GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Poli HOXHA – Pse Rama është i vërtetë kur i shpall ca gazetarë, më djaj se Ndrangheta!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Poli HOXHA – Pse Rama është i vërtetë kur i shpall ca gazetarë, më djaj se Ndrangheta!

By
Poli HOXHA
28/01/2021
8 Min Read
Share
SHARE

Sa herë që në Shqipëri opinioni tronditet nga hetime si ky i fundit i antimafies në Itali, mezi pres daljen e Edi Ramës.

Jo për ta dëgjuar se çfarë do të thotë, sepse të paktën që nga koha e kriminalizimit të parlamentit e bashkive me deputetë e kryetarë që i morri edhe nga llumi i krimit, kemi të bëjmë me shfaqjen e të njëjtit film por me protagonist të ndryshëm. Veç personazhi kryesor që është ai vetë, e nuk ndryshon.

Pra pres që të sigurojë videon dhe të vrapojë te një miku im i specializuar jashtë vendit, në fushën e psiko-analizës. Ulemi bashkë dhe e dëgjoj kur fut në ekspertizë jo thjesht fjalët, por gjendjen psikike dhe emocionale të kryeministrit. Shans i madh është, nëse ai del përpara kamerave ‘flakë për flakë’. Pra menjëherë pas publikimit të ndonjë skandali, me këto përmasa.

Këtë herë, nuk e bëri. U mendua, testoi, u përpoq që të qetësohet, të para përgatisë 2-3 ditë terrenin me agjitpropët e tij nëpër studio televizive. Të gjithë të bashkuar me një tufë gazetarësh e mediesh, për të ardhur keq. Të shpërfytyruar në penë e ligjëratë e pa asnjë lloj frene, as sa për të ruajtur formalisht figurën e tyre publike. Për të sfumuar sado pak neverinë që lenë pas, me përpjekjet sa qesharake aq edhe absurde, për ti ngritur organizatës në pushtet alibi në ajër.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Doli Edi Rama; me vonesë dhe më i parapërgatitur, por as këtë herë nuk zhgënjeu.

Analiza psiko-emocionale ishte pak a shumë e njëjtë me atë që i është bërë kur i ngelën në derën që u hapi vetë, deputetë e kryetar bashkish të përzier kokë e këmbë me krimin. Kur mbronte e flakte sipas rastit, Elvis Roshin me 7 emra; Saimir Tahirin e drogës; Agron- Geron- Fatmir Xhafën; Vangjush Dakon `duarakullorja`; gjithë kupolën e Rilindjes që mbetën si peshq budallenj në rrjetën e përgjimeve gjermane, duke bërë tërmet votash së bashku me krimin në zgjedhjet e Dibrës, e ato për tepsinë e madhe në vitin 2017.

Dhe kështu sa herë që kapet në flagrancë, ai ngërthehet papritur nga një kolaps psikologjik dhe emocional. Ky kolaps psikik shket jo rrallë, deri në shfrime të frikshme traumatike, veçanërisht kur shoqërohet me stimulant të fortë.

Sytë që i rrotullohen anash, lart, poshtë e brenda kafkës, 360 gradë. Dhëmbët që i hollohen, ndahen e zgjaten, duke ju  rikthyer si në kohën kur nuk ende nuk i kishte riparuar në Nju Jork. Një tollovi mimika që ndryshojnë brenda sekondës; një mishmash ngërdheshjesh e plastikë  kërcënuese njëkohësisht.

Burimi është frika- tha eksperti- një frikë e madhe e fshehur brenda që rritet çdo ditë dhe tenton që të plasë jashtë!

Tentativa e të zotit për ta fshehur e ndrydhur atë, për ta shitur përpara të tjerëve në siguri dhe vendosmëri, bën të kundërtën. Shkatërron edhe logjikën, ndaj shpërthen në formë mllefi dhe kërcënimesh.

