GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Red VARAKU – Mesazhi amerikan që erdhi një ditë pas ngjarjes në Elbasan
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Red VARAKU – Mesazhi amerikan që erdhi një ditë pas ngjarjes në Elbasan

By
Red VARAKU
16/03/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Menjëherë pas shpërthimit të dhunës në Elbasan dhe në ditën kur mbaroi dhe afati i dorëzimit të vetëdaklarimeve të kandidatëve vjen dhe reagimi i të dërguarit special të SHBA-ve pêr Ballkanin Perëndimor z. Mathew Palmer , i cili si në asnjë rast tjetër referuar zgjedhjeve deklaroi se SHBA-të prisnin zgjedhje me standartet më të larta ndërkombëtare.

Ky është dhe reagimi i parë i SHBA-ve në lidhje me zgjedhjet e prillit në nivelin më të lartë diplomatik pas deklaratave të njëpasnjëshme të ambasadores amerikane, e cila ka bërë vazhdimisht thirrje për moskandidimin e individëve me rekorde kriminale.

Ky reagim, i cili erdhi menjëherë pas dhunës në Elbasan dhe pikërisht ditën e vetëdeklarimit për kandidatët në KQZ , është njëkohësisht një sinjal që SHBA po e ndjekin me shumë vëmendje situatën në Shqipëri dhe po i monitorojnë rreptësisht standartet e zgjedhjeve.

Kjo sepse tranzicioni i pushtetit në vende me demokraci të brishtë si Shqipëria, është gjithmonë i rrezikuar nga mundësia që mund të degradojë në përplasje të dhunshme e deri në konflikt civil.

Asgjësimi i sistemit të drejtësisë, i cili është garant për ruajtjen e ballancave në një shoqëri demokratike dhe kthimi i institucioneve të tjera në kamzhik në dorën e pushtetit kundër opozitës rrezikon që deri në zgjedhje ta kalojë vendin në kaos total, ndaj vëmendja perëndimore dhe veçanërisht ajo amerikane pritet të shtohet .

Ngjarja e Elbasanit ku për pak situata mund të degradonte në konflikt civil, që mund të shtrihej menjëherë në të gjithë vendin, është një paralajmërim serioz se deri në ç’pikë mund të degradojë kjo përplasje.

Me sa duket mungesa e një marrëveshjeje për të garantuar të ardhmen e tij politike dhe fizike me sa duket i ka lënë vetëm një rrugë këtij kryeministri, destabilizimin e vendit.

Është e qartë që fajtorë dhe përgjegjës për këtë është edhe vetë ndërhyrja brutale e faktorit ndërkombëtar në 2019 , për të mbajtur në pushtet këtë kryeministër përkundër vullnetit popullor, nderhyrje që ka prodhuar një zemërim edhe me të madh ndaj këtij regjimi, e cila sa vjen dhe po ndizet.

Duke qenë se për të frenuar këtë kryeministër ka vetëm një mënyrë dhe ajo është një pozicionim i qartë dhe i vendosur ndërkombëtar kundër perpjekjeve për të mbajtur pushtetin me dhunë sinjali i SHBA-ve mbrëmë, paralajmëron se deri në 25 prill do ketë dhe mesazhe të tjera më të qarta dhe më të drejtpërdrejta, kjo proporcionalisht me reagimin e kësaj qeverie në raport me integritetin e zgjedhjeve .

E vërteta është që sot këtë nuk e kanë vetëm detyrë, por ia kanë borxh të madh shqiptarëve, për vetë faktin që ishin pikërisht ata dhe personalisht vetë z. Palmer që e  mbajti në pushtet një dordolec si ky në kohën kur duhej arrestuar menjëherë për batërdinë në zgjedhjet e 2017.

You Might Also Like

Nga Andi BUSHATI – Të vërtetat alternative të Ramës
Nga Armand SHKULLAKU – Çfarë fshihet pas puthjes së Ndrenikës
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama, pengmarrja e fundit, nga tre gra…
Nga Basir ÇOLLAKU: Veliaj – Dado, bashkiaku mbetet i pandehur, prokurori jo, Reforma po…
Nga Andi BUSHATI – Miku i Zelenskit që u shndërrua në lake të Trumpit
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Ardit GJINALI – “Të shpëtojmë Shqipërinë nga mandata e mandatit të tretë”
Next Article Erion DASHO – Importi i vaksinave jashtë listës EMA-FDA, precedent i rrezikshëm

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Politike

Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela

21/05/2026
8 Min Read
Opinione

Nga Andi BUSHATI – Të vërtetat alternative të Ramës

18/05/2026
8 Min Read
Politike

Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian

14/05/2026
6 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?