GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: “Nga uji i çezmave që konsumohet, te blerja e kolive me ujë”, ja si mashtron Erion Veliaj
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Sociale

“Nga uji i çezmave që konsumohet, te blerja e kolive me ujë”, ja si mashtron Erion Veliaj

By
GazetaTjeter
10/04/2020
2 Min Read
Share
SHARE

Kryebashkiaku Erjon Veliaj prej disa ditësh shfaqet duke shpërndarë ndihma te familjet në nevojë në kohën kur vendi ndodhet në një situatë pandemie me rregulla të forta në qarkullimin e qytetarëve, brenda një fashe orari që shtrihet nga oran 05:00-13:00.

Një ditë më parë, Veliaj duke dhënë një intervistë për Abcneës, tha se kishte dalë për të bërë pazare brenda rregullave, ndërsa pohoi se kishte blerë edhe dy koli me ujë.

“Bleva edhe dy koli me ujë”, tha Veliaj.

Por nëse kthehemi pak në kohë, ishte kryebashkiaku i Tiranës, që i drejtonte apel qytetarëve që të konsumonin ujin e çezmave, pasi ujësjellësi kishte bërë investime dhe ai ishte brenda të gjithë parametrave.

Madje Veliaj në apelin e tij i drejtohej qytetarëve që mos kujtonin se uji i burimeve, pra ai që tregtohet për konsum ishte më i mirë se ai që ofrohej nga rrjeti i UKT.

Dhe u desh kjo situatë pandemie që kryebashkiaku, ndoshta edhe pa vetëdije, pranoi publikisht se vetë ai konsumon ujë të blerë, pra atë ujin e burimeve, dhe nuk konsumon ujin që ofrohet nga UKT.

Atëherë pyetja që lind është pse mashtron Erion Veliaj?

Kur deklaronte se uji i rrjetit të UKT konsumohet, kryebashkiaku fliste me shumë entuziazëm, madje me këtë argument pra që qytetarët e Tiranës do mund të pinë ujë nga çezmat, ai rriti edhe çmimin e ujit dhe sot faturat e Ujësjellësit janë rritur gati dy herë në krahasim me atë çfarë paguanin abonetët e UKT.

Ndoshta kjo epidemi, pavarësisht qindra problemeve që krijoi, veçanërisht në Shqipëri, jo shumë në aspektin shëndetësor, por në atë social dhe ekonomik, zbulon edhe mashtruesin dhe mashtrimet.

Dhe në rastin konkret zbulohet mashtrimi i Veliajt ndaj qytetarëve, por edhe mashtruesi që drejton sot Tiranën si kryebashkiak.

Sondazhi i KE: Tirana, një nga qytetet më të këqija për të jetuar
Kush po ndërton më shumë në Europë, sipas Eurostat? Në dy vendet e para janë…
Sot, Dita e Rinisë, por ku janë të rinjtë?! Shifra dramatike, 570 mijë më pak në dy dekada
Beteja e humbur me mjekët dhe bumerangu i ‘kontratës’ me studentët e mjekësisë
Përvoja amerikane dhe veprimet e pamoralshme të qeverisë shqiptare për pagat
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Si në film / Mes realitetit dhe fantazisë, ku mund t’i keni parë këto vende!?
Next Article Zija ÇELA – Albumi i kujtesës

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?