Në orën 18:08 të pasdites së djeshme, tymi i bardhë: amerikani Robert Francis Prevost zgjidhet Papën me emrin Leo XIV. “Falë Franceskos, ndërtojmë ura”. Matematikan, i përulur, ka jetuar në Peru. Është anti-Trump përsa i oërket imigracionit
Papa ngjan paksa me prindërit, atë nuk e zgjedh dot, por e pranon dhe e respekton. Robert Francis Prevost është Papa i parë amerikan në absolut në historinë e Kishës, në një lloj vazhdimësie me Franciskun, por njëkohësisht shumë i ndryshëm – ai është një augustinian – nga paraardhësi i tij jezuit. Kur në 18:08 të pasdites së 8 majit, nga oxhaku i Kapelës Sistine doli tymi i bardhë, një kor pothuajse unanim përshëndeti rikthimin e një Pape italian, emri i Parolin kalonte nga goja në gojë. Por edhe një herë (pati ndodhur edhe më parë me Kardinalin Scola, në zgjedhjen e Bergoglio-s, dymbëdhjetë vjet më parë) Fryma e Shenjtë, a kushdo qoftë, pati vënë një dorë në të. Asgjë, pasardhësi i Pjetrit nuk është, e ndoshta në këtë pikë nuk do të jetë kurrë, një italian, as evropian, as konservator, por përkundrazi një misionar progresiv i përtej oqeanit.
Nuk shkuan ta merrnin “nga ana tjetër e botës”, si paraardhësi i tij, por në zemër të saj, të asaj Amerike të tronditur prej cikloni Trump ndaj të cilit Papa i ri nuk ndjen as simpati e as respekt, deri në atë pikë sa emërimi i tij mund të jetë vendosur pikërisht për të ribalancuar, në Perëndim e mes Perëndimit dhe pjesës tjetër të botës, politikat e presidentit të vrullshëm amerikan. Thonë se ishte një zgjedhje ndërmjetësimi, por emri i zgjedhur, Leo XIV, na kthen te një nga papët, Leo XIII, ndër më inovatorët dhe revolucionarët në historinë e Kishës. Sigurisht, kompetencën e ka, edhe moshën po ashtu, 69 vjeç, për të hapur një epokë të re, dhe fakti që është amerikan është një faktor me të cilin të gjithë të mëdhenjtë e botës me siguri do të duhet të bëjnë llogaritë. Pyetja, që për momentin nuk mund të ketë përgjigje të sigurta, është: po, por cilën erë? E vetmja hipotezë që mund të ngrihet është se nuk do të jetë një Kishë eurocentrike. Mund të jetë që kjo, për besimtarët, është një e mirë, por gjeopolitikisht është një mundësi e humbur, që sigurisht që nuk e ndihmon Kontinentin e Vjetër siç do të ishte shpresuar, për të shëruar shumë plagë që e kanë bërë të dobët, e si rrjedhojë të brishtë.
Thënë kjo, Leo amerikani me siguri do të jetë edhe Papa ynë, dhe ashtu siç bëri edhe ai brenda mureve të Kapelës Sistine, t’i besohemi Frymës së Shenjtë. Sepse, po të shohësh qark, në Evropë dhe në botë, nuk shohim të tjera vende të sigurta.