GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Së bashku rrezikuan përmbytjen e gjysmës së Tiranës, Edi Rama emëron Blendi Gonxhe, në krye të superministrisë së re
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Së bashku rrezikuan përmbytjen e gjysmës së Tiranës, Edi Rama emëron Blendi Gonxhe, në krye të superministrisë së re

By
GazetaTjeter
08/01/2024
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime në Qeveri një ditë para takimit që do të zhvillojë me të tijtë në Lezhë, ku është parashikuar të kryhet një analizë e qeverisë dhe mazhorancës.

Në një postim në rrjetet sociale, ai bën me dije se, ka vendosur ndryshimin e strukturës së qeverisë dhe krijimin e një ministrie të re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila siç shprehet, “do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës”.

Drejtuesi i kësaj ministrie është emëruar Blendi Gonxhe.

Me këtë vendim, Rama shkrin ministrinë e Kulturës me në krye Elva Margaritin, ndërsa sektori i ekonomisë hiqet nga Ministria aktuale e Financave dhe Ekonomisë që drejtohet nga Ervin Mete. Kështu, ky i fundit pritet të drejtojë Ministrinë e Financave. Rama kthen dhe Inovacionin si emërtim ministrie. Në vitet  2013-2017, Ministria e Inovacionit ka qenë ministri më vetë dhe drejtohej nga Milena Harito.

Rama e vlerëson kreun aktual të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor si “një drejtues publik që ka spikatur për reformimin dhe modernizimin mbresëlënës të institucionit, orientimin konstant ndaj inovacionit në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit për qytetarët, shpejtësinë e integrimit të nënsektorit përkatës në kornizën e standardeve europiane”.

Figura e Blendi Gonxhes megjithatë është shumë larg nga ajo që e përshkruan Rama. Denoncimet e opozitës, por edhe raportimet mediake kanë zbuluar se si me kompaninë “Albarent”, Gonxhe ka përfituar qindra milionë para publike në procedeura tenderuese.

Gjithashtu, tenderat e DPSHTRR-së të ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik ngrenë dyshime për procedura të paracaktuara e korruptive nga Blendi Gonxhe.

Një vit më parë, ai ishte në qendër të kritikave pasi u shfaq si mbrojtjes i një nisme që parashikonte rritjen me më shumë se dyfish të çmimit të patentës.

Blendi Gonxhe është një prej bashkëpunëtorëve më të vjetër e më të ngushtë të kryeministrit Edi Rama. Në vitin 1998, kur ish-kreu i qeverisë, Fatos Nano, e mori Ramën nga emigrimi në Paris dhe e emëroi në krye të Ministrisë së Kulturës, Blendi Gonxhe u emërua shef i tij i kabinetit. Më tej, Rama e mori Gonxhen si zëvendës të tij në Bashkinë e Tiranës, në vitin 2002. Blendi Gonxhe u largua me dorëheqje, pas përmbytjes së “Tiranës së Re” nga një hapje e gabuar e digës së Liqenit Artificial.

Pas disa vitesh në aktivitet privat, Blendi Gonxhe rikthehet në Bashkinë e Tiranës, kësaj radhe si vartës i Erion Veliajt. Ai qëndroi për tre vjet në postin e drejtorit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhe në vitin 2018 u emërua nga kryeministri Edi Rama në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Transportit Rrugor.

You Might Also Like

Nga “Non Grata” te rikthimi amerikan: si u përmbys një nga betejat më të ashpra politike të dekadës në Shqipëri
Paradoksi i “lirisë”: Batoni kundër Hasanit, ose, kur aktivizmi quhet “huliganizëm” dhe propaganda “gazetari”
PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës
Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Konferenca e Bujanit: 80 vjet më parë, kur kërkohej bashkimi i Kosovës me Shqipërinë
Next Article Nga Alfred LELA – Për Berishën nuk duhet drejtësi, por ligj

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?