GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ilir NIKOLLA – Zgjedhjet e 25 prillit, një ekuacion ku zullumqari ka dalë cullak
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Ilir NIKOLLA – Zgjedhjet e 25 prillit, një ekuacion ku zullumqari ka dalë cullak

By
Ilir NIKOLLA
10/03/2021
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Kureshtja e listave elektorale u shua. Lajmi më i mirë, në nisje të fushatës, është se s’pati supriza. E dimë cilët janë autoritetet që i zgjodhën kandidatët, si i zgjodhën dhe pse i kanë renditur asisoj.

Për shkak të mungesës së surprizave, edhe duhet të jetë shumë e thjeshtë përzgjedhja e 25 prillit. Nuk duhet të hutohemi e të kërkojmë ku është hileja. S’ka hile në listat e kësaj here, as strategji që duhet admiruar. Loja ka qenë me “detyrim-përcaktim”, prandaj edhe të dyja palët kanë luajtur me armët e tyre më të rënda, pra s’kanë luajtur me befasinë, por me forcën.

Thënë këto konsiderata të para, përgjegjësia e secilit prej ndjekësve nga afër të politikës në Shqipëri dhe të këtij tranzicioni të stërzgjatur (çka e konsideroj modestisht edhe veten), është ta thjeshtojë leximin dhe të tërheqë vëmendjen tek gjërat e rëndësishme, duke e ndihmuar zgjedhësin të mos hutohet nga spektaklet darovitëse me ish-mjekë, ish-inxhinierë a ish-gjithçkabërës. Në listat e partive politike nuk duhet kërkuar ekselenca, nuk duhet kërkuar Jezu Krishti e as Baba Dovleti, ai që e shpëton vatanin nga inglizi a Evropa mosmirënjohëse. Fundi i tranzicionit kërkon njerëz normalë, prandaj letra e lakmuesit është kërkimi i zullumqarëve dhe në ç’llogore janë rreshtuar. Zullumqarët mund të jenë përsëritës, mund të kenë dalë me arrogancë para nesh për vite me radhë në poltrona pushteti, mund të jenë emëruar edhe ndër opozita, por mbi të gjitha mund të jenë përfitues të mëdhenj të buxhetit të shtetit, për shkak të ortakërisë me pushtetin.

Kërkimi i zullumqarit dhe identifikimi i llogores duhet të jetë ushtrimi i kësaj fushate elektorale. Përpjekja për të gjetur gramin e listave na çon vetvetiu tek përzgjedhja e drithit, tek përzgjedhja e jo-zullumqarëve. Të dhënat janë të qarta për të gjithë. Ata që janë identifikuar si të lidhur me narkotrafikun dhe me bandat janë kainët e listëve, ata që e kanë majmur pasurinë dhe tyre dhe e kanë qindfishuar atë janë alibabat e listave, ata që gjenden në listat për vjedhje votash dhe janë sërish në listat për t’u zgjedhur janë ndihma më e madhe që na jepet për të ditur si të zgjidhet me 25 prill.

E krejt në fund, nëse edhe pas këtyre indicieve, nuk e gjejmë dot zullumqarin ndër lista, duhet të mendojmë për 8500 shqiptarë më shumë që humbën jetën vitin e fundit, për shkak se u gjendën të vetëm përballë pandemisë e që s’po shohin asnjë vaksinë në horizont.

Shpallja e listave zgjedhore na ndihmoi duke mos na hutuar me surpriza, prandaj ekuacioni i 25 prillit është i thjeshtë: të identifikojmë zullumqarët e listave dhe të mos i votojmë ata.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Red VARAKU – Kurbanët e fundit të një PS-je që po jep shpirt
Next Article Erl KODRA – Të vërteta të thjeshta

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?