GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Kalorësit e Jugut, Muli dhe Tërmeti
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Kalorësit e Jugut, Muli dhe Tërmeti

By
GazetaTjeter
10/02/2020
4 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Propaganda është pjesa më e rëndësishme e Rilindjes, por kryebashkiakët e saj nuk po njohim më limite. Në faqet zyrtare në rrjetet sociale, kryebashkiakët socialistë propagandojnë bollëk, investime “dinjitoze”, që edhe mbylljen e një kapaku pusete e shoqërojnë me shumë foto dhe disa video, por në “kohën e lirë” ata kalërojnë.

Më e fundit ishte një “binjakëzim” jo vetëm kuajsh, por edhe idesh mes Bashkisë së Gjirokastrasë dhe asaj të Tepelenës. Kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi dhe ai i Tepelenës Tërmet Peçi u hipën kuajve dhe nisën një rrugëtim sportiv.

“Bashkë me Linditën dhe Tërmetin ishim mes mysafirëve të kësaj fundjave në Caravan Horse Riding Albania. Një eksperiencë fantastike që duhet ta provoni dhe sugjeroni tek miqtë tuaj. Për të zgjatur kohën e qëndrimit të turistëve në Gjirokastër, sigurisht që duhen ofruar edhe alternativa të tjera përtej asaj që ka qyteti nga ana historike e kulturore. Diversifikimi i paketës turistike na ndihmon për të patur një zhvillim të qëndrueshëm të këtij sektori jetik për ekonominë tonë. Caravan Horse Riding Albania është një vlerë e shtuar në atë çfarë ofron Gjirokastra për vizitorët vendas e të huaj”- shkruan Golemi në faqen e tij zyrtare.

Kjo “mrekulli” shoqërohet me shumë foto qejfi majë kalit, ku bie në sy edhe Tërmet Peçi që ka punuar ditë e natë për “fitore publiçitare”. Të gjithë kanë dy idhuj, Edi Rama dhe Lali Eri. Flamur Golemi, edhe pse një kryebashkiak i ri, që fitoi në Gjirokastër pa rivalë në zgjedhjet njëpartiake të 30 qershorit, e ka kthyer punën e zakonshme në makinë propagandistike. Gjithçka gjen në Gjorokastër, nga shërbimi me përparëse për “shtresat në nevojë”, në foto me fëmijë, mbjellje pemësh veshur me jelekë punëtorësh, sigurisht pa e ndarë kurrë bishtin e lopatës nga duart.

Në Gjirokastër ka varfëri, papunësi, mungesë investimesh në objektet kulturore. Katrahurë urbane, pasi qyteti nuk është vetëm zona historike e pazarit, ku lartësohet dhe mirëmbahet si hajmali shtëpia e diktatorit Enver Hoxha, ndërsa banesat e tjera, edhe pse të cilësuara si objekte kulturore janë rrënuar, duke marrë tatëpjetën e pakthimtë në “sokakun e të marrëve”. E megjithatë, Golemi është ende i ri në detyrë për ti kërkuar shumë llogari, por po bie fort në sy për një propagandë të ulët, cinike dhe që kurrsesi nuk jep realitetin e dhimbshëm të qytetit të gurtë. Një kopje e jashtëzakonshme e Lali Erit.

Po këtë ritëm po ndjek edhe kreu i bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi, në mandatin e tij të tretë, ku është bërë “Pashai” i paprekshëm i zonës. Megjitahtë, Tepelena dhe rrethinat vuajnë për ujë të pishjshëm, administrata e bashkisë është kthyer në zyrë pune për Rilindjen, ndërsa mbarten edhe milina euro investime të cilat shpesh kanë dalë jo efektive.

Peçi ëshgjithnjë është i paparashikueshëm (si tërmeti i vërtetë), dhe bën bujë me deklarata që më së paku të qeshësh e më pas të qash me ngashërim nga fatkeqësia që ka zënë banorët e Tepelënës. Bën intervistë politike në oborrin e një kishe, pranë një afresku.

Dëgjon këngë për Enver Hoxhën e ngren dolli për komandantin legjendar, Enverin dhe Ramën. Pikturon Ramën në palestër shkolle si basketbollist. Të na rrojë Rilindja, të rrojë udhëheqësi i dashur shoku Edi me gjithë Gramoz e miq të tjerë të partisë! Jugun e kemi të siguruar. Bijtë e Rilindjes po e mbajnë gjallë propagandën, si dëvizën e parë të partisë.

You Might Also Like

Nga “Non Grata” te rikthimi amerikan: si u përmbys një nga betejat më të ashpra politike të dekadës në Shqipëri
Paradoksi i “lirisë”: Batoni kundër Hasanit, ose, kur aktivizmi quhet “huliganizëm” dhe propaganda “gazetari”
PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës
Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Të gjitha kritikat ndaj Alketa Vejsiut
Next Article Gazi që helmoi qytetarët në protesta/ Zbardhet marrëveshja e dyshimtë. Si gënjeu Lleshaj

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?