GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Zija ÇELA – Albumi i kujtesës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Letra

Zija ÇELA – Albumi i kujtesës

By
GazetaTjeter
11/04/2020
4 Min Read
Share
SHARE

Plot mistere është shpirti ynë. Prandaj vazhdimisht lindin pyetje, madje të llojit enigmë. Bie fjala, pse ndodh që të jesh mes njerëzish dhe prapëseprapë të ndiehesh vetëm? Por pse ndodh edhe e kundërta, të jesh vetëm dhe të ndiehesh me njerëz?

Vetëm jam në studio, miq të dashtun, por ndiehem me ju. E kështu, sikur u dha një përgjigje, qenka fuqia shpirtërore që tejkalon distancat. Prandaj po e nis me një përshendetje, sepse e di mirë që ju ka rënduar karantina pandemike. Izolimi fizik, natyrisht, për të gjithë është i padëshirueshëm. Por është gjithashtu një provë kur, i mësuar të jetojë si qenie sociale, njeriu kupton njëkohësisht sa është edhe individ, pra, sa është gjithashtu i vetmjaftueshëm.

Por tashme e pohova, ne jemi bashkë. Dhe gjithë bashkë, me buzën në gaz e me respekt suprem, le të provojmë t’i kthejmë në të kundertën vargjet e Malarmës, duke i shënuar kësisoj: “Të gjitha librat nuk i kemi kënduar/ Dhe jeta nuk është e mërzitshme”.

Ja, e thamë dhe e bëmë. Po tani, tani ç’mund të bëjmë?! Tani kam një propozim. Veçse në këto çaste hiqeni celularin nga dora. E di, me pak butona mund të gjezdisni dynjanë. Brenda sekondës hyni në Albumin dixhital të Fotografive dhe shihni me radhë njerëzit e zemrës, të cilet tashmë i keni larg. Por, kësaj here, le të provojmë atë teknologjinë tjetër, dhuratën hyjnore që Zoti na e ka falur bujarisht. E kështu pra, filloni të përfytyroni një nga njerëzit tuaj ma të dashur, plotësojani dalëngadalë portretin, duke sjellë ndërmend çdo tipar e çdo hollësi të tij. Mos u nxitoni, u duhet të prisni ca. Nëpërmjet laboratorit natyror të trurit, fotografia po fillon t’ju shfaqet dalëngadalë, fragment pas fragmenti… Mirëpo ju po merakoseni. E përse, e përse?! Ju shfaqet bardhezi dhe me një si tis të mjegulluar? Ah, jo, mos fajësoni as filmin, as laboratorin. Sepse nuk është mjegull. Është afshi i mallit tuaj që i bie përsipër, prandaj edhe ndjeni një drithmë në gjak.

Kujdes ama, sapo të jetë ngopur syri dhe të qetësoheni, mos harroni: Salvojeni diku në shtresat aktive të kujtesës këtë foto. Më pas po, më pas mund të sillni ndërmend një tjetër njeri të shtrenjtë për jetën tuaj, sepse tashmë ju po ripërtrini dhe po riformatoni Albumin e Kujtesës.

Në tërësinë kozmike ky lëmshi ynë i Tokës është vetëm një ishull i vockël, fare i vockël, sa një thërrime rëre. E megjithatë, çdo banor i popullit miliardësh të botës e gjen shpejt derën e shtëpisë së vet. Mos, vallë, pikërisht pse disa vatra të trurit nuk i lemë të na mpihen, duke i mbajtur zgjuar çdo ditë?!…

Ah, desh harrova në fund! Shpresoj, më falni për mungesën e modestisë, por shpresoj se dikush mund të më ketë përfytyruar edhe mua.

Nga Rudyard KIPLING – Nëse…
Nga Dardan MITROVICA – Gabriel García Márquez, gjeniu i përjetshëm i Aracataca-Macondo
Charles Baudelaire, një histori mes poezisë, dashurisë dhe varësive
Zija ÇELA – Fytyrë gruaje në gjumë…
Migjeni, mes engjëjve, histerisë e skizofrenisë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article “Nga uji i çezmave që konsumohet, te blerja e kolive me ujë”, ja si mashtron Erion Veliaj
Next Article Jeta e re e Mike Tyson: Tani kultivon marijuanë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?