GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Betimi në Strasburg/ Leja për Belerin, provë e gjyqit politik për Himarën
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Betimi në Strasburg/ Leja për Belerin, provë e gjyqit politik për Himarën

By
GazetaTjeter
12/07/2024
6 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Të burgosurin Fredi Beleri, të hënën e presin në Athinë. Qytetarët grekë me votën e tyre e zgjodhën eurodeputet nga lista e “Demokracisë së re” të kryeministrit të tyre, Kiraikos Micotakis. Grekët i dhanë votën. Ata presin që të hënë ta nisin Fredi Belerin drejt Strasburgut, ku ai të betohet në Parlamentin Europian.

Çështja është që për t’u respektuar vullneti i qytetarëve grekë, duhet leje nga qeveria e Ramës. Pa lejen e Ramës, Fredi Beleri nuk del dot nga burgu, as nuk udhëton dot drejt Parlamentit Europian dhe as nuk betohet dot. Mbi supe i rëndon dënimi me dy vite burg.

Për një leje të ngjashme, kur i duhej të betohej si kryetar bashkie i Himarës, Beleri kaloi nëpër një kalvar të gjatë gjyqësor dhe në fund nuk ia doli.

Drejtoria e Burgjeve pret urdhër nga lart

Lajmi se Beleri e kishte marrë lejen për të dalë nga burgu, u dha më së pari në mediat greke.

ERT raportoi se “Fredi Beleri ka marrë leje për të shkuar në Strasburg dhe për t’u betuar si deputet i Parlamentit Evropian. Ai do të fluturojë për në Athinë të hënën në mëngjes dhe më pas do të transferohet në Strasburg”.

Institucionet shqiptare nuk e kanë konfirmuar ende vendimin. Por asnjë nga zyrtarët e Drejtorisë së Burgjeve nuk guxon ta mohojë.

Lajmi i ka kapur gafil. Me gjasë presin se çfarë urdhri do t’u vijë nga lart.

Akoma më të paqartë e bëri situatën një deklaratë e Vangjel Dules së PBDNJ, që ka folur me siguri në media, duke thënë se leja është dhënë. Sipas tij, Fredi Beleri të hënën del nga burgu dhe udhëton drejt Athinës.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve as nuk pohon dhe as nuk mohon. Thuhet vetëm se vendimi do të merret të shtunën.

Kalvari i Belerit për një leje për t’u betuar në Himarë

Në 14 Maj ishin qytetarët e Himarës që vendosën me votë se bashkia do të drejtohej nga Fredi Beleri. Por vota e tyre nuk pati fuqinë për ta bërë atë kryetar bashkie.

Forcat Operacionale zbarkuan dy ditë para zgjedhjeve në shëtitoren e Himarës dhe e arrestuan kandidatin e opozitës. Ndaj tij u ngrit një akuzë për shitblerje votash.

Për disa orë leje, kryetari i zgjedhur i Himarës kaloi në një kalvar të gjatë gjyqësor. Refuzimi i erdhi në bllok, si nga qeveria, ashtu edhe nga SPAK dhe Gjykatat e Posaçme.

Refuzimi i parë i erdhi nga Drejtoria e Burgjeve. Në kërkesën e parë, Beleri kërkoi 4 orë leje që i duheshin për t’u betuar. Përgjigjia ishte negative. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve leja jepet për sëmundje, për ceremoni mortore ose provime për të ndjekur studimet. Beleri s’plotësonte asnjë nga këto 3 kushte.

Në shtator 2023, u ankua në gjykatën e Durrësit. Kërkesa ishte e njëjtë. Disa orë leje, për të dalë nga burgu dhe për t’u betuar si kryetar bashkie i Himarës. Durrësi e çoi kërkesën për interpretim në Gjykatën e Lartë.

Në nëntor 2023, Gjykata e Lartë e pasoi vendimin tek Gjykata e Posaçme. Iu dha zë edhe prokurorit të çështjes që vlerësonte nëse dhënia e lejes kishte apo jo impakt në rezultatin dhe fshehtësinë e hetimit.

Në dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme e rrëzoi kërkesën e Belerit për lejen e betimit. Prokurori i SPAK ishte kundër idesë së Fredi Belerit për t’u betuar. “Nuk kam kërkuar votën tuaj, por të banorëve të bashkisë Himarë dhe ata vendosin kush do t’i qeverisi, jo Kryeministri, jo juve” u shpreh në atë kohë Beleri. Në Himarë qëndronte në detyrë Jorgo Goro, humbësi i zgjedhjeve të 14 Majit.

Në janar të 2024, Apeli i Gjykatës së Posaçme sërish ia mohoi Belerit të drejtën për t’u betuar si kryetar bashkie. Avokati i tij e quajti një vendim fashist.

Në mars të 2024, Gjykata Kushtetuese sërish nuk i dha të drejtë Belerit për lejën për t’u betuar. Në arsyetim thuhej se “kufizimi i lirisë personale të Belerit është bërë për një qëllim të ligjshëm dhe se kufizimi është proporcional”.

Leja e Belerit si imponim i votës së grekëve

Pas refuzimit që i bëri Drejtoria e Burgjeve, Gjykatat e Posaçme dhe SPAK, të lejosh tani Fredi Belerin të udhëtojë drejt Athinës dhe Strasburgut për t’u betuar si eurodeputet, ke dhënë një provë të fortë se arrestimi dhe gjyqet kishin vetëm një qëllim; mbajtjen e bashkisë së Himarës nën kontrollin e mazhorancës.

Dhe tani që dënimi u dha, tani që Belerit nuk bëhet dot kryetar bashkie, ndërsa në Himarë u shpallën zgjedhjet e reja, kuptohet se ai nuk përbën asnjë rrezik për bashkinë. Prandaj mund t’i jepet leja që kërkon.

Harrohet kështu edhe arsyetimi qesharak i Drejtorisë së Burgjeve, që medemek leja e një të burgosuri merret vetëm për një rast vdekje, për sëmundje, apo për një provim në shkollë.

Edhe një herë tjetër provohet se vota e qytetarëve shqiptarë s’ka vlerë, se vullneti i tyre mund të nëpërkëmbet nga qeveria, por nëse votojnë të huajt, me ta nuk bëhet shaka.

You Might Also Like

Nga “Non Grata” te rikthimi amerikan: si u përmbys një nga betejat më të ashpra politike të dekadës në Shqipëri
Paradoksi i “lirisë”: Batoni kundër Hasanit, ose, kur aktivizmi quhet “huliganizëm” dhe propaganda “gazetari”
PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës
Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Sot vendosni ju! Të gjithë përpara kryeministrisë sonte në ora 20.00!
Next Article Nga Kim MEHMETI – Pyet Shqipëria thuajse nuk e dinë: Ku janë kosovarët, pse n’pushim nuk vijnë?!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?