail, David Jones, në një reportazh të gjatë, nga më të thelluarit dhe më të plotët për pasqyrimin e fenomenit të rrjedhjes së trurit. Ai ka takuar banorë province tek të cilët, falë dëshpërimit, është kthyer nostalgjia për komunizmin dhe Enver Hoxhën, të rinj që ëndërojnë një Londër që nuk e njohin, ka parë qytete dhe shkolla të boshatisura dhe fakultetin e fizikës të mbëtur pa studentëNga David Jones

Fundjava e shkuar kremtoi 70 vjetorin e tij ndonëse askush nga taq që takova midis këtij komuniteti të varfër – me një shpopullim të shpejtë prej 27,000 njerëzish nuk kishte shumë oreks për të festuar.

Dekada më parë, kur rafineria ofronte qindra vende pune dhe fushat aty pranë ishin të mbushura me agrume, ky vend ngjante plot jetë.

Ishte veçanërisht i populluar nga të rinjtë, të cilët mblidheshin këtu në orët e vona të pasdites pas përfundimit të mësimit apo turneve të punës.

Kur regjimi komunist ra në vitin 1991, rafineria pushoi së funksionuari. Qeveritë nuk investuan më kështu që në Cërrik nuk ka më asnjë industri.

Kur arrita në qendër ishte muzg dhe ato pak fytyra që pashë ishin të vjetra dhe të dëshpëruara.

E përkulur mbi tezgën e saj, Bukurie Hamiti, 63 vjeç, e cila jeton me bashkëshortin dhe pesë anëtarët e familjes në një apartament me dy dhoma, po përpiqej të shiste fara luledielli.

“Dikur isha shumë e zënë në këtë kohë të ditës, por tani të gjithë janë larguar,” ngriti supet ajo. “Të rinjtë kanë shkuar të jetojnë te ju, në Angli.”

Duke u çapitur në shëtitjen e saj të mbrëmjes, Bejaze Dine, 70 vjeç, ndaloi për të më treguar se çdo anëtar i fundit i familjes së saj – gjashtë fëmijë dhe 11 nipër e mbesa – ishin zhvendosur jashtë shtetit, ndonëse në rastin e saj në Gjermani, Greqi dhe Itali (rruga për në Angli ishte shumë të rrezikshme).

“Më mungojnë të gjithë, por nuk i mbaj mëri që janë larguar. Nuk ka asnjë mundësi për ata këtu. Në ditët e komunizmit, jeta ishte 100 herë më e mirë”, – shfryn ajo. “Në atë kohë, të gjithë punonim dhe jo gjithçka bëhej për lekë”.

Zhgënjimi ka mbërritur deri në atë pikë sa për të vajtuar diktatorin tiranik të Shqipërisë, vdekja e të cilit në 1985 shënoi fillimin e fundit të epokës komuniste. Ajo doli duke bërtitur: “Zoti e ruajtë Enver Hoxhën!”

Ajo gjithashtu mund ti ishte drejtuar hënës, sepse në shesh nuk gjendej askush për ta dëgjuar. Edhe kafenetë dhe baret përreth ishin çuditërisht të zbrazët.

Ngjante sikur të rinjtë e qytetit qenë shfarrosur nga ndonjë kolerë që i seleksiononte viktimat sipas moshës. Po, në një farë mënyre, kjo ka ndodhur. Flama që po shkatërron Cërrikun dhe shumë qytete të tjera shqiptare është emigracioni.

Por, duke shpenzuar shumë më tepër kohë në këtë vend, arrin ta kuptosh se historia e këtij eksodi të jashtëzakonshëm nuk është aq e thjeshtë sa mund të duket nga Britania. Pasi nuk janë vetëm më të pa shkolluarit dhe të pakualifikuarit që po dezertojnë këtë komb të marrosur në mënyrë iluzive nga brigjet angleze që i imagjonojnë si të lara me ar.

Sot edhe të rinjtë më brilantë po i mbathin po njësoj: mjekë, mësues, bankierë, avokatë, sipërmarrës; shtresat e mesme e arsimuar që mund ta kthente Shqipërinë, nga një kleptokraci e dështuar, në një komb ku qytetarët do preferonin të jetonin për të ndërtuar të ardhmen e tyre, përpara se të rrezikonin jetën e tyre në gomone. Të gjithë janë larguar.

