GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ylli MANJANI – Nëse shoqëria e ka gojën për bukë, politika është “legjitime” jetë me krimin
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Ylli MANJANI – Nëse shoqëria e ka gojën për bukë, politika është “legjitime” jetë me krimin

By
Ylli MANJANI
24/01/2021
2 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Çështjet e krimit, drogës e mafias nuk figurojnë në asnjë sondazh si shqetësim i shqiptarëve.

Ky fakt është ulëritës për ne të gjithë si shoqëri!!!

Dmth, nuk është faji i sondazheve sepse pyetjet mbi krimin e drogën bëhen rregullisht, por njerëzit nuk i shohin si problem.

Kjo është dramë sociale.

Shoqëria jonë bashkjeton mirë me krimin, drogën e mafian. Mjafton që këto të shpërndajnë para për bukë dhe ska asnjë problem. Duket sikur kjo shoqëri e ka gojën vetëm për bukë…!

Këtu e ka burimin kriminalizimi i pushtetit. Këtu e ka burimin penetrimi i krimit e mafias në pushtet e vendimmarrjen publike. Nëse publiku nuk e sheh të udhës ndarjen e vetes me krimin, është e kotë të flasim për shtet, ekonomi të lirë dhe demokraci.

Këtu e ka burimin edhe mos reagimi social ndaj hajdutëve të votave që i njohu gjithë Europa si të tillë. Këtu e ka burimin 20% – shi i Ndrangetës për bashkinë e për ministrin enigmatik.

Ky element më le pa tekst, me thënë të drejtën.

Personalisht nuk jam pajtuar e as pajtohem më këtë “paqe sociale” me krimin e mafien. Edhe sikur i vetëm të jem, rrefuzoj ta pranoj krimin e mafien si burim zhvillimi. Aq më pak si standard demokracie.

Jam ndarë me këtë mentalitet edhe kur shërbeva në kabinet qeverisës dhe denoncova drogën, kur të gjithë (mesa duket me të drejtë) më thonin “je i sigurtë ti që nuk na penalizon politikisht denoncimi i drogës”?!!!

Edhe sot nuk e di a jam i sigurtë, por e di që jam në rrugën e drejtë. Krimi e mafia janë e keqja e çdo shoqërie. Kjo e fundit, nëse është normale ndahet prej tyre.

Shoqëria që bashkjeton me krimin nuk ka asnjë shanc të jetë e drejtë! Politika që përfaqëson këtë shoqëri, ska sesi të mos jetë mafioze.

You Might Also Like

Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Nga Andi BUSHATI – Të vërtetat alternative të Ramës
Nga Armand SHKULLAKU – Çfarë fshihet pas puthjes së Ndrenikës
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Andi BUSHATI – Mos dëgjoni përgjimet, besoni sondazhet
Next Article Poli HOXHA – Pse Rama është i vërtetë kur i shpall ca gazetarë, më djaj se Ndrangheta!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
Politike

Nga “Non Grata” te rikthimi amerikan: si u përmbys një nga betejat më të ashpra politike të dekadës në Shqipëri

11/06/2026
8 Min Read
Politike

Paradoksi i “lirisë”: Batoni kundër Hasanit, ose, kur aktivizmi quhet “huliganizëm” dhe propaganda “gazetari”

09/06/2026
5 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?