GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Lutfi DERVISHI – Kur ngatërrojmë Evropën me BE dhe samitet me reformat!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Kur ngatërrojmë Evropën me BE dhe samitet me reformat!

By
Lutfi DERVISHI
09/04/2025
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Në një akt solemn, qeveria ka shpallur 15 dhe 16 majin ditë pushimi, jo sepse kemi festë kombëtare, as ndonjë vizitë papnore, por sepse në Tiranë do të mblidhet Komuniteti Politik Evropian (KPE). Titull pompoz tash tre vjet, si një pemë që nuk lidh kokrra!

Qeveria, me dashurinë e zjarrtë për gjeste teatrale, vendosi të mbyllë zyrat shtetërore në Tiranë, Kamëz, Vorë e Krujë. Përjashtohen nga pushimi forcat e rendit, mjekët dhe zjarrfikësit, si me qenë gjendje lufte. Në luftë nuk jemi, por dikush duhet të shpjegojë në çdo cep të qytetit se çfarë është ky Komunitet Politik Evropian (KPE) që po na bllokon rrugët, ekranet e televizioneve dhe… mendjen. Duket njëlloj si Plani Balladur i Stabilitetit 30 vjet me parë, që u zvenit pa lënë gjurmë.

KPE?

Ka europianë që e bëjnë këtë pyetje, shumica as që ka dëgjuar për të, ndërsa më të informuarit thonë se është një mekanizëm për të përfshirë vendet e Ballkanit, por pa i futur në BE. Një bebe franceze, një mençuri marramendëse, por në vetvete, bosh! Krejt bosh!

Për ata që thonë “Bravo” pa hapur gojën lideri, kjo “Europa” që vjen në Tiranë nuk është as Bashkimi Evropian, as NATO, e as ndonjë aleancë që sjell fonde, as, as, as… Komuniteti Politik Europian është… një lloj “Eurovizioni pa këngë”, ku liderët bëjnë selfie, flasin për “vlera dhe sfida të përbashkëta” dhe…mirupafshim në samitin e radhës.

Por atëherë përse gjithë kjo histeri?

Sepse jemi në fushatë. Ja, erdhi Europa këtu. Ndërkohë që fjala “samit” përmendet 35 herë në ditë, harrojmë që kemi 34 kapituj për të mbyllur.

A po vjen vërtet Europa këtu?

Samiti i mëparshëm i KPE-së u mbajt në Moldavi! Atje nuk pati ditë pushimi, nuk u bë Chișinău si “Tirana e blinduar”, dhe askush nuk ndërpreu orët e punës për të parë Ursula von der Leyen duke bërë shëtitje me Maia Sandun. Uau, çfarë fati i lumtur për ne shqiptarët!

KPE nuk jep fonde, nuk hap negociata, nuk vendos standarde. Është një klub që i thotë vetes “politik”, por ka aq efekt praktik sa mund të ketë një postim në Facebook.

Me pak fjalë: Tirana po bën teatër me Evropën! Po gënjejmë veten. Për këtë, nuk na e merr njeri. Publikun evropian, aq më pak zyrtarët, nuk i mashtrojmë dot lehtë. Sepse Evropa, ajo e vërteta, ku mund të na çojë vetëm PS-ja, nuk impresionohet me samite që paralizojnë qytete, por me vende që bëjnë reforma, jo “show”.

Dhe, në këtë klimë globale të paqartësive, fakti që askush nuk e di saktësisht çfarë është Komuniteti Politik Evropian… kjo është gjëja më evropiane që mund të ndodhë.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Vendi i mrekullive, këtu është 27 gradë gjatë gjithë vitit dhe benzina kushton 50 cent/litër
Next Article Dy gratë socialiste që prishin fasadën e Edi Ramës Dy gratë socialiste që prishin fasadën e Edi Ramës

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?