GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Rama, si gjeli majë inceneratorit, i jep udhëzimet SPAK-ut
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Rama, si gjeli majë inceneratorit, i jep udhëzimet SPAK-ut

By
GazetaTjeter
24/02/2022
4 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

“100 herë të ktheheshim pas, 100 herë do e bëja këtë punë me inceneratorët”. Kjo ishte kryefjala e kryeministrit Rama në dëshminë e dhënë në Komisionin Hetimor Parlamentar. Ndonëse ka akuza penale për një aferë të frikshme korrupsioni, në përfshirjen e disa ministrave të tij, ai amnistoi këdo që ka shkelur ligjin.

Kjo nuk ishte një deklaratë politike për të dalë nga një situatë aspak gaztore e cila sot ka në burg ish-ministrin Lefter Koka dhe biznesmenët e oazit qeveritar Klodian Zoto dhe Stela Gugallja të shpallur në kërkim, por një sinjal i qartë për drejtësinë e re (që ka dëshmuar se është më e vjetër se e vjetra), që hetimin ta ndalin aty ku është sot.

Për Erion Veliajn ishte i qartë kur e mbrojti në çdo nismë, edhe pse ka shmangur Këshillin Bashkiak në miratimin e konçesionit dhe njëkohësisht edhe të pagesave për inceneratorin që po paguhet ende, por as nuk është ndërtuar. Në afër dhjetë orë dëshmi, Rama përmendi disa herë, në çdo përgjigje fjalën “procedurat nuk i bëj unë, por besoj se çdo procedurë është ligjore”. Dëshminë më shumë e mbuloi me histerizmin propagandistik, duke tentuar të mbyllë, e madje të djegë aferën korruptive e cila sot ka dalë në mes të sheshit dhe po hidhet si “mbeturinë” në landfillin qeveritar, mu në sytë e SPAK-ut të mpakur.

Deklarimet e Ramës si dëshmitar në Komisionin Hetimor Parlamentar nuk ishin vetëm propagandë politike, por mirëfillltas sugjerime për strukturën e posaçme me emër të madh dhe punë të vogël, SPAK. Për Ramën, kjo dosje mbyllet këtu, duke i dhuruar vetëm Kokën si “kokë turku” që shërben edhe si “deftesë filloreje” për dy ambasadorë që u përfundon mandati në muajt e ardhshëm.

Rama nuk ishte në atë komision për të kundërshtuar gjetjet e opozitës, pasi vetë e ka të qartë se çdo procedurë dhe miratim për konçesion është një aferë e pastër, por për të orientuar “drejtësinë e re”, se nuk duhet të bëjnë asnjë hap më tej, duke i lënë të lirë ministrat e përfshirë, apo edhe vetë atë të qetë në malin e mbetjeve ku hidhet vallja e korrupsionit.

Që Rama ka lëshuar vetëm Kokën, për të mbrojtur të tjerët, u duk qartë edhe në dëshmitë e dhëna nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ish-ministri Damian Gjiknuri dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Që të tre më shumë qeshën në komision sesa u përgjigjën, duke shprehur një ekzaltim që iu vu kapaku nga dëshmia e Ramës, i cili i mori të gjithë në mbrojtje.

Për veten e përmendi disa herë se “hetimi është individual dhe jo kolektiv”, duke përjashtuar përgjegjësinë e tij. “Vetë nuk mbaj përgjegjësi, por nuk bëj me përgjegjësi as përgjegjësit”, ishte ky qëndrimi i vazhdueshëm i tij në përroin psiqik të dhënë në Komisionin Hetimor Parlamentar.“Unë nuk merrem me procedurat, unë merrem me revolucionin mjedisor”-përmendi shpesh kryeministri, dukshëm në relativizimin er çdo afere e cila tashmë po venitet edhe në SPAK që me gjasë çështjen po e mbyll me kaq, ose me procedimin e personave teknik që nuk e kanë problem për të bërë pak muaj burg për partinë.

You Might Also Like

Nga “Non Grata” te rikthimi amerikan: si u përmbys një nga betejat më të ashpra politike të dekadës në Shqipëri
Paradoksi i “lirisë”: Batoni kundër Hasanit, ose, kur aktivizmi quhet “huliganizëm” dhe propaganda “gazetari”
PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës
Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article ‘Profecia’ e Kennan për zgjerimin e NATO-s në vendet e Lindjes
Next Article Nga Ylli MANJANI – ‘Ambasadorët shkojnë e vijnë, Shqipëria mbetet, o hajvanë!!’

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?