GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Sali BERISHA – Vaksinim farsë, me pikatore dhe i bazuar në skandale!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Sali BERISHA – Vaksinim farsë, me pikatore dhe i bazuar në skandale!

By
GazetaTjeter
02/02/2021
5 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Miq, me Xhahilin e Surrelit në krye shqiptarët janë populli në raport me pandeminë covid 19 më i ndeshkuar prej saj. Deri sot ata kanë vdekshmerinë shtesë të vitit 2020 më të lartë se çdo vend tjetër për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë. Por ata nisen vitin 2021 me shifra tejet të larta infeksioni dhe vdekje nga pandemia dhe të ndëshkuar nga Edvin Hajduti me një proces farsë vaksinimi që përdoret vetëm për të mbuluar skandalet e Edvin Hajdutit nga një proces shpëtimtar që duhet të ishte për jetët dhe shendetin e njerëzve.

Kështu, nga 10000 doza vaksine Pfaizer që Xhahili i Surrelit premtoi se do vinin në mes të janarit si dorë e parë dhe 50000 të tjera në fillim të shkurtit, mbrëme erdhën gjithesej vetëm 1170 doza pra 43 here më pak se premtimi dhe erdhën vetëm në fillim të shkurtit.

Këtij i thonë vaksinim farsë apo me pikatore apo vaksinim për të mbuluar skandalet e narkoqeverisë.

Miq, ky dështim i plotë nuk e pengoi Edvin Hajdutin të dalë në aeroporte për të sulmuar opozitën, e cila ju thotë qytetarëve të vertetën dhe për të paraqitur me cinizëm ekstrem dështimin dhe mashtrimin e tij si sukses.

Por e verteta është se procesi i vaksinimit, i cili është një poces jetik për shpëtimin e jetës së mijra e mijra qytetarëve nga kthetrat e pamëshira të virusit corona është shndërruar për shqiptarët në një tallje ekstreme cinike dhe ndeshkimi të rëndë për ta nga Edvin Hajduti.

Si në asnjë vend tjetër te globit në këtë proces farsë ai sjell sasi qesharake dozash në Shqipëri vetëm e vetëm për të mbuluar sakandalet e përjavshme të narkoqeverisë së tij.

Kështu, për të mbuluar skandalin e bifetkut të florinjtë në Dubai të narkoministrave të tij Edvini futi kontrabandë 975 doza vaksine fallco, skarco apo një zot e di çfarë ishte. Kurse tani po për të mbuluar supërskandalin e lidhjeve të Ndranghetës me të dhe qeverinë e tij, në të cilat ai vet del si kreu i meduzës, vrapoi të sjellë një sasi prej 195 dozash më shumë nga sasia që solli nga tregu i zi për të mbuluar skandalin e biftekut!

Pra qytetaret shqiptarë do mund të kenë vetëm pas çdo skandali nga 1000 vaksina dhe ky është një proces farsë e mafioz tipik me kosto jashtëzakonisht të lartë jetësh njerëzore.

Por të gjitha këto dështime nuk e penguan mbrëmë sharlatanin që luan me jetët e shqiptarëve të krahasojnë Shqipërinë me Serbinë për procesin e vaksinimit.

Në të vertetë kësaj i thonë të krahasosh të pakrahasueshmet.

Kjo sepse gjer sot Serbia është angazhuar në një proces serioz dhe jo farsë vaksinimi.

Qeveria e Serbisë nënshkroi me kompaninë Pfizer disa muaj më parë kontratën për vaksinën që kompania do të prodhonte dhe pagoi paradhënien, ndërsa Xhahili i Surrelit do priste soldet e krishtlindjeve për të shkuar në Nju Jork për kontratën ndërkohë që opozita kishte kërkuar muaj më parë nënshkrimin e saj.

Serbia jo vend anëtar i BE në përputhje me kontratën e saj të firmosur në kohën e duhur me Pfizer ishte ndër vendet më të para që mori vaksinën dhe filloi vaksinimi nga fundi i dhjetorit që kaloi. Ajo deri sot ka vaksinuar 445681 qytetarë apo një numër më të madh qytetarësh se sa 15 vende të BE.

Kurse Shqipëria ka stisur në një proces farsë vaksinim me të cilin ka vaksinuar gjithesej vetëm 662 qytetarë.

Si përfundim të dashur miq, shqiptarët janë të dënuar me vaksinim propagandistik apo vaksinimin me pikatore dhe presin skandale të reja të narkoqeverisë që Xhahili i Surrelit të sjellë kontrabandë apo direkt nga kompania një mije apo disa mijra doza të tjera.

Pasojat e ketij procesi farse do jenë tejët të rënda për qytetarët shqiptarë.

Së pari Shqipëria do jetë vendi i fundit që do të dalë nga kthetrat e pandemisë.

Së dyti, nisur nga shifrat e vdekshmërisë shtesë të vitit 2020 edhe 12 mijë jetë njerëzish do humbasin më shumë dy vitet e ardhshme në Shqipëri për shpëtimin e të cilave largimi i Edvin Hajdutit është vendimtar.

You Might Also Like

Nga “Non Grata” te rikthimi amerikan: si u përmbys një nga betejat më të ashpra politike të dekadës në Shqipëri
Paradoksi i “lirisë”: Batoni kundër Hasanit, ose, kur aktivizmi quhet “huliganizëm” dhe propaganda “gazetari”
PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës
Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Erion DASHO – Borati dhe COVAX-i
Next Article Vehap KOLA – Tregu, sekreti pas programit ekonomik të PD-së

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?