GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Para dhe pas 14 Majit, si u tërhoq Rama nga akuzat për shovinizmin e Belerit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Para dhe pas 14 Majit, si u tërhoq Rama nga akuzat për shovinizmin e Belerit

By
GazetaTjeter
15/08/2023
6 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Në përgjigjen që i dha grekëve të irrituar për burgosjen e fituesit të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shfaqi një fytyrë tjetër nga ajo kishim parë dhe dëgjuar para zgjedhjeve të 14 majit. Ndoshta për shkak të lobimit grek në kancelaritë europiane dhe në ëashington, Rama nuk ishte më politikani i acaruar që nuk la sharje pa i thënë Belerit.

Përkundrazi në “çarçafin” e radhës i përmbahet modelit të politikanit europian që respekton institucionet e pavarura.

Νόμῳ πείθου🇬🇷🤝🇦🇱Bindju ligjit* U bënë disa muaj që politikanë dhe media të caktuara në Greqi, kërkojnë nga Shqipëria që…

Pubblicato da Edi Rama su Martedì 15 agosto 2023

Përgjigjia e tij, e titulluar “Bindju Ligjit” ka dy mesazhe kryesore, një ku trajton presionin e grekëve për lirimin e Belerit dhe një tjetër, ku arsyeton mbi qëndrimin e shtetit shqiptar dhe të atij vetë.

Në mesazhin e parë, kryeministri shfaqet i habitur se si grekët po “absolutizojnë përkatësinë etnike të subjektit të protestës mbi çdo normë juridike, standard ligjor e logjikë demokratike”. Protesta e tyre në Himarë, thotë Rama ishte kundër vendimeve të gjykatave dhe se grekët po “politizojnë një çështje të drejtësisë shqiptare”.

Kryebashkiakët që morën pjesë në tubim, atë të Athinës dhe atë të Selanikut i sheh si “të denjë për skenarit të një filmi sarkastik për marrëdhëniet ndërshtetërore në një Ballkan të denjë për stereotipin e vet të vjetër të përplasjeve “kush jam unë e kush je ti!”,

Ai flet edhe për “pasoja regresive të rindezjes së flamës së nacionalizmit, e të ndjenjave negative reciproke”. “Grupe të caktuara ekstremistësh, i mezipresin këto raste me bidon benzine në dorë” thotë Rama.

Në anën tjetër, kur arsyeton për qëndrimin e tij, kryeministri përmend akuzat e Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar, përmend krimin e blerjes së votave dhe Kodin Penal të Shqipërisë, përmend Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe ndarjen e qartë të pushteteve, e cila u arrit falë Reformës në Drejtësi.

Eshtë “standardi i panegociueshëm i Bashkimit Europian, për të mos u përzier kurrësesi në punët e gjyqësorit për çfarëdo arsyeje politike” shkruan Rama, ndërsa jep shembullin e disa kryebashkiakëve socialistë që sot janë të paraburgosur.

Kjo distancë gati higjenike që Rama shfaq përballë autoritetit te SPAK dhe Gjykatave te Posaçme, jo vetëm se është një shpjegim i shtrembëruar i asaj që ndodhi me Fredi Belerin, por edhe një tërheqje nga sulmi agresiv, që kryeministri ndërmori gjatë fushatës kundër kandidatit me kombësi greke. Duke thënë një gjysëm të vërtetë për rolin e SPAK, apo duke ia lënë faturën e arrestimit SPAK-ut, kryeministri Rama lan duart nga roli i tij në gjithë këtë skenar, për të krijuar idenë se zhvillimet janë ato që ndodhin normalisht në një shtet të së drejtës dhe nuk kanë të bëjnë me ndikimet politike. Por kjo vihet në dyshim nëse kthehesh pas në kohë, kur sheh mesazhet e shpërndata gjatë fushatës.

Pikë së pari, duhet thënë se Fredi Beleri nuk u arrestua nga SPAK, por nga një aksion i operacionales, që është një nga strukturat e policisë së shtetit. U tha se ai ishte filmuar duke shpërndarë para dhe se ekzistonte një video për pagesën e votave, por më pas kjo rezultoi e pavërtetë. Për më tepër, arrestimi i tij për krime zgjedhore, u firmos nga Prokuroria e Vlorës që nuk e kishte në kompetencë fare këtë akuzë dhe që u rimor më pas nga SPAK.

Rama shpërtheu në sharje, në shantazhe, kërcënime dhe paralajmërime për Belerin, pas mitingut të Himarës. Në atë kohë, kryesocialisti mori sinjalet se një nga bashkitë më të pasura të vendit, për shkak të mrekullive natyrore, do t’i rrëshqiste nga duart.

Ndryshe nga çfarë shprehet tani, Rama nuk ngurroi ta stigmatizojë Belerin pikërisht për përkatësinë e tij greke. Sipas Ramës, Beleri nuk meritonte të banonte në Himarë për shkak se premtonte “helenizimin” e Himarës. Sipas Ramës Beleri ishte një kandidat përballë të cilit duhej të ishin bashkuar të gjithë shqiptarët, PD dhe PS bashkë, sepse ai dikur ishte akuzuar për vrasjen e ushtarëve shqiptarë.

Rama nuk e akuzoi asnjëherë Belerin si blerës votash, por gjithnjë si një ekstremist, diversionist, që përfaqësonte skutat më të errëta të nacionalizmës.

Nga Lushnja në Fier, nga Tirana në Kamëz dhe po ashtu në Himarë, Beleri ishte kryefjalë të fjalimeve të kryeministrit, ndërkohë që forcat e policisë po përgatisnin arrestimin përmes një të infiltruari që tentonte t’i shiste vota kandidatit me kombësi greke. Dalloni se si sot, Rama kursehet me këto akuza dhe bën një hap pas, duke ia lënë arrestimit thjesht dhe vetëm institucioneve të drejtësisë.

You Might Also Like

Nga “Non Grata” te rikthimi amerikan: si u përmbys një nga betejat më të ashpra politike të dekadës në Shqipëri
Paradoksi i “lirisë”: Batoni kundër Hasanit, ose, kur aktivizmi quhet “huliganizëm” dhe propaganda “gazetari”
PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës
Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Dua Lipa sërish në Shqipëri, ja ku po i kalon pushimet
Next Article Nga Andi BUSHATI – Sa i kushton Ramës koka e Belerit

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?