GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Anullimi i zgjedhjeve, si e caktuan të burgosurit kryebashkiakun e Rrogozhinës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Anullimi i zgjedhjeve, si e caktuan të burgosurit kryebashkiakun e Rrogozhinës

By
GazetaTjeter
15/06/2023
4 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës nuk do ta vendosin votat e të dënuarve të burgut të qytetit, siç ndodhi në 14 Maj. Kolegji Zgjedhor i shpalli të pavlefshme zgjedhjet për këtë qytet, duke përmbysur procesin që kishte marrë bekimin e KQZ dhe të Komisionit të Ankimimit dhe Sanksioneve. Por çfarë ndodhi me procesin e zgjedhjeve në Rrogozhinë?

Edison Memolla i PS u shpall fitues me 21 vota para, ndërsa Shkëlqim Hoxha i BF doli humbës megjithëse kishte qenë para në rezultat. Gjatë numërimit të votave të dy kandidatët kishin qenë kokë më kokë. Deri në kutinë e fundit, që ishte ajo e burgut, Shkëlqim Hoxha i Bashkë Fitojmë ishte 57 vota para.

Ashtu siç ndodh rëndom, opozitarët e Rrogozhinës u entuziasmuan pasi ishin shumë pranë fitores. Pikërisht në fund, socialistët nxorrën asin nën mëngë, votat e të burgosurve.

Çuditërisht, kutia e burgut ishte lënë e fundit për t’u numëruar me një vendim të KZAZ-së, megjithëse radha ishte ndryshe. Shkelqim Hoxha e pa fitoren t’i ikte para syve, kur nga 57 vota para, doli 20 vota pas Edison Memollës të Partisë Socialiste.

Se përse të dënuarit kishin këtë preferencë masive për Partinë Socialiste nuk u mor vesh. Disa javë më pas, Berisha tha se kishte ndërhyrë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, por pa paraqitur prova.

“Qendra e votimit nuk është ngritur mbi bazën e vendimeve ligjore, por është ngritur vetëm nga drejtori i burgut që e kishte dhëndër këtë kandidatin socialist, me Ulsi Manjën që është dhe krimineli elektoral në krye të drejtësisë shqiptare” u shpreh Berisha.

Gjithsesi kur ankimuan procesin në Kolegjin e Ankimimi dhe Sanksioneve, juristët e “Bashkë fitojmë” publikuan një letër të drejtorit të burgut që kërkonte informacion, nëse duhej të votonin apo jo të burgosurit në 14 Maj. Ata thanë se drejtori e kishte organizuar vetë procesin, megjithëse kishte pikëpyetje nëse të burgosurit duhej të votonin apo jo për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës.

Një tjetër detaj që u zbulua në seancën e ankimimit ishte se babai i kandidatit Edison Memolla ishte punonjës i burgut, që shpalli fitues të birin.

Problemi qe se të burgosurit ishin të regjistruar me vendbanime në qytete të ndryshme. Vetëm 2 prej tyre ishin të banorë të Rrogozhinës.

Socialistët pretenduan se të burgosurit kishin votuar edhe në zgjedhjet e kaluara apo edhe në burgje të tjera, prandaj vota e tyre ishte e vlefshme, si një garanci e Kushtetutës. “Të burgosurit nuk janë skllevër, nuk u privohet liria e votës” e mbrojti votën e tyre Eridian Salianji i PS-së.

Votat e Rrogozhinës u rinumëruan dhe Edison Memolla i PS doli 21 vota më shumë se Shkëlqim Hoxha i “BF”-së.

Diferenca mes tyre, më e vogël se votat e burgut dëshmoi se kryetari i bashkisë ishte vendosur pikërisht me votat e të dënuarve. Në këtë situatë, Kolegji Zgjedhor e ka quajtur të pavlefshëm procesin dhe vendosi ripërsëritjen e zgjedhjeve.

You Might Also Like

Nga “Non Grata” te rikthimi amerikan: si u përmbys një nga betejat më të ashpra politike të dekadës në Shqipëri
Paradoksi i “lirisë”: Batoni kundër Hasanit, ose, kur aktivizmi quhet “huliganizëm” dhe propaganda “gazetari”
PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës
Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela
Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Kim MEHMETI – Përparësia e Vuçiçit kundër Kosovës është përkrahja e Ramës?!
Next Article “Nuk dënoi asnjë trafikant”, Departamenti Amerikan i Shtetit shpullë Ramës që s’i përmbushi standardet

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?