GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Erion DASHO – Importi i vaksinave jashtë listës EMA-FDA, precedent i rrezikshëm
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Erion DASHO – Importi i vaksinave jashtë listës EMA-FDA, precedent i rrezikshëm

By
Erion DASHO
16/03/2021
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Dje qeveria e Boratit nxori një vendim që i hap rrugën importit të vaksinave edhe jashtë listës së miratuar nga EMA dhe FDA. Ndonëse, përpjekja për të siguruar vaksina duhet përshëndetur, precedenti që krijohet është i rrezikshëm, për shkak të trokitjes në derën e gabuar.

Për momentin janë qindra vaksina në eksperimentim, një pjesë e madhe e tyre në vende të cilat nuk kanë mekanizma kontrolli të përshtatshëm për të garantuar efektshmërinë dhe sigurinë e vaksinës.

Deri dje garancia e shqiptarëve kanë qenë procedurat strikte të licensimit nga EMA dhe FDA. Sot jo më! Me vendimin e djeshëm, Borati hap një kuti pandore që ka potencialin të krijojë një dëm të jashtëzakonshëm, ndërkohë që përfitimet shëndetësore janë të dyshimta.

Gamalea ka një kapacitet të limituar prodhimi dhe kontratat e saj tashmë janë te ezauruara. Dozat e Sputnik V që mund të sigurohen nëpërmjet kësaj lëvizje do të ngelen në nivelin e disa mijërave. Pra, pa ndonjë efekt domethënës mbi fushatën e vaksinimit kur mendon se 30 mijë doza mjaftojnë për të vaksinuar vetëm 0.5% të popullsisë!

Një problem edhe më i madh në këtë vendim lidhet me vaksinat që do të kenë si vend origjine Kinën.

Përvoja e deritanishme (sikundër ka ndodhur edhe me testet për COVID, mjetet mbrojtëse personale, etj.) ka treguar se nga ky vend vijnë produkte shumë cilësorë, sikundër edhe produkte me cilësi të dyshimtë.

Organet tona të licensimit dhe farmakovigjilencës nuk e kanë kapacitetin për të bërë diferencën midis këtyre dy kategorive. Rrjedhimisht, vula e FDA-së dhe EMA-s ka qenë i vetmi garant për sigurinë tonë medikamentoze.

Me vendimin e djeshëm, qeveria e Boratit ka hedhur një hap të rrezikshëm drejt rrënimit të besimit të qytetarëve shqiptarë tek siguria medikamentoze. Rruga për kontrollin e pandemisë me të vërtetë kalon nga vaksinat, por këto të fundit mund dhe duhet të sigurohen vetëm nga burime të sigurta!

Borati dhe boratët nuk kanë asnjë të drejtë që për të mbuluar dështimin e tyre në menaxhimin e pandemisë në përgjithësi dhe me vaksinën në veçanti, të rrezikojnë më tej shëndetin e shqiptarëve.

Ata duhet të pushojnë së trajtuari jetën e qytetarëve të këtij vendi si objekt elektoral për të fituar ca vota më tepër! Mbi të gjitha, loja me vaksinat dhe sidomos me vokacionin europian të shqiptarëve duhet të marrë fund sa më parë!

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Red VARAKU – Mesazhi amerikan që erdhi një ditë pas ngjarjes në Elbasan
Next Article Enver BYTYÇI – Ai nuk ka miq e bashkëpunëtorë! Ka rreth vetes vetëm kriminelë!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?