GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga lider në lodër, si po e përdor Rama për herë të fundit Lulzim Bashën
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Nga lider në lodër, si po e përdor Rama për herë të fundit Lulzim Bashën

By
GazetaTjeter
24/03/2025
5 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Videot qesharake në Facebook dhe disset e Unikkatilit, si e degradoi Basha lidershipin politik në karagjozllëk

Ditët e fundit, Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk po ngjajnë më me dy figura politike, por me dy personazhe komikë të një komedie, që prodhon çdo ditë nga një dozë të re neverie. Dy klounët e një Shqipërie të varfër dhe me probleme: njëri duke i dhënë gaz makinës nën tingujt e Unikkatilit, tjetri i veshur me kostum sportiv dhe i dehur nga një vetëkënaqësi arrogante.

Njëri, me këmishën e hekurosur dhe flokët me xhel që bërtet me të madhe para celularit, tjetri me vetësigurinë e një autokrati në degradim që flet për art, por vjell beton dhe propagandë.

Sot, të dy kanë gjetur një gjuhë të përbashkët: hip-hopin e Unikkatilit. Jo për të sfiduar realitetin, por për ta fshehur atë. Luli që bën diss me refrenin “Ku i ke shokët o Rame?”, ndërsa Rama ia kthen me “Se ti nuk mundesh me u shty me mu”, dhe spektakli vazhdon nga Facebook, ndërsa në sfond, një popull që shtyn ditët në varfëri, paguan fatura për projektet e oligarkisë, dhe i jep “play” kësaj farse si të ishte një episod i ri i “Portokallisë”, por me pasoja reale.

Prej vitesh tanimë, Lulzim Basha nuk është më lider opozite, por bashkë me lidershipin politik ka dorëzuar edhe fytyrën, duke u shndërruar në klounin zyrtar të qeverisë, një figurë tragjike që ka kaluar nga zhgënjimi në vetëshkatërrim. I dorëzuar ndaj idesë se nuk ka më mbështetje, nuk ka më parti, nuk ka kauzë dhe as turp, tashmë krijon skena për klikime, një celular dhe ulërimat “O Rame ku jeeee!”

Rama? Tallet, qesh dhe e përdor ish-kundërshtarin e tij, njësoj siç bëri në vitin 2017, kur e bindi të mbyllë çadrën duke i dhënë ca ministri dhe hipotekën, për t’i rrëmbyer zgjedhjet. Siç e përdori edhe kur Sali Berisha u përjashtua nga Partia Demokratike në shtator të vitit 2021, një akt që e shndërroi opozitën në orendi të thjeshtë të zyrës së Ramës.

Duhet thënë se profili i një Lul Bashe të qeshur dhe të shpenguar, është një eksperiment i dështuar. Vetë Basha bëri një tentativë për t’u shfaqur i çliruar nga kombinimi kostum-kollare gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2021. Por kur pa se përpjekja e këshilltarëve të huaj për ta sjellë liderin e opozitës më njerëzor dhe më të natyrshëm, shndërrohej vazhdimisht në frymëzim për meme, ai vetë hoqi dorë.

Sepse çfarëdo filtri të përdorësh, realiteti del i njëjti: Luli mbetet një “koçi politik”. Edhe tani, kur vëmendja publike duhej të ishte te korrupsioni, varfëria, krimi dhe keqqeverisja, Lul Basha duket se po i jep ndihmën e fundit Edi Ramës duke e shpërqëndruar elektoratin opozitar me disset, memet dhe shakatë banale nëpërmjet një skeçi, ku populli nuk është më votues, por spektator që voton me gishtin që bën scroll.

Gjithsesi, të mos gënjejmë veten. Basha nuk ka më asnjë aspiratë për të qeverisur. Kur ka vendosur të shndërrohet në jokerin e Ramës –ai ishte i ndërgjegjshëm që do të jetë thjesht një meme lëvizëse, një karikaturë e opozitës që shkakton të qeshura. Por sërish zgjedh të jetë pjesë e farsës. Sepse mesa duket, ca njerëz preferojnë më mirë t’i qeshin, sesa t’i harrojnë fare.

Rama ndërkohë ka luksin të shfaqet artist, kryeministër, baba i kombit dhe ndonjëherë edhe Unikkatil. Në fund, këtu nuk flitet më për politikë, por për humor të zi. Një serial i pafund ku e vetmja gjë që ndryshon është numri i skandaleve dhe toni i memeve; një eksperiment social ku luhet me njerëzit, që nuk duhet të kuptojnë se sa poshtë kanë përfunduar.

Pra, mos u çudisni kur shihni Lulin që bën freestyle dhe Ramen që qan hallin e SPAK-ut. Është vetëm akti i radhës i Republikës së Klounëve. Aty ku politika ka vdekur dhe komedia e zezë ka marrë pushtetin.

Zgjidhni kë doni në zgjedhje! Klounin me kravatë ose klounin me penel! Janë pjesë e të njëjtës trupë cirku. Ne na kanë lënë vetëm një funksion: ne paguajmë biletën!

You Might Also Like

Nga “Non Grata” te rikthimi amerikan: si u përmbys një nga betejat më të ashpra politike të dekadës në Shqipëri
Paradoksi i “lirisë”: Batoni kundër Hasanit, ose, kur aktivizmi quhet “huliganizëm” dhe propaganda “gazetari”
PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës
Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
TAGGED:“Portokalli”artistbaba i kombitEdi RamaFacebookklounkryeministërLulzim BashaPartia DemokratikeRepublika e KlounëveSali BerishaShqipërispakUnikkatili
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Makinat me naftë: cilat janë modelet me konsumin më të ulët Makinat me naftë: cilat janë modelet me konsumin më të ulët
Next Article Rrugët e “florinjta”, si u “gllabëruan” 1 miliard euro investime vetëm më 2024-ën

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?