GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ja se si disa diplomatë, njësoj si sharlatanët e opozitës së re njollosën drejtësinë shqiptare
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Ja se si disa diplomatë, njësoj si sharlatanët e opozitës së re njollosën drejtësinë shqiptare

By
GazetaTjeter
07/03/2020
4 Min Read
Share
SHARE

Drafti provizor i konluzioneve të Komisionit të Venecias, për mënyrën se si duhet zgjidhur konflikti për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, nuk ka vënë në vështirësi vetëm Edi Ramën dhe shpurën e tij, por edhe dy selitë më të mëdha diplomatike në Tiranë që mbështetën rrugën që zgjodhi shumica parlamentare dhe deputetët sharlatanë të opozitës së re.

Pasi në 11 nëntor, parlamenti shqiptar votoi me shumicë çuarjen për në Gjykatën Kushtetuese të Fiona Papajorgjit dhe Elsa Toskës, duke e konsideruar të djegur afatin 30 ditor të presidentit (me lojrat tashmë të denoncuara të botimit të ligjshëm në fletoren zyrtare), pra duke e quajtur të emëruar edhe Arta Vorpsin që më pas do të betohej tek një noter buzë Lanës, ambasadat e ShBA dhe BE e e përshëndetën këtë krim.

Megjithëse ky votim shkeli hapur nenin 178/2 të kushtetutës që përcakton radhën se si duhet ti përzgjedhin institucionet anëtarët që duhet të çojnë në këtë gjykatë (lexoje historinë të plotë këtu) dy përfaqësitë diplomatike e konsideruan atë si një hap përpara.

Ambasada amerikane nxitoi të dilte para asaj të BE. Selia e rrugës së Elbasanit nënvizoi se “Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike”, ndërkohë përfaqësuesit e Brukseli bënë një njoftim në Twitter: “Ne e mirëpresim këtë vendim dhe presim krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Kjo mbështetje e njëkohësishme u konsiderua në fillim të nëntorit të shkuar si një paralajmërim për presidentin Meta, për të mos dekretuar ndonjë emër tjetër nga ato të tre që u lexuan në kuvend (Fiona Papajorgji, Elsa Toska edhe Arta Vorpsi). Meta nuk e dëgjoi këtë këshillë dhe duke zbatuar kushtetutën dekretoi Marsida Xhaferllarin.

Ndërsa sot kur ne kemi në dorë konkluzionet paraprake të Venecias, aty i jepet të drejtë rrugës që zgjodhi presidenti. “…veprimet e presidentit, lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, janë përgjithësisht në përputhje me një interpretim të arsyeshëm të Kushtetutës. Veprimet e ndërmara nga presidenti, në përgjigje të mënyrës së veprimit të KED, janë të arsyeshme” thuhet aty.

Por historia nuk përfundon me kaq, pra me faktin se kush kishte të drejtë Rama apo Meta.

Ajo shkon më thellë dhe pikërisht këtu del zbuluar hipokrizia e dy selive kryesore diplomatike që u sollën në 11 nëntor me të njëjtën mëndjelehtësi si deputetët e opozitës së re. Sepse procedura e zgjedhjes së gjykatësve kushtetues që selitë e Shba dhë BE e mbështetën dhe e quajtën hap përpara, sipas Venecies rrezulton se ka qenë e gjitha antikushtetuese.

Në këtë kontekst, sipas Komisionit të Venecias, dërgimi nga ana e KED-së te Presidenti i dy listave njëkohësisht, dërgimi i listave në Parlament, 6 ditë më vonë, dhe numri i kufizuar i kandidatëve, vetëm 6 për katër vende vakante “krijoi një situatë në të cilën të gjitha emërimet, përveç emërimit të zotit Muçi, ishin bërë potencialisht në një mënyrë antikushtetuese” thuhet në raportin që nxjerr bllof tam tamet e diplomatëve lokalë.

You Might Also Like

Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
Gënjeshtra që po mbyt Shqipërinë: Propaganda, si arma kryesore e pushtetit
Rama krahasohet me Gjermaninë e Suedinë, ndërsa realiteti flet për një republikë klienteliste
Republika e Mbyllur: Si parlamenti është shndërruar në bunker të pushtetit dhe jo në shtëpinë e popullit
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Eqrem bej Vlora për Avni Rustemin: ‘Vrasës i pabesë, që kapardisej në Tiranë si shpëtimtari i atdheut’
Next Article Gentian GABA – Dy dhomat e Bashës për të zhbërë ‘aneksin’ e Ramës

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Politike

Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela

21/05/2026
8 Min Read
Opinione

Nga Andi BUSHATI – Të vërtetat alternative të Ramës

18/05/2026
8 Min Read
Politike

Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian

14/05/2026
6 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?