GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Elisa e Skënderbeut kryeparlamentare, Balla ikën si ministër i Brendshëm,
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Elisa e Skënderbeut kryeparlamentare, Balla ikën si ministër i Brendshëm,

By
GazetaTjeter
28/07/2024
4 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Në më pak se një vit Rama ka prerë kokën e Taulant Ballës duke e eleminuar nga posti i rëndësishëm i ministrit të Brendshëm, duke e degraduar në postin e ministrit të Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin. Këtë të fundit e mbante Elisa Spiropali e cila do te jete kryetarja e re e Parlamentit, që është shpërblyer për besnikëri të thjellë ndaj Skënderbeut, fjalimet e të cilit në OKB e kanë mbushur vendin me turistë të huaj. “Eh mor Pandi (Majko) na u rritën fëmijët” e komentoi Rama lajmin e gradimit të saj.

Ndërkohë surprizë dhe mister qe njoftimi që degradonte Tulant Ballën. Ai që në Ministrinë e Brendshme pritet të zëvendësohet nga, Ervin Hoxha (shiko skedën poshtë), nuk e priste aspap këtë ndëshkim.

Ndonëse nuk e shfaqi në intervistën që dha pas lajmit, as Niko Peleshi nuk e ka dashur largimin nga Ministër i Mbrojtjes për t’i lënë vendim, Pirro Vengut (shiko skedën poshtë). Niko Peleshi tani do të drejtojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa Bledi Çuçi që drejtonte atë deri më sot, do të jetë nenkryetari i Kuvendit, duke zëvëndësuar Ermonela Felaj.

Po ashtu, Ervin Mete pas një kohe të shkurtër qëndrimi, ikën nga Ministria e Financave, post të cilin do ta marrë Petrit Malaj (shiko skedën poshtë).

Edi Rama i shpalli këto ndryshime krejt në fund të fjalës së tij të gjatë përpara kongresit të Partisë Socialiste, pa asnjë diskutim me këtë forum, për ata që do të ikin, apo për të thyer anonimitetin e atyre që do të ngrihen. Mënyra sesi ai bëri shpalljen hodhi poshtë  predikimin e gjatë për platformën e prezantuar “deputeti që duam”, e cila ftonte socialistët e thjeshtë për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes.

Menjëherë sapo mbaroi fjalimin ku shpalli ndryshime në kabinetin qeveritar, kryeministri u pa të shkojë në ambientet e Presidencës, aty ku Kreu i Shtetit e priste me besnikëri më këtë të dielë pushimi.

Bajram Begaj ka marrë menjëherë në dorë propozimet që pritet ti dekretojë së shpejti.

NDRYSHIMET NE QEVERINE RAMA

Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla
(pa prezantim)

Ministër i Brendshëm, Ervin Hoxha
Ervin Hoxha ka pasur një karrierrë të gjatë postesh të niveli të dytë:Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shef i Njësisë Kombëtare Europol, Shef i Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol, Drejtor i Policisë Rrugore, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe mBashkëpunëtorëve të Drejtësisë, Drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Së fundmi mbante postin e drejtorit të Përgjithshem të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Minister i Financave, Petrit Malaj
Petrit Malaj ka qenë drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Burimeve Natyrore (AKBN) që në janar të vitit 2024. Specializimi i tij “Banking and Finance”. Më parë ka punuar si Drejtor Ekzekutiv në kompaninë “BDO Internationa’.

Ministër i Mbrojtjes, Pirro Vëngu
Pirro Vengu ka qenë drejtori i Antikorrupsionit në Kryeministri, ish shefi iu kabinetit në ministrinë e Jashtme kur e drejtonte Ditmir Bushatit dhe në fund Drejtor i Portit të Durrësit.

You Might Also Like

Nga “Non Grata” te rikthimi amerikan: si u përmbys një nga betejat më të ashpra politike të dekadës në Shqipëri
Paradoksi i “lirisë”: Batoni kundër Hasanit, ose, kur aktivizmi quhet “huliganizëm” dhe propaganda “gazetari”
PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës
Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Prapaskenat e Kongresit, ylli i Belës në ngjitje, kandili i Veliajt po fiket
Next Article Dieta e kosit, si të biesh 10 kilogramë në dy javë. Studimi: “Femrat humbasin 81% të yndyrës në zonën e barkut”

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?