GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Andi BUSHATI – Karagjozë me vulë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Andi BUSHATI – Karagjozë me vulë

By
Andi BUSHATI
27/03/2023
5 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Grupimi i vetëquajtur si PD zyrtare u soll në mënyrën më qesharake të mundshme me zgjedhjet e 14 majit. Ata nuk zgjodhën asnjërën prej rugëve që kishin në dorë. As nuk iu bashkuan kandidatëve të primareve për të mos përçarë opozitën, as nuk vepruan si një forcë politike serioze që konkuron në 61 bashkitë e vendit. Ata shkuan për variantin më absurd, atë për të propozuar kandidatë vetëm në ato qytete ku gjenin ndonjë delirant të gatshëm për tu thënë “PO”, ku zbulonin ndonjë konkurent të ushqyer me tenderat e regjimit, apo ku kishin ndonjë qokë personale për të bërë.

Askush nuk mund ta shpjegojë dot se përse “vula” duhet të ketë psh. një kandidat në Tiranë, pa pasur të tillë në Shkodër, Elbasan apo Durrës? A mos vallë gjykojnë se Erion Veliaj është i pamposhtshëm? Edhe mundet, po le ta thonë e më pas të spjegojnë se përse i lanë të lira ato qytete ku i duket se Rilindja mund të thyhet. Kështu pa asnjë sqarim kjo zgjedhje vjen era fonde bashkie.

Le të shkojmë më tej. Ta zëmë se nuk donin ti prishnin punë kolegëve si Luçiano Boçi në Elbasan, apo Zef Hila, që u treguan të i gatshëm të digjnin mandatin e deputetit. Po a nuk vlen e njëjta logjikë edhe për Belind Këlliçin?

Le të supozojnë se e kanë kundër Metës (siç disa janë shprehur edhe publikisht), ndaj të cilit po bashkojnë votat me Ramën për ta nxjerrë nga politika. Po a ka sens që në një vend të mbështesësh atë që do Meta ndërsa në një qytet tjetër ta përdorësh si alibi.

Të abstragojmë sikur po sillen si anti berishistë, që nuk e suportojnë dot një politikan të shpallur non grata nga aleati i madh. Po a nuk janë kandidatët për kryebashkiak të primareve ata që e kanë pranuar dominimin e Berishës? Ç’kuptim ka të bësh diferencë mes salistëve të bardhë apo të zinj?

Ky arrnim pa koherencë është thjeshtë karagjozllëk. Ai tregon se jo vetëm nuk kemi të bëjmë me një parti, por shumë më keq, me një çetë të sponsoruzuar nga lart, që fatkeqësisht nuk ka mbështetës.

Edhë më shëmtuar dolën në këtë ballo me maska ata që flisnin në emër të bashkimit, duke propozuar mbështetjen e të zgjedhurit të foltores, kundër rivalit socialist. Po ç’kuptim ka ky suport hipokrit, kur atij që pretendon të mbështesësh nuk i ke vjedhur vetëm siglën, vulën dhe flamurin, por mbi të gjitha, financimin publik, të drejtën për të pasur komisionerë dhe kohën e llogaritur mediatike? Ç’kuptim ka që edhe pasi nuk të është përfillur mendimi për një qëndrim kaq themelor, të vazhdosh të sillesh si pjesë e asaj që vetëquhet PD-ja zyrtare?

Duket sikur ata që iu kundërvunë Alibeajt, në vendimin e tij për të pasur “disa kandidatë”, duan të bëjnë të njëjtën lojë të fqlliqur si në 6 marsin e shkuar. Atëhere ata silleshin sikur nuk e kuptonin që Basha po i çonte drejt katastrofës dhe u befasuan aq shumë kur morën vesh rezultatin, sa i kërkuan atij dorëheqjen.

Por në këtë rast, pas 14 majit, as kjo nuk do të ketë rëndësi. Rri apo dorëqhiqet Alibeaj nga kryesimi i një çete pa vota, do të jetë më shumë një subjekt humori e gallate sesa një çështje politike.

Në këtë kuptim, fati i kësaj shporte karavidhesh është fare i papërfillshëm. Nëse ata vlejnë për një gjë, kjo nuk ka lidhje me të ardhmen e tyre, por me testimin e këtij grupimi si lakmues për zgjedhjet që do të kemi në 14 maj. Ata janë njohur dhe pranuar politikisht si faktor nga qeveria dhe ambasada amerikane. Ata janë shpallur si opozitë nga gjykata, KQZ-ja, KAS-i dhe Kolegji zgjedhor. Në bazë të ligjeve të vendit, ata do kenë njerëzit e tyre në gjithë trupën e arbitrimit të zgjedhjeve. Ata do marrin para nga buxheti për të garuar. Ata do të jenë të privilegjuar në daljet televizive dhe në pozicionin që do të mbajnë në fletën e votimit. Pra ata janë dëshmia më domethënëse e farsës elektorale që po përgatitet, ku shqiptarëve po u serviret si opozitë kryesore një grupim që i ka lënë bosh së paku 2/3 e garave për kryebashkiakë. 

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Agim XHAFKA – Belind Këlliçi premtoi transport falas, jo mender falas
Next Article Nga Meri LIKA – Me dyqind petrita vulëhumbur

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?