GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Artan Fuga – Ligj për miq! Në mes të ditës!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Artan Fuga – Ligj për miq! Në mes të ditës!

By
Artan FUGA
02/04/2023
4 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Shihni vetëm pesë minutat e fundit të kësaj videoje që është postuar më poshtë dhe që është një rregjistrim nga seanca e fundit në komisionin e edukimit dhe medias në Kuvendin e Shqipërisë!

Çfarë skandali!

Në kohën kur deputetja Ina Zhupa bën pyetjet që ajo mendon për të nxjerrë në pah aspekte të seancës dëgjimore, dy deputetët nismëtarë që në kundërshtim me rregulloren dhe kodin e sjelljes të deputetit po mundohen të ndryshojnë ligjin për akademinë e shkencave pas kurrizit të akademikëve, kanë një sjellje shumë të çuditshme!

Sapo duhet të nisnin përgjigjet e atyre që ishin thirrur për raportim, deputeti Petro Koçi, nismëtar i këtyre ndryshimeve pas kurrizit të akademikëve kujtohet të thotë se mbledhja duhet të mbyllet sepse nuk është numri i duhur i deputetëve prezent! A thua se deri atëhere ishte korumi!

E mbyll në kokë të tij, ikën, e mbyll mbledhjen pa e hedhur në votë dhe pa pyetur kryetaren! Dhe pa pritur vendimin e kryetares të komisionit “përplas derën” dhe ikën!

Pa propozuar madje as një vazhdim të saj në një moment të dytë!

Në vend të kërkonte që të vinin deputetët e larguar!

Kaq lehtë mund të sillet një deputet që ka përgjegjësi përpara nesh?

Ndërkohë deputeti tjetër Ismet Beqiraj, nismëtari i parë i atakimit të ligjit në fuqi për akademinë e shkencave, në kundërshtim flagrant me rregulloren e Kuvendit dhe figurën etike të deputetit, deklaron se po ikën të pijë kafe me ata që ishin thirrur për dëgjesë, duke shtuar se ata “burra” janë kolegët dhe miqtë e tij!

Mbahuni fort!

As më shumë dhe as më pak, deklaron se ata për të cilët ai orvatet të ndryshojë ligjin ose të bëjë seanca dëgjimore janë : Miiiqtë e tij!

Në vend të deklarojë që meqë këta që kemi thirrur për dëgjesë janë miqtë, farefisi, kolegët e mi, unë po largohem dhe po qendroj mënjanë kësaj gjëje!

Jo, jo lufton për miqtë e vet sikurse deklaron me gojë e vet, me zë të plotë, pa iu dridhur syri fare!

Uaaaaa, e pabesueshmeeeeeee!

Hajde bëjmë ligje për miqtë, bashkëfshatarët, krushqit, komshinjtë taniiiiii!

Eshtë njësoj sikur t’i ve dhjetë një studenti që nuk ka mësuar, që është dru, gdhë, duke thirrur nga dritarja: Ikni mo, dua t’i ve dhkjetë se është djali i shoferit të autobuzit me të cilin vij në fakultet!

Harron se ligji duhet të jetë si era që fryn pa e ditur se cilin prek, se cilën velë anijeje shtyn, se çfarë gjethesh të kalbura rrëzon në tokë

Ligje për miqtë!!!

Deklarim i hapur në selinë e Kuvendit të Shqipërisë i konfliktit të interesit! Për miqtë dhe kolegët e tij bën ligj ai?!

Unë shpresoj që Kryetarja e komisionit të edukimit dhe medias, zonja Flutura Açka të kërkojë zbatimin e rregullores për këtë deklarim haptazi në kundërshtim me ligjin që më ka pataksur si qytetar! Pyetja ime për të është: Si mund të lejohen këto sjellje para syve tanë si qytetarë?

Si qytetar denoncoj këtë rast flagrant dhe si palë e interesuar kërkoj që ky deputet të mënjanohet nga çdo nismë a shqyrtim që ka të bëjë me arsimin e lartë dhe veçanërisht me akademinë e shkencave sepse deklaron që janë miqtë e tij!

A ka të drejtë deputeti të shkelë ligjin?!

Shikoni se ç’bëhet me taksat tona!

Lutem nëse bëni komente ruani etikën dhe pa përdorur asnjë fyerje, ndryshe jam i detyruar t’i heq ato komente fyese. Deputetët duhet t’i nderojmë se ata punojnë për ne !

Shiheni, shiheni dhe pastaj gjykoni pa pasion!

Çfarë skandalesh!

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Ylli MANJANI – Rrenë është … të jesh Erion Veliaj!
Next Article Aktakuza, për çfarë fajësohen katër krerët e UÇK-së

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?