GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Gjysmëburgu i Tahirit, Kim dhe burgu i pakryer i ministrave
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Gjysmëburgu i Tahirit, Kim dhe burgu i pakryer i ministrave

By
GazetaTjeter
02/06/2023
5 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cilësuar nga Rama si “ministri më i suksesshëm” i kabinetit të parë të tij, kreu me shumë sukses 1.5 vite burgim dhe kur i kanë mbetur edhe 20 muaj të tjerë, lirohet nga qelia. Me vendime gjykatash të diskutueshme ose jo, të ndikueshme ose jo, të drejta apo të padrejta, Tahiri e kreu ndëshkimin e tij, që i erdhi nga vetja si fillim, e më pas nga “shokët e partisë” që ia veshën gjithë mëkatet e dhjetë viteve të qeverisjes Rama, me shpresën se ai (Tahiri), “po bën edhe burgun e tyre”.

Në këtë situatë jemi dhe koka e Tahirit shërbeu si trofe për ambasadoren Amerikane në Tiranë Yuri Kim, të cilin e konsdieronte “sukses të drejtësisë së re” dënimin e ish-ministrit. “Do vazhdoj të kërkoj drejtesinë, siç kam bërë deri më sot. Të falenderoj me zemër ty që ke besuar gjithmonë te gjithçka jam e kam bërë unë! Faleminderit dhe ty që ke gënjyer gjithmonë, duke me kujtuar çmimin e të vërtetës. Pata mundësi të njihja padrejtesinë përballë. Tani kam mundësine të kërkoj të drejtën pa kursim! Faleminderit pa masë të gjithë!”, shkruajti Tahiri sapo mbërriti në banesë. Çuditërisht, ambasadorja në ikje Yuri Kim, që ka bërë me kohë valixhet gati, u ndje e “zhgënjyer” nga drejtësia e re që vijon me metodën e vjetër.

“Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë”-thotë ambasadorja amerikane, ndërsa shton se: “Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”. Deklarata e ambasadores nuk është një “klithje” për drejtësi, por një muzikë e ëmbël që vendos në gjumë një sistem të kapur që në ngjizje. Më mirë se Kim askush nuk e di se drejtësia tashmë jo vetëm është e kapur nga pushteti, por dukshëm vendimet merren në “majën qeverisëse” dhe lexohen nga trupa gjyqtarësh. Sa për dijeninë e ambasadores, gjyqtarja që i dha lirini Tahirit dhe që solli zhgënjimin e saj, sapo e ka kaluar vetingun.

Në këtë situatë qëndrimi i kryediplomates në ikje nuk i duhet dhënë shumë vend, pasi më shumë ia vlen të analizosh një “i vuajtur” që lëshon mesazhe të koduara se do të flasë, sesa të diskutosh për një drejtësi që lindi e vdekur. Dekriptimi i mesazhit të Tahirit, sapo fitoi gjysmëlirinë, as që merret në konsideratë nga ata të mëdhenjtë të cilët me mëkatet e “vogla të Tahirit”, lanë mekatet e tyre të mëdha, madje do vijojnë edhe t’i lajnë në vazhdim sa herë flitet për trafiqe, korrupsion, varfëri, oligarki dhe pandëshkueshmëri.

Saimir Tahiri nuk do flasë, më shumë se kushdo ai e njeh mirë “kodin e heshtjes”. E shumta që mund të bëjë është të hedhë statuese në rrjetet sociale, ndërsa ndodhet në një “gjysmëliri” siç është arresti shtëpiak deri në përfundimin e plotë të dënimit. Ish-ministri e ka të qartë se ata që e dënuan nuk ishin një togë gjyqtarësh, e as një grusht prokurorësh, por të vetët, të cilët për hir të mbajtjes së pushtetit, me kalin e “ngordhur” me kohë të drejtësisë së re, dërguan në qeli “të suksesshmin e tyre”.

Në aspektin njerëzor Tahiri ka vuajtur jo pak. Ndërsa ndodhej në burg merr lajmin e hidhur që babi i ndahet nga jeta. Si shumë të dënuar të tjerë fiton pak orë lirinë, por brengën që mban nuk e shlyen as me kohën që shkon, teksa sheh që ata që e groposën, vijojnë të qeverisin dhe PS-ja e tij shkon lart e më lart me udhëheqësin Edi Rama.

I vetmi mesazh që Tahiri duhet të lexojë pa asnjë kod është se teksa shkeli në banesë gjysmë i lehtësuar po ndodhte një eveniment i madh. Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj po mbanin një alamet turi falenderimesh për supersuksesin në zgjedhjet lokale. Rama dhe Veliaj? Po, dyshja që Tahiri ndoshta nuk do të donte t’i kishte njohur për pasojën që mbarti, por është i detyruar që edhe nga shtëpia ta mbajë televizorin hapur kur të shfaqen ata të dy të “mëdhenjtë”. Heshtja do jetë “suksesi” i mëtejshëm i Tahirit dhe ai e ka treguar se e njeh mirë këtë kod…! Shhëëëttt, po flet Edi dhe Eri!

You Might Also Like

Nga “Non Grata” te rikthimi amerikan: si u përmbys një nga betejat më të ashpra politike të dekadës në Shqipëri
Paradoksi i “lirisë”: Batoni kundër Hasanit, ose, kur aktivizmi quhet “huliganizëm” dhe propaganda “gazetari”
PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës
Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Andi BUSHATI – Idiotët e dobishëm kundër Albinit
Next Article Nga Andi BUSHATI – Sikur ta donte Kosovën sa Georgia Melonin

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?