GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: McGonigal, hija që nuk po i ndahet Edi Ramës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

McGonigal, hija që nuk po i ndahet Edi Ramës

By
GazetaTjeter
05/01/2024
5 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Edi Rama ngre supet dhe bën të paditurin sa herë atë e pyesin për çështjen McGonigal, por në fakt, në mënyra të ndryshme hija e agjentit të dënuar të FBI-së po e ndjek atë nga pas. Kështu ka ndodhur edhe me raportin e kongresmenëve amerikanë të cilët hetuan për shpenzimet që politikanët e huaj kishin bërë në hotelin e ish presidentit Trump në Uashington, duke i cilësuar ato si përpjekje për të ndikuar mbi vendimarrjen përmes interesave financiare që kishte presidenti. Nga ky raport, agjensia BIRN zbuloi se rreth 6 mijë euro për fjetje dhe sajdisje i kishte shpenzuar edhe kryeministri shqiptar dhe shpura e tij.

Këtu tek ne shtypi u mor më tepër me faturat dhe me shtratin e kushtueshëm të Ramës. Madje mendja mund të shkonte tek karakteri i kryeministrit, që nga njëra anë e kishte konsideruar Trumpin në CNN, si “turp të njerëzimit” dhe nga ana tjetër i vardisej atij si klient hoteli.

Por, përtej shpenzimeve për krevatin dhe  karakterit të Ramës, tek raporti me 156 faqe i kongresmenëve amerikanë, i inciciuar nga demokratët, Lapsi.al ka parë edhe një fakt tjetër: Atë se kryeministrit tonë nuk po i shqitet nga vetja imazhi i Charles McGonigal që ai vetë e etiketonte dikur si mikun e tij. Ndonëse qëllimi i hetimit të kongresmenëve ka në fokus paratë që kanë shpenzuar politikanët e huaj në favor të presidentit Trump, kur vjen puna të përmendet Rama, aty nuk harrohet të thuhet se ai ka ngrënë një dërkë në këtë hotel me ish agjentin: “Sipas prokurorëve federalë në SHBA, Edi Rama ka darkuar me Charles McGonigal dhe Agron Nezën me 4 mars 2018 në hotelin Trump në Uashington”.

Aty përmendet gjithashtu edhe protagonisti tjetër i skandalit McGonigal, Dorian Duçka. Dhe këto të dhëna nuk janë pa rëndësi. Ngjarjet zhvillohen ndërkohë që ish agjenti i FBI-së i kishte marrë 225 mijë USD nga burime shqiptare. Agron Neza për të cilin Rama thotë se nuk e njihte dhe e prezanton si lidhje të McGonigal, ishte pjesë e delegacionit të tij, që flinte në të njëjtin hotel me kryeministrin. Kjo bën edhe më të qartë  dyshimin se kush ka qenë burimi i pagesës së parave korruptive.

Tjetër gjë: kur është pyetur për Dorian Duçkën Rama ka pretenduar se ai ka qenë këshilltar i tij pa pagesë. Po vetëm një natë që i është paguar atij në hotel është sa pagesa e disa muajve si rogëtar i shtetit.

Sa herë hapet kjo çështje, bëhet gjithnjë e më e qartë ekzistenca e një grupi të strukturuar, që ka dashur të korruptojë një agjent të FBI, për ta përdorur atë kundër opozitës vendase(Mos e humb linkun me kronologjine e ngjarjes nga Lapsi.al).

Por edhe për këtë vështirë se dikush ka më dyshime në Shqipëri. Pjesa kryesore e lajmit të ri është se përtej oqeanit emri i kryeministrit tonë është tashmë i pazgjidhur nga ai i agjentit që tradhëtoi FBI-në. Jo më kot, përpos faturave që Rama ka shpenzuar në hotelin e Trump, në një raport të kongresmenëve amerikanë përshkruhet nga fillimi marëdhënia me McGonigalin, fakti se ky i fundit ua mbajti të fshehtë eprorëve marëdhënien me kryeministrin shqipttar. Në këtë dokument, qëllimi i të cilit është krejt i ndryshëm gjejnë vend personazhe krejt periferikë si Neza apo Duçka, madje nuk harrohet të theksohet edhe një paragraf që duket sikur nuk ka lidhje fare me konfliktin e interesit të ish presidentit Trump. “Gjithashtu, pretendohet se zoti McGonigal kishte kaluar informacione potencialisht dëmtuese rreth zotit Muzin—lobisti amerikan për kundërshtarin kryesor të zotit Rama—nga zyra e zotit Rama tek zyrtarë të tjerët në SHBA,” thekson raporti.

Ky vend që zë McGonigali në një raport, qëllimi i të cilit është krejt tjetër, e që për më tepër është hartuar nga ligjvënësit demokratë, tregon se kryeministrit shqiptar ende nuk i është harruar, përtej Atlantikut, fakti se emri i tij lidhet me agjentin më më lartë që FBI-së i kanë korruptuar ndonjëherë në historinë e saj.

You Might Also Like

Nga “Non Grata” te rikthimi amerikan: si u përmbys një nga betejat më të ashpra politike të dekadës në Shqipëri
Paradoksi i “lirisë”: Batoni kundër Hasanit, ose, kur aktivizmi quhet “huliganizëm” dhe propaganda “gazetari”
PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës
Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Nga Enver BYTYÇI – Filozofia e Rilindjes – Rrëno familjen dhe shtresën e mesme, pastaj zhbëje identitetin kombëtar!
Next Article Nga Diplomatic Correspondent – A po rrëshqet Shqipëria në një sistem njëpartiak?

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?