GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Një krahasim i pamundur mes Berishës dhe Ramës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Një krahasim i pamundur mes Berishës dhe Ramës

By
GazetaTjeter
06/01/2020
4 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Është një fakt që nuk mund të kundërshtohet. Qeverisja e Berishës u demonizua aq shumë nga propaganda e Ramës, dhe u la kaq shumë pa avokati nga demokratët, sa u arrit të krijohej bindja, që 8 vitet e liderit historik demokrat, ishin një e keqe e madhe për vendin.

Rama u soll gjithë kohës sikur e kishte nisur nga viti zero, dhe që po mbyllte gropat e lëna nga Saliu. Po ashtu, ai e mbajti të gjallë tezën, sikur kishte trashëguar nga paraardhësi, ndonjë semundje të rëndë.

Në realitet, bilanci i Berishës, megjithë vrimat e zeza, ishte i konsiderueshëm. Investimet në infrastrukturë, në cdo drejtim, shkolla, energjetike, rrugë, ujësjellësa, ishin transformuese.

Po ashtu, pati kulme në proceset e integrimit, si amëtarësimi në Nato, apo heqja e vizave me zonën shengen, dhe dorëzimi i kërkesës për hapjen e negociatave me BE.

Këto arritje u lanë në hije, nuk u avokuan si duhet, dhe Rama ja doli të krijonte një ide fikse te njerëzit, se kthimi tek PD, ishte si kthimi tek një e keqe. Edhe pse mandati i dytë i Berishës e sidomos fundi i tij, ishte një periudhë e palavdishme, kjo smund të errësonte totalisht sukseset, ku nuk duhet lënë pa përmendur lufta ndaj krimit dhe bandave.

Dhe kjo nuk ka se si të mos i bjerë ndermend njerëzve, sidomos nëse bëjmë një krahasim me qeverisjen e Edi Ramës sot, teksa ka bërë 6 vite. Cdo rezultat i tij, në infrastrukturë, integrim, rend e siguri, as nuk i afrohet atyre cfarë bëri Berisha. Le të mos shkojmë tek një cilësi tjetër për të cilën u anatemua shumë lideri historik demokrat, që ka të bëjë me abuzimin në qeverisje. Përtej asaj që e dinë dhe e prekin njerëzit vetë cdo ditë, raportet e fundit të Bankës Boterore, e kanë nxjerrë në nivel alarmant rryshfetin, duke e vendosur Shqipërinë në treshen e vendeve më të korruptuara të Botës. Por, le të ndalemi tek një detaj. Të bëjmë një krahasim mes ekipit, mes ministrave të Sali Berishës, dhe Edi Ramës, nje tregues mjaft domethenës.

Teksa ish-kryeministri qeveriste me, Ridvan Boden, Sokol Olldashin, Lulzim Bashën, Genci Rulin, Majlinda Bregun, Besnik Mustafajn, Bujar Nishanin, Eduart Halimin, keto disa nga emrat, Edi Rama po drejton vendin me Anila Denajn, Shahinin, Gent Caken, Margaritin, Manastirliun, Lleshin e Spiropalin, Ballukun e Elitda Gjonajn. Do të mjaftonte një krahasim mes këtyre listave, njerëzve, personaliteteve, karrierave, dhe begraundit të tyre, për të kuptuar, se me rilindjen, jo vetëm që nuk pati progres dhe ecje para, perkundrazi, u shenuan mjaft hapa pas.

Rama ja ka dalë të mbulojë këto njolla regresi falë propagandës, duke damkosur si djallë Berishën, e duke e shpallur si një soj të ri njeriun rilindas, sikur është nga natyra më i mire, më i arrire. Po kur mungojnë arritjet, rezultatet, dhe bilanci, mund të shtysh e të mbahesh ca kohë me media e propagandë, po jo për shumë gjatë.

You Might Also Like

Nga “Non Grata” te rikthimi amerikan: si u përmbys një nga betejat më të ashpra politike të dekadës në Shqipëri
Paradoksi i “lirisë”: Batoni kundër Hasanit, ose, kur aktivizmi quhet “huliganizëm” dhe propaganda “gazetari”
PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës
Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article “Mos më lër, tani je yll vetëm falë meje”: Pastaj e vrau atë
Next Article A bënin gratë seks më të mirë në komunizëm?

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?