GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Pse nuk ishte sot Rama në Prishtinë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Pse nuk ishte sot Rama në Prishtinë

By
GazetaTjeter
18/01/2020
2 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Para pak ditësh, gazeta më e madhe online në Kosovë, Express, shkruante se gjykata është i vetmi vend për Edi Ramën në Kosovë. Ajo i referohej padisë që Edi Rama ka bërë ndaj kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj. Ky i fundit e akuzon kryeministrin shqiptar për tradhti.

Nuk dihet nëse Edi Rama do ta vizitojë Kosovën, por të shtunën ai nuk ishte në një aktivitet të rëndësishëm të organizuar me rastin e 20-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë. Në shenjë falenderimi, Ipeshkvia e Kosovës kishte mbledhur krerët e dy shteteve.

Burimet i thanë SYRI.net në Kosovë se Edi Rama nuk ka qenë i ftuar. Kurse nga Tirana nuk flitet për këtë çështje, ndërsa thuhet se kryeministri ka sërish shqetësimet e zakonshme shëndetësore, për të cilat ka folur edhe publikisht.

Vizita e fundit e Edi Ramës në Kosovë ishte shtatë muaj më parë, në 20-vjetorin e çlirimit. Por edhe ajo vizitë shënoi disa momente skandaloze. I ftuar i nderit ishte ish-presidenti amerikan, Bill Clinton. Ky i fundit nuk i dha as dorën kryeministrit Edi Rama, që gjatë ceremonisë solemne foli më shumë me gjuhën e trupit. Ai ishte i vetmi që mbante syze gjatë gjithë kohës dhe këmbët mbi këmbë.

Burimet i thanë SYRI.net në Kosovë se ai kishte kërkuar që të fliste, por nuk ishte pranuar. Dukej se kjo vizitë e fundit skandaloze ishte një parapritë për atë që do të pasonte kur Edi Rama shënoi një rekord të rëndë, duke u bërë i pari politikan i Shqipërisë që i ka kundër të gjithë politikanët e Kosovës dhe opinionin publik atje dhe këtu.

Se kur do jetë vizita e radhës në Kosovë, kjo nuk dihet. Por e sigurt është se kurdo që të bëhet, nëse do bëhet, interesi do jetë i madh, jo sepse po vjen dikush nga shteti amë, por sepse po vjen dikush i akuzuar nga politikanë të lartë të Kosovës për tradhti.

You Might Also Like

Nga “Non Grata” te rikthimi amerikan: si u përmbys një nga betejat më të ashpra politike të dekadës në Shqipëri
Paradoksi i “lirisë”: Batoni kundër Hasanit, ose, kur aktivizmi quhet “huliganizëm” dhe propaganda “gazetari”
PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës
Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Bar Refaeli, mama për të tretën herë
Next Article Fitim ZEKTHI – Le të plasin në mllefin e tyre

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?