GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Red VARAKU – Kurbanët e fundit të një PS-je që po jep shpirt
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Red VARAKU – Kurbanët e fundit të një PS-je që po jep shpirt

By
Red VARAKU
10/03/2021
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Menjëherë pas publikimit të listave, ku me një të rënë të lapsit Edi Rama flaku në rrugë palcën e partisë socialiste Gramoz Ruçin, Fatmir Xhafajn, Ditmir Bushatin, Pandeli Majkon etj, ujërat brenda kënetës së partisë Socialiste janë trazuar fort dhe përbindëshat që gjallonin të qetë brenda saj janë zgjuar të alarmuar.

Kjo sepse është e qartë që kjo listë është një listë që jo vetëm do ta degdisë PS drejt humnerës, por do të djegë përfundimisht dhe aksionet dhe të ardhmen e tyre politike.

Është e qartë që kjo listë jo vetëm që nuk garanton fitoren e PS, por është thjesht një listë që garanton moskokëçarje për Edi Ramën pas humbjes së zgjedhjeve, si në aspektin politik nesër në opozitë ashtu dhe në aspektin e kohezionit të brendshëm të partisë.

Në fakt, askush nuk e kishte menduar që ai do t’i fuste thikën PS në mesnatën e tetë marsit dhe kjo jo sepse i dhimbset sepse ka kohë që pushteti e ka kaluar në overdozë dhe nuk ndjen më asgjë, por sepse goditja në palcë e saj sjell automatikisht paralizimin e saj .

Por, Rama me sa duket e ka të qartë humbjen ndaj e ka pastruar anijen nga peshat e rënda me qëllim që të shpëtojë vetëm besnikët e tij. Kjo listë parathotë qartazi dhe të ardhmen që e pret PS. Ajo përcakton që Rama pas humbjes së zgjedhjeve nuk ka ndërmend të largohet nga pushteti , por ka vendosur të qëndrojë dhe të sundojë PS, përmes një pupaci pa shtyllë kurrizore si Veliaj.

Këtë e parathonë dhe emrat e rinj në listën e PS . Ata ose janë njerëz pa kërbisht politik si vetë Veliaj ose janë përfaqësues të bandave që garantojnë si aksionet e veta ashtu dhe kamzhikun brenda rradhëve për këdo që nesër do tentojë të dalë jashtë rreshtit.

Gjithsesi, e gjitha kjo e ka trazuar  keq gjendjen në PS . Brenda saj gëlon një shumicë e cila nuk ndjehet vetëm e humbur në aspektin e aksioneve politike apo të ardhmes politike, por ndjehet e poshtëruar nga mënyra se si po i trajton kryeministri dhe me kë po i zëvendëson.

Kjo pakënaqësi pritet të paralizojë makinerinë elektorale dhe të prodhojë një disfatë fatale për PS dhe vërtet rrezikon ta kthejë atë në forcë të tretë, jo vetëm për shkak të krizës së brendshme në këtë parti, por edhe për shkak të faktit që dinozaurët e kënetës socialiste mund t’i transferojnë plotësisht aksionet e tyre drejt LSI dhe ky do ishte fundi i PS .

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Armand SHKULLAKU – Pse e çthurri gjuhën Edi Rama
Next Article Ilir NIKOLLA – Zgjedhjet e 25 prillit, një ekuacion ku zullumqari ka dalë cullak

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?