E dëshpëruar nga korrupsioni dhe nepotizmi që bllokon ambiciet e saj, por edhe nga pagat e ulëta, ajka rinore e Shqipërisë po ikën masivisht.

Sipas Endrit Shabanit, 37 vjeç, një akademik shqiptar i shkolluar në Oksford, i cili shkroi një tezë doktorature mbi ikjen e trurit të vendit të tij, evakuimi krahasohet me atë të mesit të viteve 1990, kur pati një prishje totale të rendit dhe ligjit.

Duke udhëtuar gjatë kësaj jave në këtë vend, e pashë të vërtetën fantazagorike të këtij fenomeni kudo.

Cerriku i ngjan një qyteze të Klondikës në Alaskën e shekullit të XIX pasi banorët e saj kishin ndërmarrë rrugën e arit. Dyqanet nuk kanë klientë, shtëpitë janë bosh, shkollat kanë aq pak nxënës sa përdorin vetëm një pjesë të vogël të klasave.

Drejtoresha e arsimit vendor Dr Mirela Muçaj më tha se numri i nxënësve ka rënë me 272 vitin e kaluar dhe se së fundmi dy shkolla janë mbyllur fare.

“Kjo është kryesisht për shkak të emigrimit, kryesisht në Angli, por edhe në Gjermani,” tha ajo, duke pranuar se shpreson që vajza e saj të mund të gjejë punë në Britani pasi të diplomohet për informatikë.

Jashtë shkollës së mesme Tomorr Sinani, e cila mund të strehojë 430 nxënës, por ka vetëm 150, Krist Tabaku, 16 vjeç, më tha se ‘ëndrra e tij e madhe’ qe që një ditë të jetonte në Londër. Ashtu siç ndodh rëndom, ai e njihte fare pak realitetin e jetës atje, vetëm aq sa mund të përfytyronte prej imazhit romantik të filmave.

Një shkollë ngjitur, e specializuar në studimet veterinare dhe bujqësore, ka kapacitet pëe 650 nxënës, por ka vetëm 126.

Atje, edhe roja aspiron të jetojë në Yorkshire, si kunati i tij, i cili ka një biznes të begatë imobiliar në Leeds. Ai nuk arrin të kuptojë përse – në moshën 51-vjeçare dhe pa aftësi të veçanta– atij iu refuzua viza.

Të paguar keq pak dhe të zhgënjyer nga një sistem që pengon rrugën për të bërë karrierë në profesionin e tyre, shumë mësues të rinj po shkojnë gjithashtu për në Angli.

Para se të nisesha për në Shqipëri, fola me Ervini Kumarakun, 29 vjeç, i cili verën e kaluar la detyrën e mësuesit të anglishtes në një shkollë të mesme në Urën Vajgurore, një qytet tjetër i vogël në jug të Tiranës, për të menaxhuar një restorant në Weston-super-Mare.

Tani duke ndarë shpenzimet e jetesës me shqiptarë të tjerë, në një bodrum pranë detit, ai e ‘urren’ faktin se duhet të jetojë në Britani, pasi ka mall për shtëpinë, i mungon gruaja dhe se pëlqen as motin dhe as ushqimin. Megjithatë ai qëndron sepse ka katërfishuar pagën e tij të mësimdhënies prej 500 $ në muaj.

Pasi u kthyem në Tiranë, ku duken zhvillimet e reja mbresëlënëse, blloqe apartamentesh, zyra, hotele, restorante elegante dhe butikë firmash të njohura me dizajne (shumë prej të cilave pranohet se janë financuar nga fitimet e pastruara të krimit jashtë shtetit), ikja e trurit vërehet më pak.

You Might Also Like

Nga “Non Grata” te rikthimi amerikan: si u përmbys një nga betejat më të ashpra politike të dekadës në Shqipëri
Paradoksi i “lirisë”: Batoni kundër Hasanit, ose, kur aktivizmi quhet “huliganizëm” dhe propaganda “gazetari”
PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës
Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Basir ÇOLLAKU – Çapja pyet: A ka një Taulant përgjimesh… në PS po bëjnë apelin?!
Next Article Nga Andi BUSHATI – Debilizimi i debatit publik

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?