Pas një goditje të tillë në tru e shpirt, u shfaq edhe mëngjesin e kësaj të marte përpara gazetarëve, duke tentuar që të mbrojë organizatën e tij. Ngriti alibi qesharake për `Ndrangheta` dhe shpalli si armiqtë më të mëdhenj të vendit, ata gazetarë e ato media, që  janë katandisur nën kujdesin e tij personal, më pak se gishtat e njërës dorë.

‘Ju që e luftoni mafien, ata që e luftojnë mafien shtrirë nëpër kolltuqe si derrat e kënaqur të Migjenit, e mbajnë shqiptaret me dokrra, e bëjnë si ekspertë të luftërave e janë më të korruptuar e inkriminuar se gjithë ne së bashku po e po, se as unë e as ju nuk hyjmë në këtë kategori, por dhe më keq se ata që i përkasin botës së krimit’, shpërtheu.

Ishte qelbi që plasi vrullshëm nga mali i makateve dhe frikës që Edi Rama mbart në thellësitë e koshiencës dhe subkoshiencës së tij.

Konkluzioni: Gazetarët dhe mediet që bëjnë thirrje për të hetuar SPAK këtu mbi përgjimet dhe indiciet që dalin nga plani shqiptar i ‘Ndragheta’; ata që kërkojnë të hapet dosja e lejeve të ndërtimit, pasurive të patundshme shtetërore e private, atë të pastrimit të milardave (sipas ndërkombëtarëve), ata që sugjerojnë që të ndiqet paraja… ata janë më të rrezikshëm, edhe se mafia e frikshme italiane!

Shumë kolegë u revoltuan pasi e dëgjuan, por e kanë gabim pasi Edi Rama në këtë rast është treguar i sinqertë dhe i vërtetë në maksimum.

Gjithçka që ka ndodhur me shpejtësi në këto 8 vite, pra instalimi i një shteti e pushteti klepto-mafioz, mbulohet dhe qëndron në këmbë vetëm në sajë të propagandës e cila ja ka dalë deri më tani që të prodhojë një kamuflazh perfekt.

Ndrangheta (siç del edhe në përgjim), krimi i organizuar dhe trafikantët e drogës janë miq dhe ortak të Rilindjes. Armiqtë e vërtetë të këtij lloj shteti, janë ata që demontojnë mirazhin që ndërton Rama me makinerinë e tij të propagandës mashtruese.

Ndaj ata gazetarë që kërkojnë hetim mbi skemën mafioze shtetërore që është ngritur në Shqipëri me paratë e krimit dhe korrupsionit, për Ramën janë përnjëmend, më të rrezikshëm edhe se vetë Ndrangheta!

Madje ka arritur puna që armiq të shpallen, edhe ata që flasin me logjikë e që kalkulojnë të dhëna që janë sheshit në Shqipërinë e tij.

Jemi katandisur fiks si në romanin fanta-politik të Xhorxh Oruellit, ‘Viti 1984’, ku në shtetin e `Oqeanisë` herezia, krimi më i madh ishte të mos pranoje atë që kishte vendosur Ministria e të Vërtetës (propagandës) e cila inxhinjeronte çdo fakt, njësoj si bën këtu zyra e Fugës.

Edhe faktin që dy plus dy, nuk bëjnë asnjëherë katër, por gjithmonë pesë!

Prandaj Edi Rama është i vërtetë kur sulmon ata pak zëra logjikë dhe i shpall armiqtë më të mëdhenj të vendit, e i vendos mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Dhe ja ku jemi: Ka arritur puna deri aty sa që të thuash në Shqipërinë e Edi Ramës se `dy plus dy bëjnë thjesht katër`, është një heroizëm i madh!

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Ylli MANJANI – Nëse shoqëria e ka gojën për bukë, politika është “legjitime” jetë me krimin
Next Article Red VARAKU – Tre arsye pse Edi Rama nuk ngjall më besim
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?