GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Mbani foton e Enverit dhe rruani lesht e Çelës së Ramës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Mbani foton e Enverit dhe rruani lesht e Çelës së Ramës

By
GazetaTjeter
29/11/2021
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Është deputet ai. Paguhet nga taksat tona, nga një ish-komunist, nga një Rilindas i sotëm, nga një ish- i dënuar politik, nga një ish-i internuar dhe nga një qytetar i mirë që e zë gjaku kur lexon për krimet e kohës së komunizmit.

Fytyrën është vështirë për t’ia mbajtur mend, sepse asnjëherë nuk e keni parë në diskutime, e aq më pak të kapë foltoren e kuvendit dhe flaës për nismat ligjore po hallet e qytetarëve që e kanë zgjedhur. Ah po nëse keni memorien e shkurtër është ai deputeti i PS-së në qarkun Lushnje që u dënua “rëndë” nga KQZ me 12 mijë lekë të vjetra sepse në kohë fushate u kap duke shpërndarë leje legalizimi, madje i afishonte edhe në rrjetet sociale.

Quhet Bujar Çela, një qenie politike gjenetikisht e modifikuar, mes komunistit dhe Rilindasit, që sot nuk e ka problem që të trazojë shpirtin e çdo shqiptari që vuajti nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Shkak për çmendurinë e tij politike u bë teksa në grupin e Ëhatsapp-it të Komisionit të Sigurisë postoi një foto të Enver Hoxhës bri flamurit kombëtar dhe shkruhej: Gëzuar festën e 28-29 nëntorit. Reagimi i deputetëve democrat në grup, teksa i kërkonin që minimalisht të fshinte postimin provokues solli kundërpërgjigjen e tij, prej një komunisti të vogël, që për ideal të partisë ishte gati të bëhej “martir i Rilindjes”.

Në fund, ky deputet që mbush radhët në kuvend, që për detyrë “fisnike” ka ngritjen e kartonëve sipas kërkesës së liderit shpirtëror Edi Rama arrin dhe fyen këdo shqiptar. “Më rruan leshtë kush s’më njeh mua dhe kohën”. Dikush nga kolegët socialist si mendje “perverse” shkroi se Bujar Çelës i kanë vjedhur telefonin dhe dikush tjetër po e përdor. Por vetë Çela, i bindur për idealet komuniste dhe mbi të gjitha për figurën e Enver Hoxhës, po nga ai numër komunikon me zë se: A mund të ketë Shqipëri pa emrin e Enver Hoxhës?! Shqipëria ka vetëm tri emra: Skënderbeun, Ismail Qemalin dhe Enver Hoxhën”.

Tashmë nuk u mbetet gjë tjetër, që të parët që të mbajnë “radhën” për të pastruar nga leshi që i ka zënë edhe sytë Çelës së Ramës, të jenë votuesit e Rilindjes dhe specifikisht ato të Çelës. Më shumë se një “çmenduri deputeti”, është fryma e mbjellë. Sot qarkulluan me shumë triumph fotografitë e Enver Hoxhës dhe parullat në mbështetje të komunizmit. Është koha e tyre, është momenti që mprehin mirë briskun…!

You Might Also Like

Nga “Non Grata” te rikthimi amerikan: si u përmbys një nga betejat më të ashpra politike të dekadës në Shqipëri
Paradoksi i “lirisë”: Batoni kundër Hasanit, ose, kur aktivizmi quhet “huliganizëm” dhe propaganda “gazetari”
PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës
Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Ylli MANJANI – Analiza zgjedhore fatale që Lulzim Basha fsheh
Next Article Sali BERISHA – 28 nëntori 1944, Shqipëria-nga një pushtim i vjetër në një pushtim të ri!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?