GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Sali BERISHA – Shqipëria, spitali më i madh i globit!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Sali BERISHA – Shqipëria, spitali më i madh i globit!

By
GazetaTjeter
17/02/2021
4 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Shqipëria në të katër anët e saj lëngon si kurrë më parë në historinë e saj. Keqmenaxhimi ekstrem i pandemisë bazuar në vjedhjet, mashtrimin dhe manipulimin nga Xhahili i Surrelit, ndrikull Hajnia dhe kupola e konfliktit të interesit kanë bërë që Shqipëria sot të jetë për numrin e të sëmurëve që lëngojnë me COVID-19 në shtëpitë e tyre në proporcion me popullatën, spitali më i madh i globit.

Në Shqipëri sot, nga Vermoshi në Konispol, dergjen në shtëpitë e tyre me COVID-19 dhjetëra mijëra të sëmurë, qindra por dhe mijëra prej tyre ndahen nga jeta pa asnjë ndihmë mjekësore.

Kjo, sepse Shqipëria, ndonëse vendi me numrin ditor të të infektuarve më të lartë në botë pas Malit të Zi, me urdhër të Xhahilit të Surrelit ka numrin më qesharak dhe më të ulët në botë të shtretërve Covid dhe po me urdhër kriminal të tij, ajo ka numrin më të ulët në botë të shtrimeve në spital. Kështu, Shqipëria me 7739 raste javore ka shtruar gjithsej më pak se 100 raste në 7 ditë.

Në Shqipëri, numri i të shtruarve në ditë në spitale mbahet i fshehtë nga Xhahili i Surrelit, ndrikull Hajnia dhe kupola e konfliktit të interesit, por nga data 8 gjer në datën 14 shkurt me gjithë 7739 rastet e reja në Shqipëri, numri i të shtruarve në spitalet Covid u rrit nga 499 të shtruar që ishin më datë 8 shkurt –  në 531 të shtruar. Pra u rrit me 34 të shtruar më shumë në katër spitalet Covid më datë 14 shkurt. Kurse Franca, me 82 mijë raste javore, ka shtruar në spitale javën e fundit 10037 raste! Krahasimi dëshmon dallim dramatik.

Në këto të dhëna – dëshmi e keqmenaxhimit ekstrem të pandemisë, qëndron shkaku themelor i 6049 vdekjeve të tepërta në Shqipëri gjatë vitit 2020 me të cilat Shqipëria renditet e para në botë pas Meksikës dhe Perusë.

Po në keqmenaxhimin ekstrem të pandemisë nga Xhahili i Surrelit, ndrikull Hajnia dhe kupola e konfliktit të interesit qëndron shkaku i numrit ditor të rasteve me COVID-19 më i lartë në botë në Shqipëri pas Malit të Zi, megjithëse Shqipëria ka ndër testimet më të ulëta në botë.

Këto të dhëna dëshmojnë gjithashtu:

Keqmenaxhimin ekstrem kriminal të pandemisë nga Xhahili i Surrelit, Ndrikull Hajnia dhe kupola e konfliktit të interesit, e dëshmon mbajtja e numrit qesharak më të ulët në botë të shtretërve për trajtimin e të sëmurëve me COVID-19;

Rrezikun e madh që përbën për jetën e mijëra e mijëra të sëmurëve mosshtrimi i tyre në spital;

Rezikun e jashtëzakonshëm që përbën për shqiptarët përhapja e lirë e COVID-19 nga qendrimet kriminale të papërgjegjshme të Xhahilit të Surrelit në menaxhimin e pandemise së COVID-19 të bazuara në vjedhjet, mashtrimet dhe manipulimet!

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe keqmenaxhimin ekstrem të pandemisë në vendin tonë, kërkoj:

Shkrirjen e menjëhershme të kupolës së konfliktit të interesit që përdor menaxhimin e pandemisë në funksion të suksesit imagjinar të Xhahilit të Surrelit;

Krijimin me urgjencë të Komitetit Kombëtar për menaxhimin e pandemisë së COVID-19 të kryesuar nga Presidenti i Republikës;

Krijimin e Komitetit të Ekspertëve me specialistë të shquar, vendas dhe të huaj jashtë çdo konflikti të interesit që do të këshillojë Komitetin Kombëtar;

Kërkesen nga Avokati i Popullit të një hetimi ndërkombëtar për përgjegjësit e keqmenaxhimit ekstrem të pandemisë COVID-19 në Shqipëri.

You Might Also Like

Nga “Non Grata” te rikthimi amerikan: si u përmbys një nga betejat më të ashpra politike të dekadës në Shqipëri
Paradoksi i “lirisë”: Batoni kundër Hasanit, ose, kur aktivizmi quhet “huliganizëm” dhe propaganda “gazetari”
PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës
Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Red VARAKU – Degradimi që po prodhon paranoja e humbjes së pushtetit
Next Article Erion DASHO – Djallëzia e Boratit!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?