GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Agim XHAFKA – Belind Këlliçi premtoi transport falas, jo mender falas
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Agim XHAFKA – Belind Këlliçi premtoi transport falas, jo mender falas

By
Agim XHAFKA
26/03/2023
5 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Nuk janë bërë as 24 orë që kandidati i PD-së për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi premtoi se në se votonin atë banorët e kryeqytetit do të siguronin transport falas. Pra në çdo cep të Tiranës ata do të lëviznin pa paguar, madje dhe me autobusë cilësorë.

Kaq tha dhe ka filluar një zallamahi sikur ai u premtoi tiranasve se do hanin mender falas. Plot e plot kalemxhinj, militantë të shpifur, mercenarë të kundërshtarëve nuk pushojnë së talluri, së fyeri dhe ngrefosen duke e quajtur çdo fjalë të tij një utopi shumë të kuptueshme.

Së pari, kjo zhurmë kaq masive, e veshur me sarkazëm e tallje, kuptohet që ka një regji qendrore. Pra kampin e rilindësve përveç se e ka zënë në befasi e ka trembur nga që si aksion po zë vend te mendja e votuesit. Te votuesi që sheh thuajse çdo javë një autobus përmbys, që udhëton ngjeshur si sardele, që vapën e provon trefish në urbanët e ngadalshëm e pa kondicionerë. Shto dhe trafikun kaçurrel, e qytetarët tashmë me sy e veshë gati nga Belindi të presin shpjegimet e realizimit të këtij premtimi.

Së dyti, kuptohet që ky reagim vjen nga politika e majtë, nuk ka lidhje me banorët e lodhur të Tiranës. Se po qe për tallje, e meritonte Rama prej vitesh kur tha se do hapte 300 mijë vende pune, apo kur premtoi që energjinë elektrike familjarët do e paguanin me 6% TVSH, jo me 20%. E se si rrodhën gjërat tashmë e di kurrizi i çdo shqiptari. Pa hyrë te karburanti, te emigrimi, te shpopullimi, te mungesa e mjekëve, te droga që mbillet cep më cep e te buja që do të kemi 24 orë ujë e që doli që i kemi, por 24 orë ujë në një javë.

Së treti, ky premtim trembi Erion Veliajn që rriti dyfish çmimin e biletës së urbanit e ndërkohë shërbimi zbriti poshtë e më poshtë. Emblema e urbanëve në Tiranë është foto e atij autobusit  që u shtri mbi Lanë së gjëri, tamam si urë këmbësorësh mbi lumin e fekaleve që derdh gjithë Tirana.

Belind Këlliçi premtoi as më shumë e as më pak atë që kanë vite të realizuar në Luksemburg, Estoni, në plot bashki të Francës, në Skoci… E sa përmenden këto vende, dalin vibratorët e Lali Erit të na mbushin mendjen se ne s’jemi si ato shtete, duam vite t’i kapim. Ndërkohë Veliaj harron, çdo muaj na e bën Tiranën kryeqytet të Evropës, kampion të globit, qytet me arritjet më të spikatura e tërci e vërci.

Pra sipas Lalit qenkemi kryeqytet pararojë, pra ia kalokemi Luksemburgut e Parisit, Skocisë po e po? Atëherë pse mos bëjmë si ato? Një transport publik falas? Pse?

Se ato para na duhen për t’i vjedhur, të paguajmë gjoja inceneratorët, të paguajmë 24 milionë euro një kilometër autostradë dhe të bëjmë tendera me fitues ata që kanë ofertat më të larta. Pa harruar që mendjen bashkia sot e ka te kullat, paçka se kur mori votat Erion Veliaj premtoi se nuk do bëhet asnjë ndërtim i lartë në kryeqytet.

Belindi premtoi një gjë që vërtet është falas, por nga ajo fitojmë të gjithë. Pastrohet së pari ajri i helmuar në qytet. Tirana sot është krematorium gjigant, ka një ndotje disa fish mbi normat. Po asfiksohemi çdo minutë. E kryesorja, banorët do ndjehen zotër të taksave të tyre. Me urbanët falas do u rikthehen 20 milionë euro nga taksat që kanë paguar, pra nuk do ua vjedhë siç e bën sot,  rilindja e Al Kapones.

Belindi premtoi transport urban falas.

Një gjë e provuar me sukses, një shërbim efikas ashtu siç e kanë plot e plot vende. Kështu kuptojeni dhe kështu lexojeni, o vibratorë të Lalit.

Se votuesit tashmë e kanë aq të qartë sa ju keni të drejtë që jeni në alarm.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Basir ÇOLLAKU – ​Bashkiaku Këlliçi, 50 ditët e fundit të Veliajt e pis-parasë së tij!
Next Article Nga Andi BUSHATI – Karagjozë me vulë

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?