GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Loja që po luan Rama me Bashën për zgjedhjet e ardhshme
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Loja që po luan Rama me Bashën për zgjedhjet e ardhshme

By
GazetaTjeter
06/12/2023
4 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Sa më shumë kohë kalon aq më i qartë bëhet qëllimi i shumicës rilindase, për të njohur si trashigimtarë të PD një grup deputetësh minoritarë të mbetur rreth Lulzim Bashës. Objektivi nuk është vetëm mbajtja peng e vulës, flamurit, financimeve dhe komisionerëve, që me sa duket gjykatat nën zgjedhë do ti zvarrisin edhe përtej verës 2025. Synimi është që të ndryshohet sërish ligji elektoral. Pikërisht për këtë Edi Rama dhe Lindita Nikolla këmbëngulin për të mbajtur Enkeleid Alibeajn, të zgjedhur që në shkurt të 2022-shit, si bashkëkryetar të komisionit të reformës zgjedhore.

Ndonëse kërkesat nga grupi në shumicë dërrmuse i opozitës kanë insistuar për zëvendësimin e tij, PS po e shtyn me të gjitha format vendimarrjen. Dhe nga lartësia e këtij posti ku e mban me paterica Rama, Enkeleid Alibeaj ka bërë propozime për ndryshimin e ligjit të ri zgjedhor. Thelbi i tij konsiston në kalimin e sistemit elektoral nga proporcional rajonal që është sot, në proporcional kombëtar me lista të hapura. “Zonë zgjedhore është tërësia e territorit të Republikës së Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvend dhe bashkia për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore,” thuhet në propozimin e Alibeajt, që nënkupton sistem proporcional kombëtar.

Po çfarë fshihet pas një ndryshimi te tillë që me siguri bëhet me bekimin e kryeministrit që po e mban me ç’do kusht “fraksionin e vulës” si përfaqësuese të opozitës.

Duke e ditur se tashmë janë një pakicë brenda elektoratit demokrat, Basha dhe Alibeaj përfitojnë nga proporcionali kombëtar. Kështu, në një krahasim të thjeshtë, nëse marrin një minimum me vetëm 2.3% të votave ata mund të çojnë në kuvend 2 deputetë. Ndërsa nëse marrin një maksimum 10% ata mund të çojnë 14 të tillë. Kjo do të qe një përfitim indirekt për Ramën, i cili do të kishte sërish në opozitë një fraksion të saj tepër indulgjent kundrejt tij. Pra, ndonëse do vijojë ti dhurojë vulën, financimin, komisionerët, Rama do i qepte Bashës si kostum me porosi edhe një ligj elektoral, duke vulosur një “garë” pa konkurencë për 2025. Gjithashtu burime të pakonfirmuara flasin se pjesë e këtij “deal” Rama- Basha është edhe vendosja e një sistemi me “prim”, sipas modelit grek, ku partisë së parë edhe po s’mori mbi 50 përqind të votave të shqiptareve, i shtohen deputetë më shumë sesa rezultati real, për ti siguruar një qeverisje të qetë dhe stabël. Nëse kjo ndodh të dyja palët do të dilinin të fituara. Basha siguronte mbijetesën në politikë, ndërsa Rama vazhdimësinë e qeverisjes.

Por nga ana tjetër ky do të qe një amoralitet i madh njësoj si ai i opozitës së kërpëratave, Kujtim Gjuzit dhe Jenisherit që i bashkuan votat me qeverinë, duke hedhur poshtë marëveshjen e 5 qershorit 2020. Kjo do të ishte hera e tretë që Rama do të ndëronte në mënyrë të njëanshme rregullat e lojës, kur pengoi koalicionet në 2017 për skadim afati dhe kur i ndaloi ato me ndryshimet kushtetuese të 2021. Tani plani po bëhet të ndryshojë krejtësisht sistemi zgjedhor. 

You Might Also Like

Nga “Non Grata” te rikthimi amerikan: si u përmbys një nga betejat më të ashpra politike të dekadës në Shqipëri
Paradoksi i “lirisë”: Batoni kundër Hasanit, ose, kur aktivizmi quhet “huliganizëm” dhe propaganda “gazetari”
PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës
Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Fidel Castro te Mick Jagger e George Clooney, nga Jack Nicholson te Charlie Sheen: Kush janë të famshmit që kanë pasur më shumë dashnore e dashnorë në shtrat
Next Article Tuneli i arratisjes pranë Bllokut 1954/Si u vranë me tortura 4 të dënuarit me vdekje

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?