GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Çfarë e mundon Edi Ramën, të pathënat e asamblesë së PS
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Çfarë e mundon Edi Ramën, të pathënat e asamblesë së PS

By
GazetaTjeter
22/02/2024
4 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

“Asambleja e sotme ishte fotokopje e asaj te Xibraku…”Kështu tha një socialist që mori pjesë në takimin e sotëm online. I çuditur po aq shumë sa kushdo tjetër që dëgjoi për mbledhjen e thirrur me nxitim nga Edi Rama, ai foli për përsëritje të mesazheve e porosive që Rama la dy javë më parë.

Atëhere pyetja që me të drejtë shtrohet në këtë rast është kjo: Çfarë i duhej Edi Ramës një asamble tjetër 10 ditë më pas? Gjithçka ngjan të jetë një lëvizje e sforcuar propagandistike një ditë pas protestës së opozitës, ku dukshëm kishte një pjesëmarrje të gjerë në shesh.

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar pasi kishte përfunduar protesta e opozitës dhe darka e Ramës me Erdogan në Ankara, në grupet në WhatsApp të socialistëve mbërriti njoftimi i beftë për asamblenë e ditës së sotme bashkë me linkun për pjesëmarrje online. Të pranishëm fizikisht në selinë e PS ishin vetëm drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Për t’i dhënë më shumë kuptim dhe paketim si gjoja takim i rëndësishëm, Rama detyroi edhe njëherë drejtuesit e qarqeve të raportonin nga fillimi për gjendjen e partisë në zonat e tyre, për organizatat socialiste, për anëtarësimet e reja dhe zgjedhjet e brendshme.

Më pas doli vetë në selinë e PS para gazetarëve, jo rastësisht në orën 19:00 kur nisin edicionet informative të mbrëmjes, për të zaptuar gjithë ekranet me gjoja ngjarjen e madhe që po ndodhte në selinë rozë. Me zellin për t’i shërbyer pushtetit të tij, mediat i bënë pikërisht jehonën që Rama donte edhe pse në takimin e sotëm s’kishte as lajm, as ngjarje me rëndësi, asnjë element për t’u evidentuar.

Asambleja e sajuar sot me shpejtësi si fotokopje e shëmtuar e asaj të 11 shkurtit te Xibraku tregon për të disatën herë atë që e kemi thënë e stërthënë me mijëra herë përgjatë kësaj dekade, se Partia Socialiste është shndërruar në një ndërmarrje private të Edi Ramës dhe oborrit të tij. Është një parti që nuk përfaqëson më as vlerat e së majtës e ku s’ka ngelur më asnjë grimcë demokracie e brendshme.

I zënë disi ngushtë nga protesta e opozitës, Edi Ramës i duhej me patjetër një ngjarje e re politike për t’i treguar opinionit publik se edhe ai është i mobilizuar, i duhej kjo shfaqje me asamble socialiste për të sfumuar disi jehonën e protestës së mbrëmshme në bulevard.

Dhe si në çdo rast që kopja është më e shëmtuar se origjinali, edhe asambleja e sotme pas darkës me Erdoganin në Ankara, ishte më e shëmtuar se ajo që pamë te Xibraku 10 ditë më parë, ku socialistët hynin e dilnin kokëulur duke pritur me veshët hapur çdo të thoshte Edi Rama për akuzat e rënda të Arben Ahmetajt. Pa folur ai i pari, nuk guxon dot njeri në PS as të mendojë me kokën e vet e jo më të shprehet publikisht.

You Might Also Like

Nga “Non Grata” te rikthimi amerikan: si u përmbys një nga betejat më të ashpra politike të dekadës në Shqipëri
Paradoksi i “lirisë”: Batoni kundër Hasanit, ose, kur aktivizmi quhet “huliganizëm” dhe propaganda “gazetari”
PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës
Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Erion DASHO – Matematika e protestës apo matematika e fitores?
Next Article 10 shtetet me më shumë armë bërthamore në botë, përfshirë Izraelin

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?